Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqiptaro-australiania merr certifikatën ”Mirënjohje e Qytetit të Vlorës”. Eva Buzo mesazh për gratë: Rrisni besimin dhe pranoni sfidat

15:15 / August 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Buzo 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sportistja me origjinë shqiptare Eva Buzo, me profesion avokate këtë të mërkurë është pritur nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ku i është dorëzuar certifikata ”Mirënjohje e Qytetit të Vlorës”. Në ambientet e bashkisë ka qenë dhe presidenti i shoqatës së notit Agim Çiraku, ku i është dorëzuar dhe kupa nga shoqata Shqiptare e Notit ”Mirënjohje për Eva Buzon”. Dredha ka falenderuar Eva Buzon për atë që ajo ka arritur duke vendosur një rekord absolut duke lidhur dy brigjet Itali-Shqipëri me not.

”Po ashtu jemi shumë krenar dhe ne që kemi qenë pjesë e këtij udhëtimi duke dhënë asistencën tonë, por dhe duke promovuar vlerat që ka qyteti i Vlorës”. Ai ka falenderuar dhe shoqëruesit e Evës përgjatë gjithë udhëtimit, që nga Baçi dhe Viktori, peshkatarët që i kanë qëndruar pranë. Po ashtu shkëmbi ku Eva preku në Karaburun do të pagëzohet ”Shkëmbi Eva”.

Mes emocioneve, Eva është shprehur se i shpreh mirënjohje Bashkisë së Vlorës. ”Sot dua të flas me zërin e gjithë vajzave që merren me sport. Kam kujtime të fëmijërisë kur gjyshi im vinte në çdo aktivitet sportiv, ku unë merrja pjesë dhe plot krenari i tregoja medaljet që merrja që fëmijë. Pikërisht këto medalje më rritën kofidencën, jo vetëm në fushën e sportit, por dhe atë profesionale. Arritjet e mia sot janë rezultat i punës së madhe që kam bërë që në moshë të herët me veten. Sot jam një femër e fortë, që pëlqej sfidat dhe u them të gjithë femrave ”forconi konfidencën, rrisni besimin dhe pranoni sfidat””, u shpreh Buzo.

Eva Buzo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton automjetet

08:32 / July 22, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.