Noizy u shpreh se i falënderon të gjithë për mbështetjen dhe se ka besim të drejtësia e dy vendeve. Ndërkohë tha se ka një lajm të rëndësishëm për fansat, ku pas anulimit të koncertit në Shëngjin natën që u arrestua, tha se të mërkurën e 21 gushtit do të mbajë një koncert të madh në Tiranë, Selman Stërmasi. Hey, Faleminderit nga zemra të gjithëve. Në mungesë disa dashuri shkëlqejnë më fort. Faleminderit fansave të mi që janë padyshim më të mirët në botë, miqve të mi, kolegëve të mi, që më kanë dhënë kurajo në këtë moment të vështirë.Nuk do…
Author: tirana
Zjarrfikësit në Turqi po zhvillojnë një ‘betejë titanike’ sot në frontet e zjarrit që janë përhapur në të gjithë vendin, pasi moti i thatë, i nxehtë dhe me erë çoi në një seri vatrash, duke përfshirë një që kërcënoi monumentet dhe varret e Luftës së Parë Botërore në fushën e betejës në Galipolit. Në gadishullin ku një zbarkim aleat u rrah nga trupat osmane në një fushatë njëvjeçare në 1915, flakët arritën në varrezat e Canterbury, ku janë varrosur ushtarët e Zelandës së Re. Imazhet e vendit në veriperëndim të Turqisë tregojnë varret, në një kopsht të djegur me pamje…
Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:00 në aksin Fier-Levan në vendin e quajtur qafa e Koshovicës ku dy automjete, njeri Mercedes-Benz dhe një Audi, janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë janë plagosur 2 persona që udhëtonin me makinën Audi, të cilët janë transportuar për në spitalin rajonal të Fierit. Paraprakisht, shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normale e mjeteve.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit të Lezhës. Si pasojë e përplasjes mes makinës dhe motorit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës. I plagosuri ka marrë ndihmën e parë nga disa qytetarë, derisa ka ardhur ambulanca.
Është lënë i lirë nga Gjykata e Durrësit ditën e sotme këngëtari i njohur Noizy, pasi pagoi një garanci prej 5 milionë lekësh të reja. Sapo ka lënë ambientet e paraburgimit, ai është futur live në Instagram, ku ka folur me ndjekësit e tij pas disa ditësh izolim. Ai u shpreh se i falënderon të gjithë për mbështetjen dhe se ka besim të drejtësia e dy vendeve. Ndërkohë tha se ka një lajm të rëndësishëm për fansat, ku pas anulimit të koncertit në Shëngjin natën që u arrestua, tha se të mërkurën e 21 gushtit do të mbajë një koncert…
Për dy mjeke të spitalit të Korçës, Policia ka referuar materialet në Prokurori, pas kallëzimit të bërë ndaj tyre nga familjarët e një 61-vjeçareje që ka ndërruar jetë. Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se “nga Komisariati i Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori për vlerësim për shtetaset A. D., dhe G. R., të dyja mjeke në spitalin e Korçës”. Në vijim sqarohet se familjarët e një 61 vjeçareje që humbi jetën më datë 14.08.2024, paraprakisht dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, kanë bërë kallëzim pasi pretendojnë se mjeket kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61-vjeçares.
Prej 12 ditësh vijon të mbetet aktiv zjarri në Malin e Thatë dhe Parkun Kombëtar të Prespës. Ndërhyrja nga ajri gjatë dy ditëve të fundit ka përmirësuar situatën, por vatrat rrezikojnë të aktivizohen për shkak të temperaturave të larta, erës dhe llojit të bimësisë dhe drurëve. Më problematike gjendja është në vendin e quajtur Pllaja e Pusit, ku terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në terren sot janë 25 forca të ushtrisë por edhe shërbimit zjarrfikës të bashkisë dhe Zonave të Mbrojtura. Ndërhyrja nga ajri me avionët e ardhur nga Rumania pritet të vazhdojë edhe përgjatë ditës së…
Një 24-vjeçar në Lushnjë ka kallëzuar në polici se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Policia po punon për gjetjen e saj “Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi K. K., 24 vjeç, banues ne Lushnjë, i cili kallëzon se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa. Po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin Soline në jug të Kroacisë. Aksidenti u shkaktua nga një 40-vjeçar shqiptar nga Kosova. Siç raportojnë mediat e huaja, ai doli në korsinë e kundërt dhe përplasi makinën tjetër. Në makinën kroate ka humbur jetën shoferi 45-vjeçar, ndërsa dy pasagjerët kanë pësuar lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetëën. Shoferi kosovar ka pësuar lëndime të rënda. Dy pasagjerët shqiptarë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësorë. Një grua 42 vjeçe dhe një 11-vjeçar ndodhen në koma, ndërsa një18-vjeçar ka dalë nga spitali me lëndime të lehta.
Suedia raportin e parë brenda territorit të saj të një personi të prekur nga lija e majmunëve – e njohur si mpox (empok). Vetëm një ditë më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë e kishte shpallur kërcënim global për shëndetin publik virusin e përhapur fillimisht në Kongo dhe në vende të tjera të Afrikës. Mbërritja e tij në Suedi shënon shenjën e parë të përhapjes së sëmundjes jashtë kontinentit afrikan. Autoritetet shëndetësore suedeze njoftuan se personi ishte infektuar gjatë qëndrimit në Afrikë dhe i është nënshtruar trajtimit mjekësor. “Është konfirmuar se kemi një Suedi një rast të lisë së majmunëve. Personi…
Policia e Vlorës njofton se ka proceduar penalisht një 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar motrën e tij. Përpos dhunës ndaj motrës, i riu dyshohet se ka ushtruar dhunë edhe ndaj djalit të motrës së tij (nipit). “Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. G., 25 vjeç, pasi ka bërë kallëzim motra e tij se 25-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe djalit të saj”, njofton policia.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. K në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike. Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë. Materialet procedurale u…