Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp, ka rrëfyer një bisedë me një fshatar nga Kruja, i cili i kishte treguar se nuk i bënin dot letrat për të marrë ndihmë nga shteti. “Takova një xhaxha Ibrahimin në Malësinë e Krujës. Ndalova se më pëlqyen ato delet. E pyeta ‘sa krekë ke?’, kishte nja 85. ‘Sa merr nga shteti?’, e pyeta. ‘Unë nuk marr dot se nuk kap 100, por edhe ta kesh, ata t’i bëjnë letrat dhe nuk marrin dot’, tha”, tregoi ai. “Ai xhaxhai të jetë i sigurt që do të marrë të paktën…
Author: tirana
Ish-Presidenti amerikan Barack Obama iu drejtua demokratëve në Kuvendin Kombëtar të martën, duke thënë se nënpresidentja Kamala Harris është zgjidhja e duhur për të sfiduar ish-Presidentin Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, ish-Presidenti dhe bashkëshortja e tij Michelle ishin folësit kryesorë të natës së dytë të Kuvendit në Çikago. Një pritje entuziaste në Kuvendin Kombëtar Demokrat për ish-Presidentin Barack Obama. “Amerika është gati për një kapitull të ri. Amerika është gati për një histori më frymëzuese. Ne jemi gati për një Presidente Kamala Harris”, tha zoti Obama. Ai vuri në pah…
Kompania Kurum ka reaguar pas lajmit të konfirmuar nga Ministria e Mjedisit për “Report Tv” se rreth 800 ton mbetje që janë nisur nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës janë të kësaj kompanie. Kurum thotë se në asnjë rast nuk ka transportuar mbetje të rrezikshme dhe se as kjo ngarkesë nuk është nisur nga kompania Kurum. ”Respekton të gjitha rregullat dhe ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë dhe Konventën e Bazelit, për trajtimin e mbetjeve industriale të rrezikshme dhe të parrezikshme që gjenerohen gjatë procesit të prodhimit”.
Sportistja me origjinë shqiptare Eva Buzo, me profesion avokate këtë të mërkurë është pritur nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ku i është dorëzuar certifikata ”Mirënjohje e Qytetit të Vlorës”. Në ambientet e bashkisë ka qenë dhe presidenti i shoqatës së notit Agim Çiraku, ku i është dorëzuar dhe kupa nga shoqata Shqiptare e Notit ”Mirënjohje për Eva Buzon”. Dredha ka falenderuar Eva Buzon për atë që ajo ka arritur duke vendosur një rekord absolut duke lidhur dy brigjet Itali-Shqipëri me not. ”Po ashtu jemi shumë krenar dhe ne që kemi qenë pjesë e këtij udhëtimi duke dhënë…
Georgina Rodriguez, partnerja e superyllit të futbollit, Cristiano Ronaldo ka qenë relativisht e qetë, por gjithçka është gati për të ndryshuar. Georgina Rodriguez është kthyer dhe ka bërë që të gjithë sytë të jenë tek ajo. Pasi bëri bujë me dy sezonet e para të serialit të saj të suksesshëm në Netflix “I Am Georgina”, ajo po përgatitet për sezonin e tretë të shumëpritur. Rrjetet sociale tashmë janë ndezur falë një vështrimi mbresëlënës që ajo sapo e hodhi. E njohur për stilin e jetës së saj magjepsëse, ajo ngacmoi miliona ndjekësit e saj në Instagram me një klip të shkurtër,…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike. Për të në kulmin e këtij skandali, Rama rikthen fshehurazi projektligjin për importin e plehrave. ”Dy çështje madhore, njëra është alarmante dhe skandaloze, duke shqetësuar edhe organizatat ndërkombëtare të mjedisit dhe të shëndetit. Jemi këtu për të dënuar rikthimin fshehurazi nga qeveria Rama të projektligjit për importin e plehrave, pikërisht në kulmin e shpërthimit të skandalit të përfshirjes së Edi Ramës në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike. Plehrat janë kthyer në një minierë të thellë korrupsioni dhe zhvatjen çdo…
Nga Dom Gjergj Meta Depresioni shoqëror që po shpërfaqet në vrasjet dhe vetëvrasjet e kësaj fundvere në vendin tonë të vogël, sipas mendimit tim, i ka rrënjët në bjerrjen e shpresës se jeta mund të jetohet e gjitha, qoftë si përpjekje për t’i dhënë asaj një kuptim, qoftë si një jetë në shërbim të jetës së të tjerëve. Madje kuptimi më i thellë i jetës, është atëherë kur ajo i shërben jetës së të tjerëve dhe jo atëherë kur ajo kthehet në një litar rreth qafës apo në një karikator automatiku, që zbrazet mbi trupin e dikujt tjetër. Religjioni mund…
Deputeti i PD-së Ervin Salianji, ka reaguar pas lajmit të raportuar se një person në Malësinë e Madhe ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve të policisë. Ai shprehet se plumbat ndaj policisë janë të papranueshme dhe kushdo ngre dorën ndaj policisë, godet autoritetin e shtetit dhe duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër. “Ndërkohë duhet thënë se ngjarje të tilla të harruara prej vitesh vijnë për shkak të drejtuesve partiakë të policisë së shtetit dhe përdorimit të segmenteve të policisë që ndihmojnë dhe lehtësojnë krimin, e kriminelët që mbledhin e pjellon vota për pushtetin! Këta drejtues ja kanë ulur…
Ferdinand Samarxhi ka shpjeguar se çfarë po ndodh pas nisjes së pelegrinazhit të besimtarëve bektashinj për në malin e Tomorrit. Ai tregoi se në malin e Tomorit kanë ardhur pelegrinë nga ekudo, teksa theksoi se ata kremtojnë festën e baba Tomorrit. “Pelegrinët po kremtojnë festën e baba Tomorrit. Tomorri është tempulli më i lashtë në botë”, u shpreh ai. Gjatë bisedës Samarxhi tha se kryegjyshata këtë vit ka marrë të gjitha masat që besimtarët të kenë mundësi të arrijnë në mal pa probleme. “Heronjtë mitikë janë të jetësuar gjithmonë dhe duke qenë se shenjtërojnë ata e shenjtëruan këtë vend dhe…
Në tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, po punohet për betonimin e 400 metrave të fundit. Puna nuk është ndalur për asnjë moment, ndërkohë që gjeologjia dhe burimet e shumta ujore në zonë kanë ndikuar në ritmin e punimeve. Puna po vijon në të dyja drejtimet duke synuar që në fund të këtij viti tuneli të hapet për qarkullimin e automjeteve, duke përmbyllur kështu një prej veprave më të rëndësishme të Rrugës së Arbrit. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, si dhe përfaqësues të firmës…
Një zonë banimi, me kushte e standarde bashkëkohore, do u japë mundësinë 300 familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Kombinat, të nisin një jetë të re në apartamente me kushte shumë herë më të mira. Duke inspektuar punimet që janë drejt përfundimit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se do të ndiqet e njëjta metodë në hedhjen e shortit, si në rastin e banesave në zonën e “5 Majit”. Ai siguroi se pavarësisht betejave penguese nëpër gjyqe nga partitë politike dhe problematikat e hasura me bllokimin e punimeve, Bashkia e Tiranës nuk e ka ndaluar…
Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, teksa është përpjekur që të fshihte gjysëm kilogramë heroinë që kishte me vete dhe tentoi të largohej. Për t’i shpëtuar kapjes, agresorit 34-vjeçar i është dashur të sulmojë edhe një efektiv policie në aksion. Megjithatë 34-vjeçari rezident u arrestua dhe u dërgua në burgun e Livornos. Aksioni u krye rreth orës 20:00 të mbrëmjes së martë (20 Gusht), kur një makinë policie ndaloi një skuter në “Via Pini”, për një kontroll normal. Megjithatë, në vend që të ndalonte, shoferi nxitoi për t’u arratisur, por kur pa se rruga ishte e bllokuar, filloi të vraponte…