Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rusia sulmon me dronë Kievin dhe qytete të tjera ukrainase

11:36 / October 6, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5f2261d826af3c046e7c2b07f8e054f0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

UKRAINA- Forcat ruse kanë lëshuar 87 dronë dhe katër raketa ndaj Ukrainës gjatë natës, duke shënjestruar kryeqytetin Kiev, dhe qytete të tjera thanë autoritetet ukrainase më 6 tetor. Njësitë ukrainase të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 56 dronë dhe dy raketa, bënë të ditur Forcat Ajrore të Ukrainës përmes një postimi në Telegram.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, shkroi në Telegram se “dronët rusë u lëshuan në Kiev përmes disa valëve dhe nga drejtime të ndryshme”. Sulmet në Kiev, sipas autoriteteve, zgjatën për më shumë se pesë orë gjatë natës.

Sulmet ajrore ruse po ashtu goditën portin e Odesës në Detin e Zi, duke shkaktuar disa shpërthime në Odesë, thanë autoritetet lokale. Nuk ka raportime për viktima nga sulmet e kryera gjatë natës nga Moska, e cila ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ndërkaq, guvernatori i Hersonit, Oleksandr Prokudin, tha më herët gjatë 6 tetorit se një civil u vra dhe 15 të tjerë u plagosën në këtë rajon jugor ukrainas gjatë sulmeve ruse të kryera në 24 orët paraprake./ REL

rusi ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.