Author: tirana

Ndeshja për javën e parë të Premier League midis Nottingham Forest dhe Bournemouth u vonua për shtatë minuta pasi ylli brazilian i vendasve, Danilo pësoi një dëmtim horror në kyçin e këmbës vetëm 10 minuta pasi startoi sfida. Mesfushori i Forestit sfidoi Antoine Semenyo në një duel ajror për topin dhe gjatë uljes në fushë dëmtoi rëndë këmbën e tij të majtë, duke e vendosur në tokë në një pozicion të panatyrshëm. Gjyqtari Michael Oliver e vuri re menjëherë ashpërsinë e dëmtimit dhe ndeshja u ndërpre pasi stafi mjekësor u fut me nxitim në fushë. Danilo trajtohej në fushë, anëtarët…

Read More

Rrugëtimin në mbrojtjen e titullit kampion në Serinë A, Interi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Skuadra zikaltër është ndalur në një barazimin 2-2 në ndeshjen e parë të kampionatit, të luajtur në fushën e Xhenoas. Sfida ishte e luftuar, teksa Thuram ishte ai që për pak u bë hero i Interit. Sulmuesi francez realizoi golin e përmbysjes në minutën e 85’ dhe gjërat po shkonin mjaft mirë për ekipin e Inzaghit, deri në minutën e 90’, kur vendasit fituan një penallti. 11-metërshin e mori përsipër Messias, i cili u ndal si fillim nga Sommer,…

Read More

Nga Mero Baze Vjosa Osmani nuk është përgjegjëse nëse xhaxhai i burrit të saj është pedofil dhe është nën akuzë se ka abuzuar me dy të mitura vite më pare, gjatë luftës në Kosovë. Ajo po ashtu nuk mund të shpallet apriori fajtore për një konflikt brenda fisit të burrit të saj rreth kësaj çështje. Siç raporton media, viktima i dyshuar për pedofil është burri i tezës së autorit që e ka vrarë, i cili ka marrë hak për dy motrat e abuzuara të tij, të cilat viktima i ka strehuar në shtëpinë e vet gjatë kohës së luftës në…

Read More

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se çdo pohim që Shtetet e Bashkuara mbështesin protestat antiqeveritare në Serbi “është i rremë”. “Nuk na befason që Rusia, përkundrazi, ka instrumentalizuar protestat për të ndjekur agjendën e saj në Serbi, siç bën në mbarë botën”, tha DASH-i për Radion Evropa e Lirë më 17 gusht. DASH u përgjigj në kërkesën e REL-it që të komentonte akuzat e bëra nga autoritetet në Serbi dhe Rusi, që kanë fajësuar shtetet perëndimore – pa përmendur ndonjë me emër – për nxitjen e protestave që së fundi u organizuan nga aktivistët mjedisorë, të cilët po kërkojnë…

Read More

Një pushues i moshuar është gjetur i pajetë në plazhin e Porto Romanos, në qytetin e Durrësit. Sipas policisë dyshohet se 64-vjeçari ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në ujë. ”Rreth orës 18:30, në Porto Romano, Durrës, shtetasi B. H., 64 vjeç, sa ka rënë në kontakt me ujin kur është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

Read More

Gjatë një prej udhëtimeve të tij të shumta në Shqipëri gjatë viteve të fundit, Jared Kushner shkoi për hiking përgjatë një bregdeti mesdhetar me duna rëre të paprekura dhe plazhe të rrethuara nga shkëmbinj. Vendi, tha ai në një intervistë, ishte “madhështor” dhe “natyror.” Ai gjithashtu e quajti atë një “kanavacë të jashtëzakonshme” për ëndrrat e tij për zhvillimin e projekteve luksoze. “Është një vend ku njerëzit do të donin të ishin,” tha Kushner. Tani, Kushner po kërkon të shndërrojë këtë pjesë të Shqipërisë në një lloj resorti luksoz për të cilin ish-presidenti Donald Trump do të mburrej. Ky do…

Read More

Në Skroskë të Bashkisë së Prrenjasit çdo vit në mesin e muajit Gusht organizohet festa e fshatit që ka marrë emrin ”Kafja e Skroskës”. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka publikuar pamjet nga kjo festë që bën bashkë vendasit, banorë të fshatra për rreth si edhe ata që kanë emigruar në shtete të ndryshme të Europës, në Kanada, SHBA e gjetkë. Në festën ”Kafja e Skroskës” nuk mungojnë as turistët e huaj që vitet e fundit e zgjedhin këtë fshat për ta vizituar në ditë feste për tu njohur me të gjitha traditat e lashta por…

Read More

Prokuroria e Ferizajt ka reaguar për vrasjen e 89-vjeçarit në dasmë. Prokuroria informon se ka kërkuar 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjen e të moshuarit Sadri Sadriu. Ky i fundit është xhaxhai i bashkëshortit së Presidentes Vjosa Osmani. Prokuroria ka treguar edhe dinamikën e ngjarjes, ku sipas saj gjithçka ka ndodhur në hyrje të parkingut të sallës së dasmave “Fan Palace”, në rrugën “Engjëll Zefi”, në Ferizaj. “Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po kërkon vende me uji dhe ku hidhet me kokë, duke rrezikuar edhe veten. Por e bën për të promovuar vende të tilla që nuk janë reklamuar. “Përshëndetje të gjithëve nga “Syri i Kaltër” i Beratit, Sineci! Çfarë mrekullie, freskie dhe kaltërsie!”- shkruan Meta.

Read More

Me ftesë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Byrosë Kundër-Terrorizmit të Departamentit të Shtetit (ICITAP), Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose së bashku me ekipin e tij kanë marr pjesë në Konferencën e vitit 2024 të Shoqatës Korrektuese Amerikane, e cila po zhvillohet në Nashville, Tennessee, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo konferencë është një nga ngjarjet më të rëndësishme globale, ku diskutohen sfidat dhe mundësitë e sistemeve korrektuese në fushën e menaxhimit dhe reformës së sistemit korrektues. Qose u takua me Stephen Fields, asistent i Drejtorit të Përgjithshëm të ICITAP-it për të…

Read More

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti ka kritikuar qeverinë Rama për dështimin e garancisë sovrane prej 40 milionë eurosh për fasonët, duke theksuar se shumë prodhues shqiptarë janë falimentuar dhe dhjetëra mijëra vende pune janë humbur. Ai ka kërkuar një paketë mbështetjeje financiare për bizneset dhe ka denoncuar mungesën e raportimeve nga qeveria për të fshehur dështimin. Postimi i plotë Dështimi i paralajmëruar me garancinë sovrane për fasonët, falimenti ishte fati i paracaktuar i shumë prodhuesve shqiptarë! Fakt 1: Një vit më parë (nga selia e PD-së me deklaratë zyrtare) i kërkuam qeverisë ti vinte gishtin kokës dhe…

Read More