TIRANA- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë ku mësohet se një mjeti tip “Golf” ka humbut kontrollin dhe ka hipur mbi trotuar. Ngjarja ka ndodhur në pranë zonës së Rrugës së Elbasanit. Ndërkohë, nga ky aksident nuk raportohet për persona të lënduar edhe pse ka pasur kalimtarë.
Author: tirana
Organizata Botërore e Shëndetësisë e autorizuar nga Abbott Laboratories ka miratuar testin e parë diagnostikues të Lisë së majmunit, për përdorim emergjent. Bëhet e ditur se testi PCR në kohë reale mundëson zbulimin e ADN-së së virusit mpox nga lezionet e lëkurës njerëzore, ka njoftuar OBSH duke shtuar se ai ishte krijuar për t’u përdorur nga personeli i trajnuar i laboratorit klinik, shkruan Reuters. “Ky test i parë diagnostikues mpox i renditur nën procedurën e Listës së Përdorimit Emergjent përfaqëson një moment historik të rëndësishëm në zgjerimin e disponueshmërisë së testimit në vendet e prekura”, tha Yukiko Nakatani, ndihmës drejtori i…
Ushtria izraelite (IDF) thotë se ka goditur “objektet e ruajtjes së armëve” dhe “lokacionet e infrastrukturës terroriste” që i përkasin Hezbollahut. Sipas ushtrisë, janë marrë hapa të shumtë për të minimizuar viktimat nga radhët e civilëve, duke përfshirë “paralajmërimet për popullsinë në zonë”, shkruan Sky News. “Organizata terroriste Hezbollah vendos qëllimisht objektet e saj të prodhimit të armëve dhe armatimin nën ndërtesat e banimit në zemër të qytetit të Bejrutit, duke vënë në rrezik popullsinë civile në zonë. IDF po vazhdon të operojë për të degraduar dhe çmontuar aftësitë e Hezbollahut.”, thuhet në deklaratën e ushtrisë. Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste…
Dashi Kjo është një ditë ku vëmendja juaj do të tërhiqet nga financat dhe stabiliteti material. Karriera juaj ndodhet në një moment të fortë, duke rritur potencialin tuaj të fitimeve. Lidhja juaj në çift mund të jetë e ngarkuar emocionalisht. Përpiquni të jeni të qartë për të shmangur keqkuptimet. Demi Fokusi juaj po zhvendoset drejt karrierës. Fitimet financiare duken të qëndrueshme, megjithëse në jetën tuaj personale mund të shfaqen shpenzime të papritura. Marrëdhënia në çift kërkon më shumë vëmendje. Binjakët Përpiquni të përqëndroheni në shtëpinë, familjen dhe sigurinë emocionale. Ka një shans për të zbutur çdo keqkuptim të fundit në…
Ditën e sotme (e diel, 6 tetor) në territorin shqiptar do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra. Sipas MeteoAlb, më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat Lindore. Orët e pasdites sjellin dobësim të ndjeshëm të shirave në territor; duke përmriësuar ndjeshëm kushtet e motit. Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga…
Zëdhënësja e PD-së, Florjana Garo zbulon detaje nga protesta që Partia Demokratike pritet të mbajë më 7 tetor. Garo theksoi se në protestë nuk do të ketë dhunë, por do të përdoren metoda dhe forma demokratike të protestës. ”Rasti i zotit Berisha, i cili qëndron pa akuzë i mbyllur në shtëpinë e tij, përveç kësaj, edhe rasti i zotit Salianji, pra janë bërë një seri komponentësh që pas protestave që vijojnë në Partinë Demokratike. Besoj se 7 tetori do të jetë një kulm i kësaj gjendjeje. Sigurisht që ne nuk flasim për dhunë, por flasim për metoda demokratike të protestuarit.…
Egnatia mposhti 0-1 Skënderbeun. Rrogozhinasit kanë hedhur pas krahëve momentin e vështirë dhe rikthehen të marrin tre pikët në kampionat. Në Korçë ishte një ndeshje e luftuar dhe kjo konfirmohet nga dy kartonët e kuq të dhënë nga arbitri. Fillimisht Skënderbeu mbeti me 10 lojtarë në fundin e pjesës së parë, pasi u ndëshkua Lucho Vasquez, si lojtari i fundit në aksionin e Vuthajt. Egnatia përfitoi nga epërsia numerike dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 64-t, me Vuthajn. Në minutën e 75-të, ishte radha e rrogozhinasve për të mbetur me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua me të kuq…
Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku i pyetur se me çfarë motiv i kërkojnë qytetarëve që t’i bashkohen opozitës në protesta si ajo e 7 tetorit, tha se ai vijon të ndajë bindjen se Kodi i Ri zgjedhor ishte dorëzim i Partisë Demokratike përballë Ramës. ”Unë vazhdoj të them që marrëveshja, vota që bashkoi një pjesë e opozitës, sepse u nda disi me thikë sepse brenda opozitës ata që votuan kundra Kodit janë gati-gati më shumë se ata që votuan pro Kodit. Ka qenë një gabim jashtëzakonisht i rëndë strategjik. Ua kam thënë edhe kolegëve të mi”,-tha në A2cnn. Në vijim…
Sali Berisha nga fjala në ballkon, ku foli për protestën e 7 tetorit, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se diktuan procesin gjyqësor për Ervin Salianjin, duke e burgosur sepse sulmoi në zemër dy vëllazëritë më të rrezikshme të drogës. Lideri i opozitës pretendoi më tej në fjalën e tij se një fat i ngjashëm me Salianjin e pret edhe kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. ”Qytetarë dhe qytetare, dua t’u informoj sonte se vëllazëria Rama dhe vëllazëria Xhafaj e festuan me shampanjë burgosjen e Ervin Salianjit. Por jo vetëm kaq, ua them ju…
Pas kaosit të një dite më parë, përmirësohet situata gjatë pasdites në Vlorë, ku uji largohet nga rrugët e qytetit të Vlorës duke sjellë përmirësim të situatës. Zona e Skelës, lagja Pavarësia, 28 Nëntori, Kushtrimi si dhe lagjja Albano dhe Romina kishin prezencë uji gjatë paradites duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, por prej pasdites këto rrugë janë bërë sërish të kalueshme nga automjetet dhe qytetarët. Dëmet janë të shumta në rrugën Hasan Kushta në bizneset që operojnë në këtë zonë. Ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu i cili drejtoi shtabin e emergjencave tha se familjet e dëmtuara do dëmshpërblehen…
Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku ka gjetur rrugën e rrjetës në Rusi, si pjesë e skuadrës së Rubin Kazan. Ai shënoi në fitoren 2-0 që skuadra e tij mori ndaj Akhmat Grozny. Daku e nisi ndeshjen si titullar dhe ia shpërbleu besimin trajnerit me një gol në minutën e 90-të, për të vulosur fitoren e skuadrës së tij. 26-vjeçari rikthehet te goli në Rusi, i cili mungonte nga 23 gushti. Daku feston këtë rikthim në Kombëtare, në mënyrën më të mirë të mundshme, me një gol të shënuar.
Nuk prodhon fitues derbi mes Dritës dhe Gjilanit në Kosovë. Sfida për javën e tetë në Superligë, u mbyll barazim. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, me skuadrat që në fund ndanë nga një pikë. Drita mban vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa Gjilani renditet në vendin e shtatë me 9 pikë. Kurse Prishtina triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Feronikelit. Ky triumf ngjit kryeqytetasit në vendin e tretë me 13 pikë, ndërsa Feronikeli mbetet i fundit me vetëm 1 pikë.