Dy persona u vranë me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur, mbrëmjen e së hënës në Shëngjin. Ndaj Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës është qëlluar disa herë me armë zjarri ndërsa plumbat kanë prekur edhe Zyber Zagradin. Autorët e dyshuar janë Eduard dhe Gëzim Frroku pronar të një hoteli aty pranë dhe ngjarja e rëndë ka zanafillën tek një konflikt banal në fund të muajit qershor. “Shkak është debati mes dy viktimave dhe pronarëve të hotel “Holiday”, Eduart dhe Gëzim Frroku. Shkak ka qenë një debat i ndodhur në datën 28 qershor mes kamarierit dhe kuzhinierit në ambientet…
Author: tirana
Vendi është tronditur në 24 orët e fundit me disa vrasje. Kreu i Lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj thotë se shoqëria është në depresion të madh dhe gjithë këto ngjarje janë si pasojë e dobësimit të institucioneve, shkeljes së ligjit e korrupsionit. Për rët detyra e shoqërisë për të ndryshuar situatën është të mbjellin një farë tjetër. ”Shoqëria jonë është në depresion të madh. Ajo që kemi mbjellë në kaq e kaq vite po korret. Shkelja e ligjit, dobësimi i institucioneve, futjes e gangsterëve në institucioneve. Janë fara që janë rritur dhe po prodhojnë masivisht produktin e tyre. Ajo që…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të martë në kryesinë e Kuvendit ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dancho Markovski. Ambasadori Markovski e uroi Spiropalin për zgjedhjen në krye të Kuvendit dhe shprehu vullnetin e Ambasadës për të kontribuar në bashkëpunimin e Parlamentit dhe institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë. Spiropali nënvizoi se Shqipëria e konsideron bashkëpunimin me RMV një prioritet të politikës së jashtme e rajonale dhe shprehu gatishmërinë e Kuvendit dhe institucioneve të Shqipërisë për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh. “Kuvendi i Shqipërisë do të intensifikojë bashkëpunimin e shkëlqyer me Kuvendin e RMV dhe bashkëpunimin parlamentar…
Vrasja e 72-vjeçarit Faik Ajdini, besohet se është kryer për një konflikt me një nga çobanët e zonës, me të cilët dy muaj më parë ai ka pasur përplasje lidhur me një kullotë për bagëtitë. Ngjarja ndodhi në fshatin Zhapokike dhe viktima ka shërbyer si kryeplak i fshatit pranë bashkisë Memaliaj. Ai ishte njeriu që merrej me ankesat e bashkëfshatarëve duke i adresuar këto ankesa në strukturat policore dhe bashkisë Memaliaj. I moshuari kishte dy ditë që nuk ishte paraqitur në shtëpi. Ndërsa ditën e djeshme, familjarët kishin bërë denoncim në policinë e Memaliaj. Njëherësh kërkimet janë kryer nga anëtarët…
Konkursi i Mjekësisë është në ditët e fundit, ndërsa ende ka kandidatë që presin t’i nënshtrohen testit elektronik. Gjatë gjithë viteve të shkollës kanë mësuar për të arritur synimin ,ndaj në jo pak raste kanë refuzuar dhe sugjerimet e prindërve për të ndjekur programe të tjera larg Mjekësisë. Testi elektronik i mjekësisë zgjat një orë. Në çdo raund hyjnë 60 kandidatë të cilët duhet t’i japin zgjidhje 50 pyetjeve nga programi i Biologjisë, Fizikës dhe Kimisë. Me të mbaruar konkursin kandidatët njihen menjëherë me rezultatin e provimit. Për disa të rinj, më shumë sesa pikët e arritura te testit, më…
Klea Prenga, e cila u dhunua barbarisht në fytyrë në një lokal në Tiranë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka publikuar disa foto të reja, ku shihet edhe gjendja e saj aktuale. Duket se fytyra është përmirësuar goxha edhe pse shenjat duken ende në fytyrën e saj. “Asnjë armë e krijuar kundër jush nuk do të ketë sukses”, shkruan ajo duke shkëputur një frazë nga bibla. Policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që motrat Berisha kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më pas. Zyrtarisht sipas TIMS nuk rezulton se nuk janë larguar jashtë vendit çështja…
Vjet nuk ja doli, por Eva Buzo nuk u dorëzua dhe notoi nga Italia në brigjet e Vlorës. Ajo ndjehet e lumtur për këtë arritje, por nuk e mohon lodhjen. Shqiptaro-Australiania përfundoi dje në mëngjes sfidën e saj duke përshkuar me not 90 km nga brigjet e Leçes në Itali, në gadishullin e Karaburunit për 35 orë e 17 minuta. Sfida nisi pasditen e 17 gushtit 2024 nga shkëmbinjtë e San Foca, pranë Leçes-s, dhe përfundoi rreth orës 05:00 të mëngjesit të 19 gushtit kur preku tokën shqiptare në afërsi të kepit të Gjuzës, në një nga gjiret e Karaburunit.…
Policia ka bërë të ditur se ka arritur të zbardhë ngjarjen e rëndë të Memaliajt, ku një 72-vjeçar është gjetur i vrarë. Sipas policisë, ai është vrarë me mjete prerës, thikë, ose sëpatë, dhe më pas është hedhur në përrua për të krijuar idenë e një ngjarjeje aksidentale. Tashmë policia ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë autorin e vrasje, por nuk e bën të ditur identitetin për arsye ruajtjen e sekretit hetimor për arrestimin e tij. “Veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore në vendngjarje, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor bëjnë të mundur zbardhjen e rrethanave…
Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodríguez, janë një nga çiftet më të komentuar në botën e sportit në botë. Së bashku ata numërojnë mbi 700 milionë ndjekës në “Instagram” dhe vazhdimisht postojnë foto nga jeta e tyre tepër luksoze. Por nëse një ditë ata do të ndaheshin, kjo do t’i kushtonte shumë shtrenjtë Ronaldos. Sipas revistës portugeze “TV GUIA”, thuhet se ka një marrëveshje kontraktuale që rregullon bashkëjetesën e tyre. Nëse dashuria e tyre dështon, Ronaldo do të duhej të transferonte një shumë të përjetshme prej gati 100 mijë euro në muaj te Rodrigez. Ajo do të bëhej edhe…
Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar detaje mbi vrasjen e kryer nga një amerikani Mathew James Werts, i cili vrau bashkëshorten, dy qentë dhe më pas veten. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë. 55-vjeçari kishte dokumentuar me detaje të gjitha veprimet që kishte kryer, përfshirë vrasjen e bashkëshortes dhe të dy qenve të tij. Ai kishte përshkruar gjithashtu planin e vetëvrasjes në një letër që u gjet pas krimeve. Një detaj tjetër i tronditshëm është se ai kishte vrarë qentë me një shkop bejsbolli dhe kishte mbytur bashkëshorten, duke e mbuluar trupin e saj me disa rroba dhe trupat e qenve. Në…
Një ngarkesë e nisur nga Porti i Durrësit vuri pak ditë më parë në alarm autoritetet në Tajlandë, pasi sipas organizatës “Basel Action Network” që gjurmon tregtinë e mbetjeve toksike, është e mbushur me pluhur të rrezikshëm që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut. Sali Berisha në një reagim për këtë ngjarje, thotë se kërkon një komision hetimor, edhe me prezencën e OSBE-së dhe NATO-s për të hetuar këtë çështje. ”Ky eksport të cilin autoritetet shqiptare pretendojnë para botës, që nuk e kanë autorizuar dëshmon pasigurinë e plotë dhe totale të këtij vendi, dhe porteve të tij. Dëshmon se njëlloj…
Hillary Clinton, gruaja e parë kandidate për presidente e një partie kryesore në Shtetet e Bashkuara, bëri thirrje nga Konventa e demokratëve për zgjedhjen e Kamala Harris si presidentja e 47-të e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ”Kamala duhet ta thyejë tavanin më të lartë dhe më të fortë prej xhami”. duke u bërë presidentja e parë grua e SHBA-së, tavan të cilin ajo vetë, nuk e theu dot.