Autoriteti Rrugor Shqiptar, vijon punën për mirëmbajtjen në të gjitha akset kombëtare, për të garantuar rrugë të pastra e të sigurta, me sinjalistikë vertikale dhe horizontale të rifreskuar. Sipas ARRSH-së, në bashkëpunim me grupet e mirëmbajtjes po punohet për riparimin dhe zëvendësimin e tabelave të dëmtuara. Gjithashtu po punohet për zëvendësimin e parmakëve mbrojtës të dëmtuar, prerjen e vegjetacionit në rrugë, pastrimin e rrugëve nga mbetjet urbane dhe rifreskimin e sinjalistikës vertikale/horizontale. Punimet e mirëmbajtjes në të gjitha akset nacionale dhe ato turistike do të kenë ndikim në sigurinë rrugore.
Author: tirana
Një dasmë në Ferizaj u kthye në tragjedi. Në oborrin e një restorantit fshatin Bibaj, Sadri Sadriu, gjyshi 89-vjeçar i dhëndrit u qëllua me armë zjarri dhe humbi jetën. Festim Ramadani, zyrtar i policisë së Kosovës, Festim Ramadani qëlloi me armë drejt 89-vjeçarit Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës. Viktima mësohet se është xhaxhai i Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Autori u dorëzua më pas në Polici, ndërsa më vonë u arrestua edhe një person i dytë, që dyshohet se e ndihmoi. Gazeta Nacionale në Kosovë, shkruan se 89-vjeçari dyshohet për pedofili, pasi motivi i vrasjes…
Edhe Arsenal e ka nisur me fitore sezonin e ri në Premier League duke mundur 2-0 në shtëpi Wolverhampton. Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Artetës, të cilët pas disa rastesh, gjetën rrjetën me Havertz në minutën e 25’ pas një asisti të Sakas. Në pjesën e dytë ishte radha e këtij të fundit, i cili në minutën e 74’ dyfishoi shifrat, pas një asisti të gjermanit Havertz. Brighton arriti një fitore bindëse në transfertë kundër Everton me rezultatin 0-3, Newcastle triumfoi me vuajtje përballë Southampton me rezultatin 1-0, ndërsa Nottingham barazoi 1-1 me Bournemouth.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka folur për hapjen e Urës së Ibrit, duke thënë se janë në kontakt të përditshëm me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe se presin që ta mbajnë fjalën që pa marrëveshje nuk do të ketë hapje të urës. Vuçiç po ashtu ka thënë se nuk ka vullnet të përbashkët politik mes dy vendeve për këtë çështje duke shtuar se me caktimin e datës së zgjedhjeve në Kosovë çdo gjë është fushatë dhe se presin provokime. “Jemi në kontakt të përditshëm me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-it, me të cilët kemi bashkëpunim shumë korrekt dhe presim…
Sezoni i ri i Premier League nisi me pozitivitet për Liverpool, që arriti të triumfonte 0-2 në transfertën e Ipswich. Sfida ishte mjaft e luftuar, me skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit anglez që arriti të rezistonte pa pësuar pjesën e parë. Më pas, në pjesën e dytë mendoi egjiptiani Salah. Në minutan e 60’, 32-vjeçari asistoi për Diogo Jotan, i cili zhbllokoi takimin, teksa pesë minuta më vonë, Salah gjeti rrugën e rrjetës, duke u bërë kështu i pari lojtar në historinë e Premier League, që shënon gol në 9 takime hapëse. Arne Slot debuton me fitore në…
Një i ri i ka dhënë fund jetës në Tiranë këtë të shtunë. Ngjarja tragjike ndodhi në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku 28-vjeçari me iniciale J. M., 28 vjeç u vetëvar në banesë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Brenda dy ditëve, raportohet shtatë vetëvrasje në vend! Sot në mesditë, një 60-vjeçare u gjet e vetëmbytur në Liqenin Artificial të Tiranës. Ndërsa në mëngjes, një e moshuar i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i pestë i banesës. Ngjarja ndodhi në rrugën “Hamdi Sina” në Tiranë, ku 78-vjeçarja ndërroi jetë në vend. Polumbarët…
Policia në Dhërmi ka arrestuar një 28-vjeçar pasi është shkaktari i një zjarri që shkrumboi një hapësirë të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, i riu ka ndezur fishekzjarrë gjatë një eventi por shkëndijat të shtyra edhe nga era në zonë, bënë që të merrte flakë sipërfaqja e tokës me bimësi. “Gjatë orëve të para të ditës së sotme, në fshatin Dhërmi, u mor njoftim për një vatër zjarri që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme. Si rezultat i hetimeve dhe falë bashkëpunimit me banorët…
Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në një nga fluturimet e kompanisë gjermane të fluturimit “Lufthansa”. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është ndaluar agjenti i sigurimit të aeroplanit veçse i ka folur në gjuhën shqipe, duke menduar se ai ishte shqiptar. Ajo publikoi një video në InstaStory, ku shihej duke qarë me dënesë në aeroport. “Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha në video. Artistja ka qenë në Riad…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për vrasjen e ndodhur në Ferizaj mbrëmjen e 16 gushtit, ku u ekzekutua me armë zjarri xhaxhai 89-vjeçar i bashkëshortit të saj. Osmani shkruan se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kanë asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që çuan në vrasjen e mbrëmshme. Presidentja e Kosovës nënvizon se shkrimet e mediave për këtë çështje nuk janë të vërteta, duke kërkuar hetimin e tyre. ”Buzhala me “Nacionalen”, dhe disa të tjerë, duke më implikuar mua dhe bashkëshortin tim në situata me të cilat nuk kemi asnjë lidhje të vetme, kanë qëllim të…
Ndërsa negociatat për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës rifillojnë javën tjetër, Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore. Sipas autoriteteve spitalore të Rripit të Gazës, të paktën 18 pjestarë të një familjeje kanë humbur jetën. Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari po këmbëngulin për një marrëveshje armëpushimi mes Izralit dhe Hamasit, ndërsa mes plastinezëve të zhvendosur nga lufta janë zbuluar rastet e para me poliomielitit. Një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës vrau të paktën 18 pjestarë të një familjeje, sipas autoriteteve lokale të shëndetësisë që kontrollohen nga Hamasi. Sulmi ajror mëngjesin e së shtunës goditi një shtëpi dhe…
Vrasja e Egli Progës shkaktoi indinjatë në opinionin publik dhe reagime të shumta. Por jo vetëm kaq, sepse në përplasje u përfshinë edhe dy institucione ligjzbatuese, Policia dhe Prokuroria, që lanë qartë një konflikt juridik dhe ligjor mes tyre, për procedurat hetimore. Gjykata la në burg autorin Denis Meçe dhe liroi me detyrim paraqitjeje tre të tjerët, duke sjellë edhe reagimin e fortë të familjarëve të viktimës. Pikërisht për këtë rast ka folur edhe avokati Edmond Petraj, i cili e vlerëson si të pavend dhe gabim përplasjen mes dy institucioneve, por edhe rikualifikimin që bëri organi i akuzës. Petraj shprehet…
Policia Rrugore në Elbasan informon për situatën në Rrethrrotullimin e Bradasheshit këtë të shtunë, ku është krijuar radhë automjetesh. Për momentin ka ngadalësim të lëvizjes së mjeteve, pasi ka fluks të madh makinash në drejtim të Korçës apo jugut të vendit. Po ashtu, Policia Rrugore njofton se ka shtuar patrullat e policisë për menaxhimin e trafikut. ”Policia Rrugore e Elbasanit masa të shtuara për të përballuar fluksin e madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Korcës dhe zonave bregdetare të jugut. Policia Rrugore ka rritur prezencën me patrulla të shtuara në akset rrugore Elbasan-Librazhd dhe Elbasan-Rrogozhinë, për të eleminuar…