Author: tirana

Erjon Goxhara plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën, mesditën e sotme në Komuna e Parisit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja. Sipas asaj që kanë filmuar kamerat e sigurisë dinamika si ka ndodhur ngjarja është e tillë. I plagosur ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ”Kika2”, ndërsa është efektivi i policisë ka qenë me makinë. Erjon Goxhara e ka parë Lorenc Kostën dhe ka ndaluar dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Pas kësaj i ka bërë foto viktimës i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.

Read More

Policia e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtjen e marshimit të thirrur sot pasdite për vrasjen e Egli Progës. 42 vjeçari humbi jetën në Pogradec një javë më parë nga dhuna e ushtruar nga Denis Meçe. Tubimi është parashikuar të nisë në orën 19:30 nga sheshi “Skënderbej’ tek Kryeministria. Policia informon se nga sheshi “Skënderbej” deri te Kryeministria do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve. Autori Denis Meçe ndodhet në burg, ndërsa vrasja e 42 vjeçarit shkaktoi përplasje institucionale mes policisë dhe prokurorisë.…

Read More

7 muajt e fundit të veprimtarisë parlamentare mbahen mend për dy kompromise politike, atë për rikthimin e normalitetit dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Debati politik që ka karakterizuar seancat plenare të muajve të fundit reflektohen edhe në minutazhin e tyre të cilat kanë zgjatur 19 mijë minuta. Statistikat zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë flasim për 93 ligje që kanë marrë dritën jeshile në 29 seanca plenare, ku pjesa më e madhe i përkasin seancave të fundit parlamentare. Kohëzgjatja e seancave plenare nuk ka qenë e njëjtë në 7 muajt e veprimtarisë së Kuvendit, gjë që reflektohet edhe në të dhënat…

Read More

Berati vijon të jetë ndër destinacionet kryesore që vizitohet nga mijëra turistë në të gjitha stinët e vitit. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video, ku shkruan ”Copëza mozaiku turistike nga Berati, nga pjesa muzeale tek vreshtat e agroturizmet e deri tek sportet e aventurës ”. Përtej shijimit të pjesës muzeale, Berati është shndërruar edhe në një pikëtakim fantastik të përvojave të sporteve të aventurës. Berati, tashmë qytet i UNESCO-s, të ofron ndër të tjera plot shtëpi të epokës otomane, struktura mbresëlënëse të kështjellës dhe kishave mistike dhe xhamive, të vendosura në krah të kodrave dhe maleve që kanë në…

Read More

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokrate nis punimet mbrëmjen e së hënës në qytetin e Çikagos. Gjatë aktivitetit katërditor, që shënon pikën kulmore për demokratët, pritet të mbahen fjalime në mbështetje të kandidates për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris, por nuk do të mungojnë dhe sulmet ndaj kundërshtarit të saj republikan, Donald Trump. Demokratët kanë zgjedhur drejtuesit më të lartë në vend dhe një sërë figurash të spikatura për të mbajtur fjalime në mbështetje të kandidates së tyre për Shtëpinë e Bardhë. Kamala Harris u bë pjesë e garës presidenciale më pak se një muaj më parë pas tërheqjes së Presidentit…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu vizitoi këtë të hënë bazën e Forcave Tokësore në Zall-Herr ku takoi dhe njohu nga afër djemtë, vajzat dhe drejtuesit e lartë, të cilët u shpreh ai, “janë krenaria jonë kombëtare”. Vëngu takoi nga afër gratë dhe burrat në uniformë të Forcës Tokësore, të cilët mbajnë peshën kryesore si në operacionet në mbështetje të popullsisë civile brenda vendit, ashtu edhe në misionet ndërkombëtare, në kuadër të NATO-s. “Forca jonë tokësore ka qenë në pararojë të transformimeve modernizuese që prej anëtarësimit në NATO dhe mban sot peshën kryesore të kontributeve tona në sigurinë kolektive dhe në…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se autoritetet kosovare duhet të konsultohen dhe koordinohen me NATO-n në veçanti për ndërtimin e një plani të përbashkët për hapjen e urës në Mitrovicë. Osmani i bëri këto komente gjatë një takimi të hënën me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutas, njoftoi Presidenca. Derisa e përsëriti qëndrimin e saj se çështja e hapjes së urës nuk duhet të bëhet temë e dialogut me Serbinë, Osmani ritheksoi se hapja e urës “si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”. Qeveria e Kosovës…

Read More

45-vjeçari Lorenc Kosta ka mbetur i plagosur në zonën e ”Komunës së Parisit” në Tiranë. Autori i identifikuar si Erjon Goxhara, del se është punonjës policie, dhe e ka plagosur 45-vjeçarin pasi ky i fundit dyshohet se i ka ngacmuar partneren. Policia thotë se i plagosuri ndodhet në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij. Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat, tha se ka kontaktuar me autorin e dyshuar Erjon Goxhara, duke i bërë thirrje që të dorëzohet. Sipas tij efektivi i policisë është në gjendje të rënë psikologjike. Vocaj tha se fakti…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se qeveria Rama e cila sipas saj mohon rritjen e çmimeve ushqimore në vend, është në hall sesi të rrisi buxhetin dhe lekët që marrin nga taksat e larta. ”Po kostot e jetës së shqiptarëve janë rritur? Qeveria socialiste mohon rritjen e çmimeve për produktet që ju bleni çdo ditë tek marketi apo tregu i vogël në lagjen tuaj. Për qeverinë janë rritur vetëm kostot e ndërtimit të rrugëve, por jo kostot që ju shpenzoni për shtëpinë tuaj”,-shkruan Tabaku. Postimi i plotë Qeveria socialiste pritet të rishohë buxhetin e disa prej projekteve që do…

Read More

Në qendrën komunitare në Përrenjas 71 fëmijë përfitojnë çdo ditë nga shërbimet e integruara sociale, ndërsa 33 të tjerë marrin shërbim të specializuar në banesë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me kryetarin e bashkisë së Përrenjasit, Nuri Belba, vizituan këtë qendër komunitare, që ofron shërbime sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara. Duke e cilësuar një vend ku dashuria dhe kujdesi janë në qendër të çdo shërbimi. ”Në partneritet dhe bashkëpunim me pushtetin vendor, nëpërmjet Fondit Social kemi mundësuar ngritjen e mbi 70 shërbimeve të reja sociale të integruara në 61 bashkitë e vendit”,-tha Koçiu.…

Read More

Në bashkinë e Kavajës vijon puna për pastrimin e territorit edhe gjatë sezonit turistik. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se ekipet e pastrimit të Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe bashkisë në Kavajë, përveç bregdetit pastruan edhe pyllin dhe korsitë nga Qerreti deri në rrethrrotullimin e Malit të Robit. ”Flukset e shtuara të këtyre ditëve, përveç angazhimit maksimal të institucioneve përgjegjëse për pastrimin kërkojnë edhe bashkëpunimin qytetar e sidomos atë të bizneseve për hedhjen e mbetjeve me orar, që t’ia dalim mbanë me sukses deri në fund të sezonit turistik bregdetar”, tha Kumbaro. Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor…

Read More