Author: tirana

Zjarri i rënë dy ditë më parë në Lushnjë ishte një nga zjarret më të rrezikshme. Flakët e nisura në lagjen Xhevdet Nepravishta përfshinë kodrën lindore dhe dolën deri në Karbunarë, ndërsa në total u dogjën të 50 hektarë të mbjella me ullinj e pemë frutore, ndërsa u rrezikuan edhe banesat Për fermerët e Karbunarës dëmi i shkaktuar është shumë i madh. Të dëshpëruar nga kjo çfarë iu ka ndodhur, ata nuk dinë kujt t’ju ankohen. Flakët për pak sa nuk rrezikuan edhe banesat. Sic duket edhe nga pamjet zjarri ka shkuar deri te dyert e tyre, ndërsa flakët nuk…

Read More

Një grua 62-vjeçare është vrarë me armë gjahu nga nipi i saj në Janinë. Nipi ishte i dyshuari kryesor që në momentin e parë sipas mediave greke, ndërsa u mor në pyetje menjëherë nga autoritetet. Shkaqet e ngjarjes së rëndë dyshohen për shkak të parave. Autori, i cili edhe e ka pranuar krimin, e vizitonte shpesh tezen e tij, e cila jetonte vetëm. Krimi, në bazë të konstatimeve të mjekut, dyshohet se ka ndodhur në 24 orët e fundit . Gruaja u vra me goditje në gjoks dhe në bark. Banorët e fshatit janë të tronditur, teksa thonë se ishte një grua të…

Read More

Gjykata e Durrësit ka liruar këtë të premte nga qelia reperin e njohur Noizy. Kosova e ka shpallur atë në kërkim për dhunën që ka ushtruar ndaj një personazhi të Tik Tok-ut. Gjykata e Durrësit ka liruar sot Noizyn. Togat e zeza kanë pranuar garancinë pasurore të reperit prej 50 milionë lekësh. Ai po mbahej prej disa ditësh në paraburgim, pasi u arrestua për dhunë ndaj personazhit të TikTok-ut Medi Iseni! Noizy është i akuzuar për plagosje të rëndë në një klub në Pejë të Med Isenit. Ky i fundit, me anë të një video pas sherrit tregoi gjithçka që…

Read More

Krimi Kibernetik ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar i cili pasi i vodhi llogarinë në “Instagram” një shtetasi, i kërkoi 40 mijë euro në mënyrë që të mos t’i publikonte mesazhet. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se në pranga ka rënë shtetasi Arion Hyseni. Hyseni u arrestua në flagrancë në momentin që do të merrte paratë. Po vijon puna për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me 35-vjeçarin, për këtë rast. Policia ka sekuestruar 7 celularë, 2 disqe dhe 1 USB. Denoncimi Një 31-vjeçar kishte denoncuar se ishte shantazuar…

Read More

Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në klasifikimin për Europën. Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili ndau të dhënat e publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, që i referohen katërmujorit të dytë të këtij viti. “Ja edhe të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve ku për katërmujorin e dytë të këtij viti, aeroporti “Nënë Tereza” kryeson me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në klasifikimin për Europën. Agjenci ‘patronazhistësh’ të hapësirës ajrore”, shkruan Rama.

Read More

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka komentuar arrestimin e shefit të Antidrogës në Durrës, Gazmir Preçi. Ministri shkruan se ku operacion tregon se mesazhi është i qartë, policët që hiqen si padronë të qytetarëve dhe bizneseve do marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor. ”Operacioni i AMP-së, në bashkëpunim me SPAK, është mesazh i qartë për ata punonjës policie të cilitdo niveli qofshin, që do të tentojnë të cenojnë besimin e qytetarëve tek Policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtorë të ligjit, do të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor. Mbështes dhe inkurajoj AMP-në…

Read More

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një takim me të gjitha ekipet pjesëmarrëse në kampionatin Kategoria Superiore në prag të nisjes së sezonit të ri 2024-2025. Në këtë takim i cili u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit” dhe që u organizua nga Departamenti i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit morën pjesë trajnerë dhe kapitenë të skuadrave të Kategorisë Superiore, ndërsa u diskutua mbi rregulloren e arbitrimit se si lojtarët ndëshkohen në rastet e ndërhyrjeve të gabuara ndaj kundërshtarit, prekjet e topit me dorë kur janë të ndëshkueshme dhe kur jo, simulimet në zonën e penalltisë, por edhe në fushë,…

Read More

Aeroporti ”Nënë Tereza” kryeson me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në klasifikimin për Europën. Kryeministri Edi Rama poston të dhënat e publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, që i referohen katërmujorit të dytë të këtij viti. ”Ja edhe të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve ku për katërmujorin e dytë të këtij viti, aeroporti “Nënë Tereza” kryeson me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në klasifikimin për Europën. Agjenci ‘patronazhistësh’ të hapësirës ajrore”,-shkruan Rama.

Read More

Kryekomisari Gazmir Preçi, i arrestuar në Durrës për gjobvënie, e kishte marrë gradën së fundmi. Ky nuk është rasti i parë që përballet me akuza të rënda, pasi në vitin 2021 kur ky oficer policie shërbente në Policinë e Fierit është arrestuar për shpërdorim detyre dhe kultivim bimësh narkotike. Çështja u mbyll dhe ai u promovua në detyrë duke u sjellë në Durrës si shef sektori për narkotike, ku kreu veprën e paligjshme të gjobvënies dhe përballet tashmë dy akuza të reja të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv. SPAK përveç rastit të fundit, po heton edhe në lidhje me…

Read More

Banorët që preken nga aksi Thumanë-Kashar, do të mbajnë një tjetër protestë sot në orën 19:00, teksa kërkojnë hyrje-dalje për zonat e tyre. Deputetja e PD-së, Andia Ulliri lajmëron të gjithë banorët e Bashkisë së Krujës që t’i bashkohen protestës, e cila mbahet sot në orën 19:00. Ulliri thekson se protesta do të mbahet tek ish-Rrethrrotullimi i Thumanës. Ajo thotë se të gjithë banorët duhet të jenë së bashku, kundër padrejtësisë.

Read More

Në shërbimin e Onkologjisë, reparti i Radioterapisë në QSUT mbi 400 pacientë të diagnostikuar me tumore të lëkurës, tashmë do të trajtohen përmes pajisjes së Ortovoltazhit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se kjo pajisje e ortovoltazhit ofron trajtim të personalizuar për pacientët me kancer të lëkurës. “Pajisja ofron saktësi maksimale në aplikimin e dozave terapeutike; përmirësim të rezultateve klinike dhe ulje të efekteve anësore”, u shpreh Koçiu. Ministrja vlerësoi se “ekipi i radio-onkologëve dhe profesionistëve mjekësorë është i trajnuar për teknikat më të avancuara dhe do të punojë ngushtë me çdo pacient për të zhvilluar…

Read More

Policia e Shtetit ka zbuluar një lokal në Burrel, ku organizoheshin lojëra fati dhe si rezultat ka vënë në pranga autorin Ylli Kuka. I riu në momentin që ka parë policisë, ka tentuar të arratiset, por është lokalizuar shpejt nga efektivët që e kanë ndjekur këmba këmbës. Njoftimi i plotë Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit,…

Read More