Kurbin/Informacion paraprak U konfliktuan me sende të forta, për motive pronësie, me 3 vëllezër dhe më pas qëlluan me armë zjarri duke plagosur njërin prej tyre, Policia kap dhe arreston njërin nga autorët e dyshuar dhe vëllanë e tij, si dhe shpall në kërkim djalin e njërit prej të arrestuarve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, me marrjen e njoftimit se në fshatin Fushë Milot, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, për motive pronësie dhe gjatë konfliktit kishte mbetur i plagosur me armë zjarri një shtetas dhe ishin plagosur me sende të forta dy të tjerë, menjëherë kanë shkuar…
Author: tirana
Tre mijë pushues u evakuuan gjatë natës nga një kamping në Caen-en-Roussillon në rajonin Pyrenees-Orientales të Francës jugore për shkak të një zjarri që u vu nën kontroll nga zjarrfikësit, sipas një deklarate nga Shërbimi Zjarrfikës. Zjarri, i nxitur nga erërat që fryjnë me shpejtësi 80 km/h, u përhap në orën 02:00 me orën lokale. Pushuesit u dërguan në një ndërtesë komunale. Një tjetër zjarr, më i madhi i periudhës në rajon, sipas Departamentit të Zjarrfikësve, ka ndodhur dje pasdite në Frontinian në lagjen Herault pranë Montpellier dhe është vënë nën kontroll nga një zjarrfikës prej 600 anëtarësh gjatë natës…
Detaje të reja zbulohen nga hetimi i ngjarjes ku Klea Prenga u dhunua nga motrat Berisha, Antonela dhe Mariela. Gazetari Igli Çelmeta në një raportim për Balkanëeb bën të ditur se policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më mbrapa. Gazetari raporton se zyrtarisht sipas TIMS, motrat Berisha nuk janë larguar jashtë vendit. Gjithashtu mësohet se Prokurori ka nxjerrë urdhër ndalimet për të dy motrat për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim. Klea Prenga u dhunua pak ditë më parë në një lokal. Ajo u sulmua nga motrat Berisha,…
Rusia ka një urë më pak. Këtë e njofton ushtria e Ukrainës që konfirmon shkatërrimin e një ure të dytë strategjike, teksa vazhdon marshimin më thellë në rajonin rus të Kurskut. Forcat e Kievit publikuar dhe pamjet e bombardimit mbi lumin Seym. Disa orë më vonë, presidenti Volodymyr Zelenski tha për herë të parë se qëllimi i inkursionit ushtarak në tokën ruse përfshin krijimin e një zone tampon për të ndalur sulmet nga trupat e Putinit. Ukraina prej thuajse dy javësh ka nisur një ndër sulmet më të mëdha në territorin e Rusisë që kur Moska filloi përpjekjet për pushtimin…
Blero ka kërkuar publikisht një rikthim me të dashurën, të cilën e thërret “bebi”. Këngëtari me një postim Instagram, me fjalë të ëmbla dashurie shkruan se i mungon shumë dhe as bukë nuk ka ngrënë nga malli për të. ‘S’po më hahet buka prej që ti ke ikë. Nuk po kam gjumë duke të parë natë për natë në ëndrra të mia. Nuk po shoh motiv pa ty. Aq shumë më ka marrë malli të të kam prapë timen. Je dashuria e jetës sime. Askënd s’kam desht si ty dhe krejt e dinë çka kam bë unë për ty. Të…
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të promovojë kryeqendrën e veriut, Shkodrën, mëngjesin e sotëm. Në një postim në rrjet, Rama shkruan se Shkodra gjithnjë e më tërheqëse në sytë e turistëve vendas e të huaj jo vetëm për atraksionet historike, por tashmë edhe për sportet e aventurës me varka, kanoe, paddle boards, mbi lumin Buna dhe Liqenin që pak e nga pak do të rijetëzohet me mjete lundruese të gjithë llojeve. Rama ka publikuar një video me pamjet e asaj që ndodh në lumin Buna dhe Liqen.
Ky fshat bregdetar ka një plazh të mahnitshëm dhe një skenë të lulëzuar të jetës së natës, dhe është shumë më pak i populluar se Greqia, shkruan Hannah Broughton në të përditshmen britanike “Daily Express”. Mund të jetë e vështirë të gjesh destinacione të reja dhe emocionuese pushimi që ende ofrojnë diell dhe det, veçanërisht nëse dëshironi të qëndroni brenda Evropës. Shumë vendpushime me diell në kontinent priren të jenë të mbipopulluara me turistë gjatë muajve të verës. Dhërmiu është një fshat i bukur bregdetar në qarkun e Vlorës, Shqipëri, dhe është po aq magjepsës sa Greqia, por nuk është…
Një 50-vjeçare është proceduar penalisht, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me 41 000 euro të padeklaruara. “Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases Zh. D., ku u gjetën 41 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve…
Një varkë me vela me flamur anglez që mbante 22 persona është mbytur pranë Palermos në jug të Italisë gjatë një tornado, teksa shtatë persona rezultojnë të zhdukur. Katër britanikë, një kanadez dhe dy amerikanë thuhet se janë zhdukur së bashku me një anëtar të ekuipazhit, një kuzhinier. Hetimet po kryhen nga Autoriteti Portual. Shërbimet e urgjencës kanë shpëtuar 15 persona, përfshirë një foshnjë njëvjeçare, ndërsa patrullat e rojes bregdetare po vazhdojnë kërkimin e dëshpëruar për të tjerët që ndodheshin në bordin e anijes që u gjend në vështirësi rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se anija u…
Gjërat do të bëhen edhe më dramatike me hënën e plotë në Ujor më 19 gusht 2024. Me diellin që lëviz nëpër Luanin dramatik dhe hënën në Ujorin që thyen kufijtë, tensioni kozmik është i dukshëm. Njerëzit ndihen emocionalisht të largët dhe të rezervuar nën këtë hënë të plotë. Por kjo energji mund të jetë produktive për të pasur biseda të pakëndshme por të nevojshme për vendosjen e kufijve. Në një nivel tjetër, dielli tek Luani ju nxit të reflektoni mbi atë që ju bën të dalloheni. Në jetën tuaj personale, mund të përjetoni një ndryshim në një miqësi, të…
Në Shqipëri ka vetëm 3 vatra aktive zjarri, ndërsa 28 të tilla janë shuar në 24 orët e fundit, bëri të ditur ministri i Mbrojtjës Pirro Vengu, duke përditësuar kështu të dhënat e fundit lidhur me situatën e zjarreve në Shqipëri. “Pas shumë javësh betejë me zjarret që përfshinë shumë territore të vendit tonë, sot situata paraqitet më e qetë. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 31 vatra zjarri të raportuara, 28 janë shuar plotësisht, ndërsa vetëm 3 vatra mbeten ende aktive. Aktualisht, vatra në Arrën të bashkisë së Kukësit, ajo në Fushë Lugje të Mirditës dhe vatra në Buçaj…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA, kur një 65-vjeçare ekzekutoi ish-nusen e djalit dhe mbesën e saj të vogël, e më pas i dha fund jetës. Mediat e huaja shkruajnë sot se arsyeja e vrasjes makabre ishte për faktin se autorja kërkonte që kujdestarinë e vajzës ta merrte i biri pas ndarjes. Pas ngjarjes, babai i fëmijës mori nën kujdes vajzën tjetër të mitur, dhe nën pretendimin se po e mbron, nuk lejon që ajo të takojë gjyshërit nga ana e nënës. Prindërit e 46-vjeçares, thonë se e gjithë kjo ka qenë e bazuar në një plan të sëmurë,…