Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Zvicër, me protagonist babain e një futbollisti shqiptar. Gjithçka ndodhi për shkak se trajneri i klubit të Zurich, aktivizoi në pjesën e dytë të një ndeshje kupe futbollistin shqiptar Labinot Bajrami. Për shkak se nuk i pëlqeu impenjimi, trajneri e nxori sërish nga fusha lojtarin pas 18 minutash, duke shkaktuar një zemërim të madh tek ky i fundit. Kjo situatë nuk përfundoi me kaq, pas nga tribuna në drejtim të trajnerit Ricardo Muniz fluturoi një çadër. Ndeshja u ndërpre për pak minuta pasi rezultoi që babai i futbollistit shqiptar kishte dashur të godasë trajnerin…
Author: tirana
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te “Komuna e Parisit”, ndërsa dyshohet për një person të plagosur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen detaje mbi ngjarjen.
Moti i keq me erë të fortë dhe reshje intensive kanë përfshirë qytetin e Vlorës. Moti i keq ka boshatisur plazhet, por edhe ka krijuar trafik të rënduar në disa prej akseve të qytetit të Vlorës. Fillimjava ishte parashikuar me mot të paqëndrueshëm dhe ulje temperaturash. Ashtu siç edhe ndodhi mesditën e kësaj të hëne, ku nga moti i keq u prek edhe qyteti u Vlorës me reshje intensive të shiut, por edhe erë të fortë. Reshjet e shiut kanë përfshirë edhe Durrësin, duke detyruar pushuesit të mos frekuentojnë vijën bregdetare.
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi flet për skandalin te Onkologjiku dhe padinë e depozituar në SPAK për ”vrasje me dashje” ndaj kryeministrit, ministrave dhe drejtuesve të QSUT-së. Vokshi u shpreh se Rama e ka ditur për skandalin te Onkologjiku, ndërsa theksoi se ai nuk është i vetmi skandal brenda QSUT-së. ”Nuk e di statusin e hetimeve, por personalisht ka kohë që e kam ndjekur situatën te Onkologjiku. Kjo padi që unë e kam dorëzuar para disa ditësh, na ka marrë jo pak kohë, së bashku me specialistët e shëndetësisë në PD. Ne kemi grumbulluar shumë prova dhe nuk jemi ndalur…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se forca politike që ai drejton do të jetë në mbështetje të të gjitha protestave që denoncojnë korrupsionin e qeverisë ”Rama 3”. Gjatë konferencës me gazetarët, Meta u pyet nëse ka pasur komunikim me kreun e PD-së apo pjesëtarë të tjerë të opozitës për vijim të akasionit opozitar me ardhjen e shtatorit. Ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por theksoi se programi i Partisë së Lirisë me pesë pika do t’u japë zgjidhje, 5 problemeve më shqetësuese për vendin, nga bujqësia, industrializimi e deri te arsimi. Kreu PL-së ngriti shqetësimin e…
Partia Demokratike mbyll këto ditë drejtuesit politikë që do të udhëheqin 12 qarqet në betejën e ardhshme elektorale. Në 11 qarqe drejtuesit janë mbyllur dhe pritet vetëm ekipi që do të drejtojë Tiranën. Tirana është qarku më i madh i vendit dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të nxjerre 38 deputetë nga 36 që ka aktualisht, për shkak të lëvizjeve politike dhe PD synon që në këtë qark të vendosë disa drejtues politikë. Në Tiranë pritet që drejtues politikë të jenë: Belind Këlliçi, Jozefina Topalli e cila ka qenë drejtuese politike në Lezhë do të vijë drejtuese politike në…
Shkolla artistike “Onufri” në Elbasan ka përfunduar rikonstruksionin e saj të plotë, duke u shndërruar në një qendër të vërtetë artistike. Ky institucion arsimor tani është zgjeruar me klasa të reja, laboratorë shkencorë, palestër të re dhe një sallë koncertesh të dedikuar për 340 nxënës artistë. Ky projekt ambicioz u bë i mundur falë investimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit. Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja shprehu mirënjohjen e tij për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për mbështetjen e vazhdueshme në investimet arsimore, duke theksuar se shkolla “Onufri” është një simbol i Elbasanit, një…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali është takuar këtë të hënë me të ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA, Nancy VanHorn. Në njoftimin e Kuvendit, theksohet se në këtë takim është diskutuar mbi partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve amerikane në Shqipëri, rolin e Kuvendit në thellimin e reformave, sidomos reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës, avancimin e procesit të anëtarësimit në BE, fuqizimin e institucioneve të pavarura, bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe qytetarët. “VanHorn e uroi Kryetaren Spiropali me rastin e zgjedhjes Kryetare e Kuvendit dhe shprehu gatishmërinë…
Sonte, e hënë 19 gusht , është një natë e veçantë pasi vjen Super Hëna e Plotë e Gushtit, e njohur edhe si Hëna e Plotë e Oxyrhynchus por edhe Hëna Blu , siç quhet një fenomen që vërehet një herë në 2-3 vjet. Një Hënë, domethënë 15% më e ndritshme dhe 30% më e madhe se Hënat e tjera të Plotë. Ky spektakël qiellor është për faktin se orbita e satelitit tonë natyror arrin pikën më të afërt me Tokën sonte. Do ta shijojmë idealisht kur të ngrihet (në Shqipëri, në orën 20.25 ), pasi kur është afër horizontit…
Një 61-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia në QSUT, njofton Policia e Tiranës. Kjo e fundit bën të ditur se shtetasi L.H, banues në Burrel, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet nëse 61-vjeçari ishte ose jo pacient në QSUT. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 19.08.2024, në QSUT, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë, shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Aksident me vdekje në Kurbin! Rreth orës 12:20, në Laç, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen M. Gj., 72 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, 24-vjeçarin, për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Temperaturat e larta duket se do ja lënë vendin reshjeve të shiut dhe stuhisë në Greqi. Meteorologu grek Thodoris Kolidas ka paralajmëruar qytetarët që jetojnë kryesisht në zonën veriperëndimore që të tregojnë kujdes. Më herët, autoritetet kanë nxjerrë Buletinin Emergjent të Përkeqësimit të Motit për stuhi të forta dhe breshëri në zonat qendrore dhe veriore për ditën e sotme dhe nesër, të cilat do të shoqërohen lokalisht me një frekuencë të lartë rrufeje. Sipas tyre, reshjet e dendura të shiut dhe studia do të jenë prezente në 10 zona, për të cilat është ngritur edhe “alarmi i kuq”.