Author: tirana

GJKKO ka lënë në burg Gazmir Preçin, shefi i Antidrogës në Durrës, i cili akuzohet se ka shantazhuar pronarin e një lokali me pretendimin që do ia mbyllte biznesin, nëse nuk i jepte 20 mijë euro. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e Preçit, i cili ka kërkuar një masë më të butë se arresti me burg. “Kërkoj një masë më të butë, pasi jam baba i tre fëmijëve. Nuk e dija fare se në pako kishte para. Kam shkuar vetëm se më ka kërkuar pronari i biznesit. Nuk e dija se kishte lekë brenda zarfit dhe në…

Read More

Një grua 60-vjeçare është gjetur e vetëmbytur në Liqenin Artificial të Tiranës. Ajo është gjetur sot rreth orës 11:00, ndërsa policia thotë se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. “Më datë 17.08.2024, rreth orës 11:00, te Liqeni Artificial, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase e seksit femër rreth 60 vjeçe. Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Read More

Janë vënë në pranga dy persona të Tiranë, të cilët në mes të ditës i kanë marrë nga qafa varësen e floririt një grua që po ecte buzë Lanës. Policia ka publikuar edhe pamjet nga momenti kur ata i afrohen dhe i këpusin varësen, e më pas largohen duke vrapuar. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se dy persona i kishin vjedhur varësen një shtetaseje, në Rrugën e Elbasanit, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Necklace”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta…

Read More

Një 43-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi akuzohet se kultivoi në pyll 250 bimë kanabisi. Pas hekurave ra shtetasi Filip Tetaj, banues në fshatin Mërqi. NJOFTIMI I POLICISELezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjashi”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kishte kultivuar në pyll, 250 bimë cannabisi, si dhe posedonte fara cannabisi, me qëllim kultivimin, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari. Asgjësohet bimët narkotike dhe sekuestrohen farat narkotike. Si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve proaktive që po kryhen në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë…

Read More

Viti i ri shkollor do t’i gjejë nxënësit e shkollës “Avni Rustemi” me hapësira të reja dhe bashkëkohore. Gjatë inspektimit të fundit, para mbylljes së rikonstruksionit të shkollës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se mësimi me dy turne i përket së shkuarës. “Kjo shkollë do të jetë një bizhu për Njësinë 10, e cila ka prodhuar shumicën e basketbollistëve të Tiranës. Ajo është ndërtuar në vitin 1960 dhe ka kaluar me dy turne, prej faktit se qyteti është rritur, lagjja po ashtu, por nuk është rritur kapaciteti i shkollës. Kemi përdorur palestrën e vjetër për të shtuar 4 klasa.…

Read More

Një konflikt mes tre adoleshentëve ka përfunduar në përdorimin e thikave në qytetin e Kukësit, ku për pasojë është plagosur rëndë një 15-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në qendër të qytetit. Sipas policisë konflikti ka nisur fillimisht verbalisht për motive të dobëta, por më pas ka agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta. Blutë kanë shoqëruar autorin e dyshuar, bashkëmoshatar i të plagosurit, ndërkohë është shoqëruar edhe një 14-vjeçar i cili ishte bashkë me autorin në momentin e plagosjes. Urgjenca e Kukësit, pasi i ka dhënë ndihmën e parë të miturit e ka nisur…

Read More

Një incident i pabesueshëm ka ndodhur në një bashki të madhe të Greqisë Qendrore, ku drejtuesi i saj është dhunuar rëndë nga një person. Sipas mediave greke, autori i dhunës ka zbuluar se gruaja e tij dhe kryetari i kësaj bashkie kishin një lidhje intime jashtëmartesore. Më tej mediat greke raportojnë se mes kryetarin i bashkisë dhe personi i cili e dhunoi, kishin njohje të mëparshme, pasi dyshohet se kanë pasur edhe një marrëveshje informale që lidhej me transaksione financiar. Deri më tani, mediat greke nuk e kanë zbuluar ende identitetin e kryebashkiaut, ndërsa autoritetet e drejtësisë kanë nisur hetimet…

Read More

Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Apelit e Shkodrës, me rreth 2 vjet burgim, për posedim pa leje, të 2 armëve të zjarrit. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ëiesbaden, u finalizua ekstradimi nga Frankfurti në Shqipëri i shtetasit Akil Qeleposhi, 33 vjeç, lindur në Bajram Curri. Gjykata e Apelit e Shkodrës, në vitin 2022 e ka dënuar këtë shtetas, me 23 muaj e 7 ditë burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit”, pasi: Gjatë një kontrolli në një lokal në Bajram…

Read More

Morën në automjet 1 emigrant nga Pakistani, duke e mashtruar se do ta transportonin në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin ilegalisht të kufirit për në Mal të Zi, por e dhunuan, i morën eurot që ky shtetas kishte me vete dhe e zbritën në Fier. Policia brenda pak orësh identifikoi, kapi dhe vuri në pranga 2 autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale eurot që dy shtetasit i morën me dhunë emigrantit, dy celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin dy shtetasit e arrestuar . Shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë nga spitali…

Read More

Një e moshuar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i banesës. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hamdi Sina” në Tiranë, ndërsa 78-vjeçarja ka ndërruar jetë në vend. “Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja Sh. S., 78 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje”, sqaron policia. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Kanë vijuar zjarret edhe gjatë ditës së sotme në kurorën e “Liqenit të Zi” si dhe në pyjet më afërsi të fshatrave të njësisë Zerqan dhe Fushë Bulqizë. Gjatë ditës së djeshme tre vatra të reja janë shfaqur në njësinë Shupenzë dhe Gjoricë, por dy nga tre vatrat janë fikur gjatë natës nga shërbimet e zjarrfikës së bashkisë Bulqizë. Ndërkohë ajo ç’ka po ngelet serioze janë zjarret që po vijojnë në e kurorës së Liqenit të Zi dhe që po vijojnë në drejtim të kurorës së “Liqenëve të Dhoksit” në Bulqizë, zonë e cila kërkon ndërhyrje vetëm nga ajri.

Read More

Pamjet që shihni tregojnë Dhermiun gjatë natës të përfshirë nga flakët. Zjarri në fjalë është regjistruar pak pas mesnate. Deri më tani nuk dihet situata në terren, nëse flakët janë lokalizuar apo jo. Ndërkohë, pritet që të tjera detaje. Dyshimet e para dhe nga videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, zjarri është përhapur si pasojë e fishekzjarreve që kanë plasur për të festuar një ditëlindje. Kujtojmë se në këto ditë të nxehta vere janë regjistruar shumë vatra zjarri në vendin tonë, ndërsa disa prej tyre kanë qenë të qëllimshme.

Read More