Author: tirana

Dea Mishel ka komunikuar me fansat përmes opsionit ”pyetje-përgjigje” në Instagram. Njëra nga pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte me jetën private, konkretisht nëse ka pasur ndonjë lidhje që ia ka vlejtur. “A ke pasur ndonjë lidhje për të cilën ia vlente të luftoje?”, ka qenë pyetja. Ajo i është përgjigjur “Largqoftë, po më patë ndonjëherë duke luftuar për një burrë më shtroni në psikiatri, sepse nuk do të jem unë kurrë kjo”.

Read More

Drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge është i bindur se Evropa mund të kontrollojë linë e majmunëve, por bën thirrje për mbështetje dhe solidaritet më të qëndrueshëm për Afrikën. OBSH ka shpallur një emergjencë të shëndetit publik pasi një lloj i ri i virusit, “clade 1”, u përhap në Afrikë, duke regjistruar më shumë se 17 mijë raste, një prej të cilëve u zbulua në Evropë, në Suedi. Kluge tha se ekziston një nivel i ulët rreziku për popullatën e përgjithshme dhe se lija e majmunëve nuk është një virus i ri korona. Kluge theksoi…

Read More

Efektivi Erjon Goxhara shkoi vetë në Polici, pasi plagosi dy ditë më parë 45-vjeçarin Lorenc Kosta. Ai ka deklaruar se kur ka kryer krimin ka qenë në kushte të rënduara psikologjike. “Isha i tronditur”, mësohet të ketë thënë Goxhara në rajon. Efektivi i policisë e qëlloi në mes të rrugës 45-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë në pjesët e këmbëve dhe ato intime. Më pas nxori telefonin dhe e filmoi. Goxhara dyshonte se Kosta kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij, me të cilën kanë dy fëmijë. “Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as…

Read More

Jetë që priten në mes nga plumba që vërshojnë pa parë e pa mëshirë. Ditët e fundit vendi është tronditur nga vrasjet. Ersild Ishmi dhe kunati i tij Arsid Hoxha mbetën të vrarë natën e 19 gushtit në Velipojë. Breshëria e plumbave që kishte ata si objektiv, lanë të plagosur edhe kamerierin e hotelit ku ndodhi ngjarja. 26-vjeçari Zyber Zagrad është vetëm i pafajshmi i radhës që bie pre e plumbave të krimit. Gledio Muka në Memaliaj mbeti i vrarë gjatë punës së tij si kamerier njëjtë si 20-vjeçari Myzerim Zeneli, i cili u vra në ditën e parë të…

Read More

Zonat e mbrojtura në të gjithë vendin janë kthyer në destinacione turistike mjaft të vizituara për shkak të bukurive natyrore dhe relievit të larmishëm. Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat, ku tregon se janë 2.5 milionë vizitorë për 7 muaj në Zonat e Mbrojtura, dhe se vendin e parë e mban qarku i Shkodrës ”2.5 milionë vizitorë, ose 28 % më shumë se viti i kaluar në Zonat e Mbrojtura gjatë janar-korrik 2024. Këto shifra janë tregues i interesit për ekoturizmin, sportet e natyrës dhe kuriozitetin për të të njohur biodiversitetin tonë, ndërsa ka një interes të rritur për të…

Read More

Nga Mevlan Shanaj Detyra e aktorit është krijimi sa më dinjitoz i karakterit. Aktori edukohet, mësohet, stërvitet, ushtrohet, drejtohet, kontrollohet, tjetërsohet. Detyra bazë e aktorit është tjetërsimi! Çdo gjë arrihet me punë krijuese analitike ballafaquese dhe përherë kërkuese. Nuk ka aktor të mirë, që të shtiret. Aktori i mirë përcjell besueshmërinë e shndërrimit të tij, duke dhënë mishërimin e asaj që ju e besoni më së shumti. Ju më shumë besoni dikë që është i ndershëm me ju, sesa një gënjeshtar. Mashtrimi në art është shumë i sofistikuar, sa njerëzit në përgjithësi nuk arrijnë ta kapin. Krijimi dhe “mashtrimi artistik”…

Read More

Cristiano Ronaldo ka vendosur ta zgjerojë talentin e tij edhe në botën e videove online, duke hapur kanalin e tij zyrtar në YouTube. “Pritja mori fund! Kanali im në YouTube është më në fund këtu! Abonohuni dhe bashkohuni me mua në këtë rrugëtim të ri”, tha superylli global i futbollit, i cili së fundmi arriti një tjetër sukses, në postimin e tij të parë në kanalin e ri. Brenda vetëm një ore nga hapja e kanalit, ai arriti mbi një milion abonentë, një dëshmi e qasjes dhe ndikimit të pakrahasueshëm të legjendës së futbollit në mbarë botën. Postimet e para…

Read More

E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn dhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato kanë zhvilluar këtë të mërkurë një takim. Ata kanë ikonfirmuar angazhimin e përbashkët për rritjen ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në BE. ”E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn dhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato u takuan sot për të rikonfirmuar angazhimin e përbashkët për rritjen ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në BE. Përpjekjet tona të koordinuara janë thelbësore për sukses”,-thuhet në njoftimin e ambasadës.

Read More

Policia e Shtetit bën me dije se ka ekstraduar nga Abu Dhabi për në Rinas një person, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. “Sot më datën 21.08.2024, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, nga strukturat e specializuara dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale është realizuar operacioni policor për sjelljen nga Abu Dhabi në Shqipëri e shtetasit në kërkim ndërkombëtar: Arjan Malko, alias Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla. Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Hetimeve të Torinos, Itali ka lëshuar për këtë shtetas masën e sigurisë personale…

Read More

Të shtënat me armë në drejtim të policisë gjatë një aksioni antikanabis në Malësinë e Madhe, kanë sjellë një reagim të ashpër të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha për ata që guxojnë të qëllojnë mbi uniformat blu. Teksa e quan situatën e ditëve të fundit me shumë vrasje si një ”këmbanë alarmi”, ministri thotë se duhet ta parandalojmë shpejt këtë rend të pasigurisë në vend. ”Do të jem krah çdo punonjësi të ndershëm për të dekurajuar krimin dhe forcuar sundimin e ligjit në territor. Qytetarët dhe Shqipëria turistike duan një Polici efikase në çdo moment, për të garantuar jetën dhe…

Read More

Efektivi Erjon Goxhara ka shkuar vetë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, i cili plagosi Lorenc Kostën dy ditë me parë, pasi dyshonte se bashkëshortja e tij e tradhtonte me këtë të fundit. ”Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”, sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm…

Read More

Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari po shijon momente romantike dhe të bukura me partnerin e saj të ri. Ajo po shijon romancën e re dhe herë pas here publikon edhe foto në rrjetet sociale teksa shijon pushimet. Së fundmi, partneri i saj Tan Kazazi ka publikuar një foto krah Rudinës dhe nënës së tij, ku shkruan “Me gocat”. Rudina ka ndarë pamje nga pushimet me Tan Kazazin, i cili është producent dhe regjisor filmash. Ajo e bëri zyrtare lidhjen në një postim pak kohë më parë, me një foto të ulur në prehrin e tij, ku kishte shkuar “e bekuar”.

Read More