Hidhet nga kati i 5-të një shtetas në Korçë. Sipas informacioneve të para mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të pazarit të qytetit në vendin i quajtur pallati i kinezëve. Policia sqaron se ky shtetas ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa ende nk është identifikuar nga policia dhe as nk dihen shkaqet dhe rrethanat. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rastin.
Author: tirana
SHBA mbetet e palëkundur në anën e Izraelit. Presidenti i SHBA, Joe Biden e konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e SHBA për Izraelin të mërkurën, kur shkroi në platformën e mediave sociale X: “Kam riafirmuar angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit” në një takim me krerët e shteteve të G7. SHBA mbetet e palëkundur në anën e Izraelit. Ajo madje mund të mbështesë aleatin e saj në një luftë kundër Iranit. Shkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme Konfirmimi i mbështetjes amerikane nga Biden vjen në një kohë kur Lindja e Mesme është në shkallëzim të vazhdueshëm, që filloi kur grupi…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në pamje nga Kampionati Europian i Parashutizmit të Lirë në Gjirokastër. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se pjesëmarrës kanë qenë finalistët nga 25 vende, për të garuar për 8 ditë. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Kampionati Europian i Parashutizmit të Lirë në Gjirokastrën e Rilindur, ku kanë zbarkuar për të garuar 8 ditë me radhë finalistët nga 25 vende, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan ai
Sot nis viti i ri akademik për mijëra studentë, ku më shumë se 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në në auditorët e universitetit. Ka qenë ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ajo e cila ka bërë publike shifrat, shoqëruar me një urim për studentët. “Suksese mbi 20 mijë studentëve të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim drejt dijes dhe formimit të së ardhmes së tyre, si dhe trupës së pedagogëve në këtë vit të ri akademik”, shkruan ajo në Facebook.
Ditën e sotme në orën 18:00 opozita ka thirrur protestë kombëtare, si reagim pas dënimit të ish-deputetit Ervin Salianji me 1 vit burg. Dita e sotme ëshgtë cilësuar nga kreu i PD, Sali Berisha, si fillimi i mosbindjes civile pa kthim, deri në krijimin e një qeverie teknike. 1000 forca policore priten të angazhohen për të garantuar rendin e sigurinë gjatë protestës së opozitës dhe pjesë e tyre do të jenë dhe forcat shqiponja e FNSH. Mësohet se protesta nuk do të ketë fjalime politike, teksa kryedemokrati Berisha në një videomesazh ditën e djeshme e cilësoi protestën si fillimin e…
Ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta me origjinë jugore. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare kryesisht nga orët e paradites deri në mesditë. Më pas mot i kthjellë e vranësira të pakta kalimtare Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugor dhe zonat luginore era me shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
DASHI Në dashuri, dita do të jetë plot qetësi, me shanse të mira për të forcuar lidhjen me partnerin. Në punë gjërat po shkojnë mirë, edhe nëse ka sfida të vogla për të përballuar. Ruani entuziazmin tuaj të zakonshëm dhe do të arrini t’i kapërceni me sukses. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 7 tetor 2024), ka një tension në dashuri, ndoshta i lidhur me keqkuptime. Më mirë do të ishte të sqaroheshit me partnerin tuaj menjëherë për të parandaluar që keqkuptimet të kthehen në probleme më të mëdha. Në punë, mos lejoni që vështirësitë e vogla t’ju…
Një aksident është regjistruar mesditën e së dielës në aksin Levan-Tepelenë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka dalë nga rruga. Shkak është bërë humbja e kontrollit të autoomjetit nga drejtuesi. Të lënduar lehtë kanë mbetur drejtuesi dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjet. Ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit. Policia po heton për shkakun e rrethanave të aksidentit.
GJERMANIA- Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e përshkroi masakrën e Hamasit një vit më parë më 7 tetor si një pikë kthese në historinë e hebrenjve dhe atë gjermane. 7 tetori 2023 mbetet një pikë kthese për hebrenjtë, pas së cilës ka vetëm një “para” dhe “pas”, shkroi politikanja e Gjelbër në një artikull të ftuar për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”. “7 Tetori është gjithashtu një pikë kthese edhe për ne në Gjermani”, ka shkruar Baerbock, duke theksuar, se i vjen turp që prej atëherë hebrenjtë janë ndjerë më pak të sigurt në Gjermani dhe se sulmet antisemite janë shtuar – dhe raketat iraniane kundër shtetit…
Futbolli shqiptar në zi. Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 71 vjeçare ish-futbollisti i shquar i kombëtares tonë dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, Sefedin Braho.Ish-sulmuesi i Kombëtares u nda nga jeta pas disa komplikacioneve shëndetësore të shfaqura në ditët e fundit. Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegancës dhe triblimit të tij. Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me Kombëtaren kuqezi ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol. LAMTUMIRË SEFEDIN…
BOSNJE-HERCEGOVINA- Ekipet e shpëtimit nga shtetet fqinje të Bosnjë e Hercegovinës dhe nga Bashkimi Evropian të dielën u janë bashkuar përpjekjeve për të gjetur njerëzit e zhdukur nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut dhe për pastruat rrënojat. Bosnja ka kërkuar ndihmë nga BE-ja pasi reshjet e mëdha të shiut të enjten dhe të premten shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje të dheut, që kanë lënë të vdekur të paktën 18 persona. Fatkeqësia natyrore po ashtu ka shkatërruar rrugë dhe ura dhe ka lënë të plagosur dhjetëra persona. Zyrtarët thanë se të paktën 10 persona ende konsiderohen të zhdukur, shumica nga fshati Donja…
Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave në kuadër të protestës së opozitës që do të mbahet të hënën e 7 tetorit. Përmes një njoftimi, policia sqaron se në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët:”Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore: Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te…