Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vdekja e 25-vjeçarit brenda në autobot, flet zjarrfikësi: Kishte rrjedhje nafte, s’e nxorëm dot

21:12 / October 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Petro Piti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Petro Piti, një 25-vjeçar nga Ura Vajgurore në Berat, ka ndërruar jetë tragjikisht mbrëmjen e djeshme teksa udhëtonte në aksin Lushnjë-Berat. Autoboti me karburant që i përkiste biznesit të familjes së tij ka frenuar për disa metra aq sa është çarë dhe asfalti, por për shkak të ngarkesës që e shtynte përpara mjeti nuk ka mundur të ndalet.

Edhe 25-vjeçari e ka parë shumë vonë mjetin bujqësor që kishte ndaluar buzë rrugës, pa asnjë dritë të ndezur, dhe nuk ka pasur mundësi tjetër reagimi. Duke menduar të mos përplaste shoferin e traktorit, Petro Piti e ka drejtuar autobotin në kanal. Fatkeqësisht, përplasja ka qenë e fortë dhe për shkak të pjerrësisë së rrugës nga kanali pranë saj, autoboti me karburant është përmbysur dhe i riu ka qëndruar për rreth një orë i bllokuar. Banorët e zonës, kalimtarët e rastit dhe forcat zjarrfikëse kanë bërë të pamundurën për ta nxjerrë. I riu është dërguar me urgjencë në spital, por minuta më vonë Policia ka bërë me dije se ai kishte ndërruar jetë.

Xhezmi Metushi, shefi i zjarrfikëses së Lushnjës tha në emisionin People në Euronews Albania se operacioni i nxjerrjes së 25-vjeçarit nga autoboti i përmbysur ishte i vështirë dhe i rrezikshëm për shkak të rrjedhjes së naftës. “Shkuam me shpejtësi në vendngjarje, e drejtova vetë operacionin. Duke parë situatën, pasi siguruam zonën dhe punonjësit tanë mos ndodhte ndonjë gjë më e keqe se kishte rrjedhje karburanti të shumtë, ishte me rrezik të shtuar, kishte rrjedhje nafte ku ishte batuar boti. Menjëherë jam lidhur me drejtorin e përgjithshëm që lajmëroi zjarrfikësit fqinj dhe menjëherë ka ardhur një zjarrfikëse me 7 efektivë nga Berati.

Jam lidhur me kryetaren e bashkisë që më ka sjellë fadroma dhe mjete të rënda. Situata na e vështirësi punën, mjeti i batuar ishte në tokë bujqësore, ishte në arë, rreth 15 metra nga rruga. Pastaj na kanë ardhur edhe mjete të rënda që bënë të mundur ngritjen e mjetit se ishte e pamundur të veprohej në ato kushte. Kur kemi shkuar ne nuk ka pasur shenja jete, dhe ishte e pamundur të ngrihej mjeti për pozicionin që ishte. Më tej u ndërhy me një mjet vinç të tonazhit shumë të rëndë që ngriti mjetin në lartësi. U munduan ta lëviznim dhe ishte e pamundur që ta nxirrnim të aksidentuarin, ishte e pamundur se pozicioni ishte i tillë”, tha zjarrfikësi.

Petro Piti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.