Author: tirana

Efektivi Festim Ramadani është autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur një natë më parë në Ferizaj, ku mbeti i vrarë në oborrin e një salle dasmash 89-vjeçari, Sadri Sadriu. Vrasjen dyshohet se autori e ka kryer me armën zyrtare por ende nuk dihet asnjë motiv lidhur me ngjarjen. Lidhur me rastin detaje ka dhënë Inspektorati Policor i Kosovës. Bazuar në informacionet fillestare, IPK thotë se dyshimet janë se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë të shtunë t’u urojë qytetarëve shqiptarë një ditë të mbarë me disa pamje vërtetë të veçanta. Ai ka publikuar disa momente nga Parku Kombëtar i Shebenikut, prej nga shiu i meteorëve duket me sy të lirë. “MIRËMËNGJES dhe me momentet e veçanta nga Parku Kombëtar i Shebenikut, prej nga shiu i meteorëve duket me sy të lirë duke ofruar një përvojë të kompletuar të turizmit natyror, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama krahas videos, e cila tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme.

Read More

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit. Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra në formën shtrëngatave.Për ditën e Diel moti parashikohet në orët e para të ditës me kthjellime e vranësira kalimtare më pas mot kryesisht i vranët eintervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët…

Read More

Dashi Praktikoni meditimin dhe jogën për të përmirësuar aftësinë tuaj fizike. Ekziston mundësia që ju të fitoni para sot, por mund të jenë nën pritshmëritë tuaja. Sot mund ta keni të vështirë t’i shprehni ndjenjat tuaja të vërteta partnerit. Demi Ndani problemet familjare me bashkëshortin tuaj. Kaloni më shumë kohë me njëri-tjetrin për të rizbuluar pasionet e humbura dhe për të riafirmuar veten si një çift. Fëmijët tuaj do të përjetojnë gjithashtu këtë ndjenjë gëzimi, harmonie paqeje në shtëpi. Beqarët e kësaj shenje nuk do t’i shpëtojnë dot shigjetës së kupidit sot. Binjakët Udhëtimet e këndshme dhe takimet sociale do…

Read More

Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se palët janë më afër se kurrë për një armëpushim në Gaza, por nuk është arritur, pasi dy ditë negociata në Doha u pezulluan deri në javën e ardhshme. “Nuk dua ta them pa siguri… mund të kemi diçka. Por ende nuk e kemi arritur”, u tha Biden gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. “Ne jemi shumë, shumë më afër sesa ishim tre ditë më parë”, shtoi ai. Megjithatë, zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhi, duke folur për Reuters, akuzoi administratën amerikane se po përpiqej të krijonte një “atmosferë të rreme…

Read More

Legjenda e garave në pistë Scott Bloomquist humbi jetën pas një aksidenti ajror këtë të premte. Ai po pilotonte një avion të vogël, Piper J3 me një motor të vjetër, kur u përplas me një hambar në fermën e tij familjare në Tenesi. Bloomquist ishte i vetmi person në bord. Bloomquist fitoi më shumë se 600 gara gjatë karrierës së tij 40-vjeçare.

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 9 shkurtin e vitit 2025 datën kur do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë. Në dekretin e nënshkruar nga Osmani thuhet se caktimi i datës së zgjedhjeve u bë pas konsultimeve me partitë politike dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Më 31 korrik, presidentja Osmani ftoi të gjitha partitë parlamentare në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në këtë takim nuk mori pjesë kreu i partisë në…

Read More

Parlamenti turk është kthyer në një arenë boksi këtë të premte, ku deputetët janë përleshur me njëri-tjetrin. Fillimisht një deputet i opozitës u sulmua pasi bëri thirrje për lirimin dhe pranimin në kuvend të kolegut të tij Can Atalayt, i burgosur për organizimin e protestave antiqeveritare. Në pamje shihen deputetët e partisë në pushtet, AKP, teksa nisen drejt foltores duke e sulmuar deputetin opozitar Ahmet Sik. Më pas edhe dhjetëra deputetë të tjerë u përfshinë në përleshje. Atalay është dënuar me 18 vite burg më 2022 mbi akuzat se është përpjekur të rrëzojë qeverinë përmes organizimit të protestave mbarkombëtare në…

Read More

Zjarri në fshatin Çërrrilë të Mallakastrës vijon ende, edhe pse intensiteti i flakëve është ulur pas ndërhyrjes së helikopterit, por era ndez vatra të reja. Sipas përgjegjësit të shërbimit zjarrfikës , Beso Enveri, terreni ka qenë i vështirë dhe banorët e zonës kanë ndihmuar zjarrfikësit me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Zjarri është aktivizuar që mbrëmjen e djeshme, teksa katër banesa janë përfshirë nga flakët, një prej tyre e pabanueshme, fatmirësisht pa problem për shëndetin e njerëzve. Dëmet nga zjarri janë të konsiderueshme dhe aksioni për shuarjen e flakëve vijon si nga toka ashtu edhe nga ajri.

Read More

Një masiv pyjor në fshatin Ketë në Xibër rrezikohet nga flakët. Raportohet se vatra e fuqishme e zjarrit është aktivizuar në malet e Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit. Nga informacionet e para mësohet se zjarri fillimisht ka nisur në anën e fshatit Mal Vilëz të Njësisë Administrative Zall – Bastar të Tiranës. Për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi duke bërë që zjarri të zgjerojë perimetrin. Vatra e zjarrit ka prekur edhe një nga zonat më të bukura të fshatit Ketë, e cila është me pemë halore Ahu. foto galeri foto galeri foto galeri…

Read More

Lajm i trishtë për Forcat e Armatosura. Nënkoloneli Agim Sallaku është ndarë nga jeta. Këtë lajm e ka ndarë në rrjetet sociale edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i cili shpreh mirënjohje për kontributin e Sallakut në shërbim të Forcave të Armatosura. Nënkoloneli ka shërbyer për shumë vite në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe në operacionet për shuarjen e zjarreve në malet shqiptare. “Trishtim dhe dhimbje për ikjen e parakohëshme nga jeta të nënkolonel Agim Sallakut! Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, nënkolonel Sallaku u nda nga jeta duke lënë në hidhërim familjen dhe të gjithë…

Read More

Radhë të gjata janë krijuar në dalje në pikën e kalimit kufitar të Kristallopigi që lidh Greqinë me Shqipërinë.Shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj e po vijnë për fundjavë në vendin tonë thanë se policia greke e kufirit po punon vetëm me dy sportele në dalje duke sjellë radhë të gjata në anën greke. Ata thonë se për të hyrë në Shqipëri kanë pritur mbi një orë. Gjatë dy ditëve të fundit, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë mbi 10.000 shtetas kryesisht shqiptarë.

Read More