Një shqiptar i shpallur në kërkim nga SPAK për veprat penale të “Mashtrimit”, “Forma të veçanta të bashkëpunimit”, Grupi i strukturuar kriminal” dhe “ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, është arrestuar në Dubai. I arrestuari është Erlind Cekaj, ndaj të cilit GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”. Ky shtetas në bashkëpunim me subjekte të tjera që punonin për një kompani të quajtur IT PumaTS/SM Company, të lidhur me kompaninë Milton Group, kanë qenë pjesë e një rrjeti të krimit të organizuar që shfrytëzonin platformat mashtruese, dhe vepronin në mbarë botën…
Author: tirana
Një autobus që transportonte pelegrinët pakistanezë është përmbysur në Iran, ndërsa 28 pasagjerë raportohet se kanë humbur jetën. Përplasja ndodhi të martën në mbrëmje në provincën qendrore iraniane Yazd dhe ishte për shkak të një sistemi frenimi me defekt, raportoi Reuters, duke cituar një hetim paraprak të policisë. 23 pasagjerë të tjerë u plagosën, shtatë prej tyre në gjendje kritike, tha drejtori i menaxhimit të krizave të provincës për televizionin shtetëror iranian. Pelegrinët po udhëtonin nga provinca Sindh në Pakistan për në qytetin e shenjtë të Irakut, Qerbela, për të përkujtuar një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin shiit.…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal Nr. 71, të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284, 28/4, 333/a dhe 334/1 i Kodit Penal, me të pandehur shtetasit Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani, Vajdije Allamani, Pjetër…
Babë e bir kanë rënë në pranga pasi dyshon si autorë të vrasjes së një 72-vjeçari, i cili u gjet i vdekur në anë të një përroi në Memaliaj. Njëri është vënë në pranga si bashkëpunëtor në krim dhe tjetri për përkrahje të autorit të krimit, sipas burimeve të gazetares Dorjana Bezat. Vrasja dyshohet se është kryer për një konflikt me një nga çobanët e zonës, me të cilët dy muaj më parë ai ka pasur përplasje lidhur me një kullotë për bagëtitë. Viktima ishte kryeplak i fshatit pranë bashkisë Memaliaj që merrej me ankesat e bashkëfshatarëve duke i adresuar…
Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 00:50, në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor, L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Metropoli britanik i Londrës mund të kërcënohet nga një cunami. Arsyeja janë tonelata eksplozivi të fortë në fund të Themes. Anija e mallrave amerikane SS Richard Montgomery u mbyt në grykëderdhjen e Themes pranë Sheerness (County Kent) në gusht 1944. Ajo transportonte 1400 ton eksploziv nga Lufta e Dytë Botërore. Ekspertët kanë frikë se anija një ditë mund të shpërthejë dhe të shkaktojë një cunami që do të rrotullohej drejt kryeqytetit britanik. Një studim i ri ka treguar se byku i rrënuar i anijes mund të shembet. Prandaj, eksplozivët duhet të hiqen urgjentisht përpara se të ndodhë një fatkeqësi. Profesori…
Një avion C210, me tre persona në bord, u rrëzua sot në rajonin Enkotakota të Malavisë, duke lënë dy persona të vdekur. Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministri i Informacionit të Malavisë, Moses Kumkuyu, avioni privat u rrëzua menjëherë pas ngritjes dhe përfundoi në ujërat e liqenit Malawi (i njohur edhe si Nyasa). Ai sqaroi se tre pasagjerët, piloti dhe dy udhëtarët, ishin shtetas të shteteve të tjera. Një pasagjere holandeze u shpëtua nga peshkatarët që nxituan në vendin e përplasjes. Gruaja është transportuar në spital, pa rrezikuar jetën, sipas ministrit. Ndërkohë kërkimet për dy personat e zhdukur po…
Bashkëpunimi midis Interpol Tirana dhe Interpol Athina mundëson arrestimin dhe ekstradimin e një të kërkuari nga Greqia në Shqipëri. Më datë 20.08.2024, pas një bashkëpunimi intensiv dhe shkëmbimi informacioni mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina u realizua arrestimi dhe ekstradimi nga Greqia i shtetasit Kujtim Demiri. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 06.01.2018, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 01.02.2010, e ka dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Trafikikimi të miturve”, parashikuar nga neni 128/b/2 , i Kodit Penal. Sipas vendimit, shtetasi Kujtim Demiri…
Vendi ynë ditën e sotme pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashkohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në mesditë dhe pasdite. Përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzmi në dete i forcës 1-3 ballë. Temperaturat parshikohen: në zonat malore 12 deri 30°C në zonat e ulëta 16 deri…
Dashi Do të bini në konflikt me dikë që është shumë i rrënjosur në mënyrat e tij ose të saj. Mbani në mend se jo gjithçka është aq e thjeshtë dhe racionale sa mund të sugjerojë ky person. Ka faktorë të papritur që duhet të merrni parasysh të dy. Demi Ka të ngjarë të jeni mjaft të zhgënjyer me ngjarjet që kanë të bëjnë me punën. Asgjë që po bëni nuk duket se e rregullon situatën, duke ju bërë edhe më të mërzitur me njerëzit dhe rrethanat që ju rrethojnë. Relaksohuni dhe mos u shqetësoni. Situata do të përmirësohet. Binjaket…
Banorët e Thumanës kanë dalë sërish në protestë, edhe pse në zonë po bie shi. Banorët kanë bllokuar autostradën Thumanë-Kashar. Të shumtë janë edhe forcat policore, që ndodhen në vendin ku po protestojnë banorët, të cilat të pajisur edhe me skafandra përpiqen të zhvendosin protestuesit nga autostrada.
SPAK-u ka kërkuar KQZ-së, dokumentacionin e plotë të tenderit për pajisjet elektronike të votimit dhe numërimit. ”Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevojë të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës së prokurimit me nr.”REF-83073-12-23-2020 me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021*, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave”, shkruhet në kërkesën e SPAK.