Forcat ukrainase kanë shkatërruar urën e tretë dhe të fundit që lidh pjesën e Kurskut të pushtuar nga Ukraina me pjesën tjetër të rajonit, tha një zyrtar rus. Roman Alekhin, këshilltar i guvernatorit të Kurskut, konfirmoi raportet e mëparshme, duke pretenduar se humbja e urës strategjike “nuk i jep përparësi Ukrainës” dhe duke shtuar se trupat ruse “ishin angazhuar për të ndërtuar një lidhje të re”. Urat janë përdorur në të kaluarën për të sjellë trupa dhe furnizime në jug të rajonit të Kurskut dhe shkatërrimi i tyre do ta bëjë gjithnjë e më të vështirë për ushtrinë ruse rikthimin…
Author: tirana
Ka nisur marshimi këtë mbrëmje në Tiranë për vrasjen e Egli Progës, disa ditë më parë në Pogradec. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin ”Skënderbej” me pankarta në duar, për të protestuar për vrasjen e të riut. Protestuesit mbajnë në duar foton e Egli Progës, por edhe pankarta të ndryshme si ”A fshihet e vërteta?”, “Kërkojmë drejtësi” etj. Në protestë është shpalosur dhe një banderolë e madhe ku shkruhet: Kundër gangove me pushtet. Denis Meçe aktualisht ndodhet në burg, dhe vrasja e 42-vjeçarit shkaktoi përplasje institucionale mes policisë dhe prokurorisë. Ndërsa policia e referoi ngjarjen si vrasje me dashje, prokurorja…
Këtë të hënë Tirana e ka nisur me një barazim pa gola kampionatin, në transfertën ndaj Laçit. Pjesa e parë dhuroi pak emocione dhe raste, ndërsa në të dytën skuadrat tentuan, por nuk arritën të gjejnë golin. Në fund, kurbinasit ngelën me 10 lojtarë pasi Melo u ndëshkua me karton të kuq.
Nesër (20 gusht) do të testohet hapja e kampeve për pritjen e emigrantëve afrikan në Gjadër dhe Shëngjin. Rreth 500 persona do të dislokohen më 20 gusht në Shëngjin për t’u bërë gati që të presin mbërritjen e emigrantëve të parë afrikanë që në fillim të shtatorit. Një rregullore e brendshme e autoriteteve italiane e publikuar për punonjësit e qendrës përmban 14 urdhëresa në total, për sjelljen apo raportin që duhet të kenë me popullsinë lokale përgjatë qëndrimit të tyre apo ndërveprimit për shkak të punës. Kapaciteti maksimal i 2 qendrave nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë…
Këtë të hënë, një shtetas amerikan është gjetur i vdekur në një banesë të marrë me qira në Tiranë. Policia njofton se 55-vjeçari është vetëvarur në banesë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. ”Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. Ë., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-informon Policia.
Reperi Noizy pasi u lirua nga burgu, befasoi me një njoftim, kur tha se do të mbante një koncert në Tiranë më 21 gusht, por sot ka njoftuar se ky koncert nuk do të realizohet në datën që ishte paralajmëruar. Noizy bën me dije se ky koncert është shtyrë për në shtator. ”Me keqardhje ju njoftoj se koncerti datës 21/gusht do të shtyhet për një datë tjetër në fund të shtatorit mbase më 27/shtator. Të gjitha biletat do të rimbursohen 100 për qind mbrapsht”, shkruan ai. Noizy u lirua nga qelia pak ditë më parë me vendim të Gjykatës së…
Italia ka lëshuar alarmin e verdhë në 10 rajone, pasi vendi do të përfshihet nga reshje shiu dhe stuhi, në zonat qendrore-jugore të Adriatikut dhe në pjesën e poshtme të detit Tirren. Paralajmërimi parashikon reshje dhe stuhi mbrëmjen e sotme mbi Kalabri dhe Siçili. Reshjet do të shoqërohen me vetëtima, stuhi lokale breshëri dhe me erëra të forta, sqaron Mbrojtja Civile. Në bazë të fenomeneve të pritshme dhe të vazhdueshme, është vlerësuar një alarm i verdhë për nesër, e martë 20 gusht, në disa sektorë të Emilia-Romagna dhe Marche, në Umbria, Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Pulia, Kalabria dhe një pjesë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka përshëndetur Eva Buzon, për përshkimin me sukses të Adriatikut. Ajo tha se Buzo dëshmoi fuqinë fizike dhe psikologjike, guximin, kurajon dhe vendosmërinë e shqiptares që na emocionoi të gjithëve. ”Eva Buzo ia doli: Përshkoi Adriatikun dhe “lidhi” brigjet e Italisë e Shqipërisë. 92 kilometra në 34 orë, një ushtrim i jashtëzakonshëm që dëshmoi fuqinë fizike dhe psikologjike, guximin, kurajon dhe vendosmërinë e shqiptares që na emocionoi të gjithëve”,-thuhet në mesazhin e Spiropalit. Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë Shqiptare e cila, sfidën të cilën e la në mes vitin e kaluar për shkak të…
Zgjedhjet parlamentare të 2025, presidentja Vjosa Osmani i ka caktuar për datën 9 shkurt, por ligjërisht kjo nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, një temë që si duket nuk është mbyllur ende. Kryeministri Albin Kurti do të tentojë ta çojë vendin në zgjedhje në muajin nëntor, kjo edhe për faktin se në atë kohë do të kuptohet edhe shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë. “Me gjasë është diskutuar brenda LVV një mundësi e tillë dhe mendoj se po mund të kemi edhe zgjedhje të jashtëzakonshme ose të parakohshme dhe kryeministri do të provojë të gjejë një arsyetim…
Këtë të hënë ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses të Korçës, shpëton një të ri që u rrëzua në afërsi të Kishës së Shën Konstandinit në Drenovë në Malin e Drenovës. Sipas informacioneve mësohet se dy të rinj janë ngjitur në këtë kishë në këmbë por njëri prej tyre ka rrëshqitur. I riu nuk ka mundur të dalë i vetëm nga shkëmbinjtë, por menjëherë pasi u lajmërua zjarrfikësja, që ka bërë të mundur shpëtimin e të riut pa pasoja dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Analisti Genc Burimi ka ofruar një pasqyrë kritike të zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri. Burimi ka diskutuar ndikimin e votës së diasporës, përmendur pikat e nxehta në politikën ndërkombëtare dhe analizuar situatën e opozitës dhe të Partisë Socialiste. Në lidhje me opozitën dhe mundësinë e formimit të një qeverie teknike, Burimi ka shprehur dyshime të forta. ”Zgjedhjet në Himarë dhanë një sinjal se mazhoranca e tanishme nuk ka marrë fund. Gjithçka është ende herët dhe do të vendoset shumëçka nga zgjedhjet në SHBA”,-ka thënë ai. Ai ka komentuar gjithashtu lidhjen midis liderëve të opozitës, Sali Berishës dhe Ilir Metës.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago, e cila fillon sot. Zyra e Kurtit njoftoi se ai do të jetë pjesëmarrës dhe në një panel diskutimi me titull “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike”. “Paneli do të hapet nga kryesuesi i bordit drejtues të NDI, Tom Daschle, dhe do të moderohet nga Presidentja e NDI, Tamara Wittes, e ku ndër të tjerë pjesë e panelit do të jetë dhe ish-Sekretari i NATO-s, Lord George Robertson dhe Donna Brazile, ish-drejtuese e Komitetit Kombëtar Demokrat…