Për javën e ardhshme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Si pasojë e tërheqes së masave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe depertimit të masave ajrore të freskëkta e të lagështa me origjinë nga veriu i Europës (pra kalim Fronti). Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe kthjellime të herëpasherëshme. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrengatave afatshkurta shoqëruar hera- herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në mesjavë pritet një kthesë e motit ku me kalimin e…
Author: tirana
Atë që nuk e bënë dot efektivët e ushtrisë, zjarrëfikësit, punonjësit e bashkisë, avionët, etj, e bënë rsshjet e dendura të shiut.Kanë mjaftuar pak orë reshje që të shuhen flakët në masivin pyjor të Ternovës dhe në pyjet e Zerqanit, Fushë Bulqizës e Martaneshit.Gjendja ishte kritike dhe dëmet e shkaktuara janë mjaft serioze.Burime pranë policisë lokale bënë me dije se janë djegur dhe përshkruar nga flakët afro 60 hektarë.
Teksa në pak ditë bëhen shtatë vjet nga vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi, ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, do të përballet me Gjykatën e Lartë, ku kërkon të rrëzojë dënimin me burgim të përjetshëm për krimin. Kjo gjykatë ka shpallur datën 29 shtator për seancën gjyqësore ndaj 58-vjeçarit, që më 31 gusht 2017, qëlloi me armë zjarri drejt nënës së dy fëmijëve të tij në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet. Rekursi i bërë prej tij kundër vendimit që e mbylli përjetë në qeli do të shqyrtohet në Dhomë Këshillimi nga një trupë gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Medi…
Mënyra e vetme për të matur sasinë e nitrateve në ushqime është në laboratorë të specializuar. Kështu u shpreh eksperti i zhvillimit rural, Fatos Fico në Ditarin me Erion Dushit në A2 CNN, duke hedhur poshtë matjet përmes aparateve që janë publikuar së fundmi në internet. Sipas tij nuk është e mundur që një aparat i tillë të bëjë matje tek ushqimi. “Matja e nitrateve do të ishte e dobishme që të bëhej kaq thjesht me këtë aparat, por nuk është kështu. Në të ardhmen mund të jetë, por e vetmja mënyrë është që të bëhen në laboratorë të specializuar.…
Një italian 58-vjeçar, Saverio G., mbërriti në Durrës, në 7 Gusht 2024. Menjëherë ai u vendos në kontakt me një vajzë 17-vjeçare nga qyteti bregdetar, të cilën e kishte njohur në Fierenze. Të dy shoqërohen në lokal dhe duket se gjithçka po shkonte mirë. Por, mbrëmjen e 8 Gushtit, kur mjeti i drejtuar nga italiani, në bordin e së cilës ishte edhe e mitura, ndalon diku në zonën e Plazhit, përpara u del një djalë i ri. Ai e kërcënon Saverion me një thikë në dorë dhe tenton t’i marrë çantën. Në moment ndërhyn edhe vajza, e cila del nga…
Duhej të ishte duke shijuar pushimet verore, në liqen apo bregdet por 14-vjeçari Ardis Plisi, ka zgjedhur të punojë gjatë gjithë verës për të ndihmuar ekonomikisht familjen. Me kulturën dhe bujarinë e tij, jo vetëm në pune, ai i dha edhe një imazh të mirë Shirokës, lagjes ku banon në Shkodër, por edhe Shqipërisë, duke treguar vlerat me të mira të popullit tonë. Dy ditë me parë, Ardisi gjeti në tavolinën ku shërbente një çantë brenda së cilës kishte para dhe dokumente të një turisteje belge. “Kishte karta, shumë lekë, biletë avioni, dokumente edhe shumë të tjera me rëndësi. Pse…
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nxorën me avionë dhjetëra mijëra afganë jashtë vendit gjatë evakuimit kaotik dhe vdekjeprurës nga Kabuli. Disa mijëra afganë u zhvendosën përkohësisht në Shqipëri, ndërsa prisnin që të përpunoheshin vizat e tyre amerikane. Por, tre vjet pas rimarrjes së pushtetit nga talibanët, dhjetëra afganë mbeten të bllokuar në vendin e vogël ballkanik. Afganët u evakuuan nga Kabuli në Tiranë në gushtin e 2021-ës. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, më shumë se 160.000 afganë janë zhvendosur në Shtetet e Bashkuara sipas programit të vizave speciale imigruese (SIV) që nga shtatori i vitit 2021. Vizat SIV…
Pavarësisht nëse jeni pa energji, duke duruar nxehtësinë ekstreme ose duke u përpjekur të kurseni para, ka mënyra për t’u ndjerë rehat pa ftohje artificiale. Nxehtësia mund të nxisë aktivitete argëtuese verore, por trupi nuk duhet të jetë shumë i nxehtë për një kohë të gjatë, pasi nxehtësia e tepërt mund të dëmtojë trurin dhe organet e tjera, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA. Djersitja është sistemi natyror i ftohjes së trupit, por kur kjo nuk mjafton, ekziston rreziku në rritje për zhvillimin e hipertermisë së sëmundjes së lidhur me nxehtësinë — shenjat e së cilës përfshijnë ngërçe, njolla…
Hamasi i ka përshkruar sugjerimet për përparim në një marrëveshje armëpushimi Izrael-Gaza si një iluzion, pasi presidenti i SHBA, Joe Biden tha se ndihej “optimist”. Pas dy ditësh bisedimesh të mbështetura nga SHBA në Katar, Biden tha të premten “ne jemi më afër se kurrë”. Një zyrtar i lartë i Hamasit i tha BBC-së se nuk kishte pasur përparim dhe ndërmjetësit po “shisnin iluzione”. ”Administrata Biden po përpiqet të tregojë se mjedisi është pozitiv. Por raundi i parë tregoi se nuk ka përmirësime”,- tha ai. Izraeli tha se vlerëson përpjekjet e SHBA dhe ndërmjetësve për të bindur Hamasin nga refuzimi…
Nis sot edicioni i parë i festivalit të dritave “Shndrite n’Shirokë”. Kryeministri Edi Rama, shprehet se sot dhe nesër, do të jenë dy ditë plot aktivitet në Shirokën e bukur, të pakrahasueshmen e Shkodrës e cila mirëpret edicionin e parë të LightsFest, festivalit i cili plotëson çdo dëshirë. “Me artistë, panaire, kulinari, sporte ujore, paradë motoçikletash dhe argëtim për fëmijët, mos mungo në Shirokë më 17 dhe 18 gusht për Festivalin e Dritave”, shprehet Rama. Investimet e viteve të fundit i kanë ndryshuar faqen Shirokës, duke i dhënë një rrugë të re, pedonalen brigjeve të liqenit, rehabilitimin e plazheve të…
Sali Berisha nga ballkoni i banesës ku qëndron në izolim prej 30 dhjetorit 2023, tha se masakra, ekzekutimi, varja e 14 burrave të Mirditës pa asnjë faj është një detyrim për çdo shqiptar që kurrë të mos harrojë sakrificën e tyre. ”Sot, fara e bllokmenëve krijoi rilindjen e bllokut, rilindjen e tyre, e cila asgjësoi në Shqipëri votën e lirë. Plaçkit dhe grabit çdo ditë pasuritë e shqiptarëve. Nuk i internon ata, por i përzë ata nga vendi i tyre sa asnjë pushtim tjetër në histori. Sot, një formë më e shëmtuar regjimi se çdo formë që ka ekzistuar më…
Lija e majmunit përbën tashmë një emergjencë shëndetësore globale. Ky virus është i përhapur gjerësisht në Afrikë, sidomos në Kongo. Gjetja e një rasti në Suedi ka ngritur alarmin edhe në Europë. SHBA po ashtu ka ngritur alarmin shëndetësor. Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për plan masash që të parandalohet përhapja. A jemi përballë një tjetër pandemie pas asaj të Covid-19? Kjo duhet e pamundur. Pandemitë si Covid-19 apo gripi i derrit, përhapen përmes ajrit dhe kanë virulencë të lartë. Transmetimi i virusit “mpox” transmetohet nga njeriu tek njeriu përmes kontaktit me lëkurë të personave të infektuar apo kontaktit të afërt…