Vihen në pranga dy shtetas dhe sekuestrohen dhjetëra doza kokainë dhe automjeti që lëviznin për të realizuar shpërndarjen e drogës në Durrës. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, se 2 shtetas shisnin lëndënarkotike kokainë në doza, në lokalet e natës në Durrës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpumim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Last Dinner”. Gjatë operacionit në afërsi të Stacionit të Trenit, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja…
Author: tirana
Shumë gra shtatzëna dhe foshnja janë të kequshqyera dhe jo vetëm në vendet e varfra, shkruan The Economist Kebita Naima ishte njëmuajshe shtatzënë kur disa burra me armë dogjën shtëpinë e saj dhe vodhën gjithçka që kishte brenda. E tmerruar, ajo u largua nga fshati i saj në Kongon Lindor. Së bashku me disa të afërm, ajo eci për një javë, duke shpresuar që të arrinte në Ugandë, vendin më të qetë fqinj. “Ne nuk kishim asgjë, as ushqim”, kujton ajo. Vetëm pinim ujë nga përrenjtë dhe hanim fruta të egra. Kur kaloi kufirin, ajo ishte “shumë e dobët dhe…
Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter, sipas Institutit Sizmologjik Evropian-Mesdhetar, ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Detin e Kretës Jugor. Epiqendra e saktë e tërmetit ndodhet 50 km në jug-juglindje të Heraklion, Kretë. Thellësia fokale e tërmetit vlerësohet në 19.6 km. Goditjet nuk kanë sjellë dëme, por vetëm panik te banorët, të cilët gjatë muajve të verës kanë ndjerë disa lëkundje, edhe më të forta.
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferik të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në orët e para të ditës më pas shtim gradual të vranësirave mesatare dhe të dendura. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar nga orët e mesditës deri pasdites në pjesën më të madhe të territorit. Hera gjatë-herës në veriperëndim dhe jug të vendit reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra me shkarkesa elektrike dhe breshër. Pas orëve të pasdites reshjet do të jenë me intenistet të…
DashiNivelet tuaja të energjisë do të jenë të larta. Ekziston rreziku që të bini preh e një skeme të dyshimtë financiare. Mund të mërzitni bashkëshortin tuaj nëse shpenzoni para për gjëra që nuk iu duhen mënjehërë, ndaj tregohuni të kujdesshëm. DemiHumori i mrekullueshëm i bashkëshortit tuaj do t’ju ndriçojë ditën. Edhe pse shpenzimet tuaja mund të rriten sot, një rritje përkatëse në të ardhurat tuaja do të kujdeset për kërkesat imediate. Kjo do të jetë një ditë e mirë për të planifikuar një udhëtim të shkurtër në një vend me rëndësi historike. BinjakëtNjë mik i vjetër mund t’ju japë këshilla…
Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 298.8 milionë euro. Puna për zgjerimin e autostradës nis me përfundimin e sezonit veror në 2 lotet e para kthesa Kamzës-Vorë dhe Vorë-Sukth, për të cilët janë shpallur edhe fituesit. Në dokumentin e rishikuar të Politikave Prioritare 2025-2027, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare, janë saktësuar edhe vlerat e reja financiare për një sërë projektesh të mëdha. Konkretisht rruga e re Tiranë-Ndroq-Plepa, që mund të shërbej si alternative nëse autostrada Tiranë-Durrës bëhet me pagesë, ka…
Turistët që kthehen nga Korça kanë krijuar trafik të rënduar në aksin Librazhd-Elbasan. Trafiku i makinave shkon mbi tre kilometra, për shkak se qindra vendas, por edhe të huaj e kaluan fundjavën në Korçë, për shkak të festës së birrës. Trafiku në këtë aks rrugor përsëritet çdo fundjavë, kryesisht muajt e dimrit, kur Juglindja vizitohet në masë. Nisja e punimeve për zgjerimin e aksit Elbasan-Librazhd synon pikërisht lehtësimin e trafikut në këtë aks të rëndësishëm, i cili lidh edhe dy pika doganore.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në San Cadido të Italisë, pasi një person vrau dy persona dhe më pas tentoi të vrasë veten, duke krijuar kështu terror. 50-vjeçari Ewald Kuhbacher vrau babanë e tij, Hermann, 90 vjeç, dhe një fqinje, Waltraud Jud, 50 vjeç, e njohur në qytet pasi merrte pjesë në grupin muzikor të qytetit. Motivi mbetet ende i paqartë. Gjithçka nisi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:00, kur u kërkua për ndërhyrje për rrjedhje gazi në një palla pak metra larg komisariatit të policisë, në qendër të Pusterias, e mbushur me turistë. Ewald…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme. Siç duket edhe nga videot e postuara duke u larë në Shën Naum. Meta në një postim të ri është në Ohër ku ka bërë një selfie me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe njëkohësisht liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Në foto kanë pozuar edhe ministri i transporteve Aleksandar Nikoloski dhe ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski. Meta shkruan se u diskuta për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 ndër të tjera.
Kampi i pritjes së emigrantëve është gati që të hape dyert për të pritur të martën më datë 20 gusht kontingjentin e parë të forcave të policisë italiane që do të garantojnë sigurinë në qendrat e ngritura në Gjadër e Shëngjin. Këtyre efektivëve të policisë ju është dorëzuar mes të tjerave edhe një listë me këshilla se si duhet të sillen në Shqipëri në përputhje me traditat e vendasve. Në këtë zonë pritje të vendosur brenda portit të Shëngjinit në një hapësirë prej 4 mijë metrash, në Gjadër rreth 30 kilometra larg Shëngjinit do të përpunohen të gjitha kërkesat për…
Egla Ceno, fituesja e Big Brother VIP Albania 3, ka zbuluar se nuk ka marrë ende çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Në një transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, ajo tha se ka kaluar disa muaj që nga përfundimi i spektaklit dhe nuk ka marrë ndihmë në lidhje me çmimin e shpallur. “Nuk e kam marrë akoma 100 mijëshen e Big-ut. Nuk e kam marrë akoma”, tha ajo. Sipas Egla Cenos, organizatorët janë në pushime dhe ajo nuk ka pasur ndonjë kontakt për të marrë paratë. Ndërkohë, aktorja po punon në projekte të reja, megjithëse është më pak aktive…
Marrëdhëniet seksuale me shumë partnerë dhe sjelljet e rrezikshme seksuale të lidhura shpesh edhe turizmin seksual, tashmë një tjetër destinacion ky që vitet e fundit po merr përmasa, dukshëm ka sjellë një rritje të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Sipas mjekut Arjan Harxhi në klinikën e sëmundjeve infektive në QSUT ritmet e infektimit janë më të larta se ato të një viti më parë “Kemi shtim të rasteve me Hiv-Aids nga dita në ditë. Mbi 80 raste të reja në 6 muajt e parë dhe kjo është një shifër e konsiderueshme pasi me këto ritme mund t’ia kalojmë edhe vitit të…