Xhaxhai i dy vëllezërve që vranë dy persona dje në Velipojë, në një deklaratë për media, tha se sipas tij fajin e ka Prokuroria që kanë liruar një nga viktimat, pas një konflikti pak kohë më parë. Autorët e dyshuar, Eduard dhe Gëzim Frroku pronar të një hoteli aty pranë, kanë qëlluar disa herë ndaj Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës me armë zjarri. Zef Frroku, xhaxhai i autorëve: Para dy javësh, kanë ardhur dhe janë konfliktuar përpara hotelit të vëllait tim. Ka nxjerrë armën ai zotëria që e kemi parë në TV e ka marrë shteti dhe e ka dërguar në…
Author: tirana
Frederik Radi, 68 vjeç, u gjet nga e bija këtë mëngjes i vrarë, në dhomën e tij të gjumit në shpinë e tyre në fshatin Orosh të Mirditës. Policia dyshon se ai është qëlluar me armë nga dritarja e banesës, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur gjithë çka ndodhur. Sipas dyshimeve të para mendohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, teksa komunikimi i fundit i viktimës ka qenë me të motrën. Te hënën e bija e ka marrë në telefon, por ai nuk është përgjigjur, ndërsa ngjarja u zbulua sot rreth orës 2 të mëngjesit kur vajza…
Policia e Shkodrës ka arrestuar një tjetër person lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë. I arrestuari është Marjo Pali, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim. Ngjarja ku Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, humbën jetën nga plagët e marra nga të shtënat me armë zjarri, e ka zanafillën disa kohë më parë. Ata u qëlluan nga dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe Zyber Zagradi. BalkanËeb mëson se ai ka marrë një plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sipas…
Zbulohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e 19 gushtit në Tiranë, ku efektivi i policisë (jashtë shërbimit) Erion Goxharra qëlloi me armë Lorenc Kostën. Mwsohet se arsye për këtë konflikt është bërë zbulimi i marrëdhënies intime të gruas së efektivit me 45-vjeçarin Kosta, edhe ky i fundit i martuar. Mësohet se bashkëshortja e efektivit, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore. Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje,…
Tre persona u arrestuan nga policia rrugore e Tiranës, pasi kishin inskenuar një aksident me makinat e tyre për të përfituar fonde nga sigurimi. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për Balkanweb se nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, u bë e mundur arrestimi i 3 shtetasve në flagrancë me ineciale A.M, F.B dhe E.R. Arrestimi në flagrancë u bë pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit në sigurinë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetët”, pasi në datën 18.08.2025, në bashkëpunin me njëri tjetrin kanë inskenuar një përplasje mjetesh me dëme materiale, në momentin që shërbimet…
Një i moshuar është gjetur i pajetë nga familjarët në një përrua në në fshatin Zhapokik 2. 72-vjeçari F. A., u gjet rreth orës 06:40, në lagjen “Canometaj”. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave, shkakut dhe dokumentimin e plotë të rastit. Për rrethanat dhe shkakun e humbjes së jetës së 72-vjeçarit, në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim të plotë.
Në ditën Ndërkombëtare të Maleve të Pastra këtë vit do të shenjohet si pjesë e një aksioni të madh pastrimi, nismë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe drejtorive të saj rajonale. Kreu i qeverisë Edi Rama bëri të ditur sot se nisma zhvillohet nën moton “10 parqe në 10 ditë”, dhe synon pastrimin e parqeve kombëtare nga datat 22 deri më 31 gusht. “Ju ftoj t’i bashkoheni nismës “10 parqe në 10 ditë” nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, si një kontribut i gjithësecilit për pastrimin e zonave që mbrohen si parqe kombëtare apo natyrore, e sigurisht…
Duke nisur nga mbrëmja e djeshme Italia ka lëshuar alarmin e verdhë në 10 rajone, pasi vendi do të përfshihet nga reshje shiu dhe stuhi, në zonat qendrore-jugore të Adriatikut dhe në pjesën e poshtme të detit Tirren. Kjo është bërë e ditur nga Departamenti i Mbrojtjes Civile i cili ka lëshuar një paralajmërim të mëtejshëm për kushtet e pafavorshme atmosferike, duke zgjatur paralajmërimet e lëshuara ditët e fundit. Paralajmërimi parashikon reshje dhe stuhi mbrëmjen e sotme mbi Kalabri dhe Siçili. Reshjet do të shoqërohen me vetëtima, stuhi lokale breshëri dhe me erëra të forta, sqaron Mbrojtja Civile. Në bazë…
Policia ka vendosur shpërblim 10 mijë euro për këdo që ka informacion për efektivin Erjon Goxhara, i cili ditën e djeshme plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën. Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, pasi autori dyshonte se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e tij. Efektivi i policisë qëlloi 6 herë në drejtim të 45 vjeçarit dhe plumbat e kapën në këmbë e një në bark. Pasi e plagosi ai e filmoi dhe më pas u largua, dyshohet në drejtim të Dajtit. Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediet i bëri thirrje që të dorëzohet. Megjithatë…
Një 68-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Mirditë. Burime bëjnë me dije se ai është qëlluar nga dritarja e banesës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lajthizë, në banjesën e familjes ku viktima kalonte muajt e verës. Ai kishte humbur kontaktet me familjarët prej dy ditësh. Njoftimi i policisë: Më datë 20.08.2024, shtetasja L. R. ka njoftuar Policinë se ka gjetur të pajetë babanë e saj, shtetasin F. R., 68 vjeç, në banesën e familjes në fshatin Lajthizë, njesia administrative Orosh, ku 68-vjeçari kalonte muajt e verës. Prej 2 ditësh ai kishte humbur kontaktet me familjarët. Menjëherë drejt vendit të…
Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal i pasur me lagështirë do të kushtëzojë në territorin shqiptar mot të paqëndrueshëm ku vranësirat e dendura do të jenë dominante më të theksuara në zonat verilindore dhe Juglindore ku priten edhe rrebeshe të izoluara shiu. Herë pas here do të ketë intervale me kthjellime parashikohet që pjesa e dytë e ditës të shtojë vranësirat duke rrezikuar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit më të dukshme në shtrirjen lindje-juglindje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë ulen në mëngjesit dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore 13°C minimalja deri në 32°C…
DASHI Në dashuri është më mirë të mos bëni hapa fals dhe përpara se të ndërprisni një lidhje të gjatë është më mirë të mendoni gjatë dhe më pas të merrni një vendim. Në punë, një bashkëpunim i mirë do të mbërrijë në muajt në vijim, përfitoni! Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Përveshni mëngët. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 20 gusht 2024), një problem në lidhje me shtëpinë mund t’ju pushtojë më shumë se sa pritej. Në punë, kushtojini vëmendje financave edhe nëse Mërkuri, i cili tashmë është në një aspekt të mirë,…