Author: tirana

Rikonstruksioni i pishinës publike “Taq Dafa” në Durrës ka ringjallur traditën e notit tek të rinjtë në qytetin bregdetar. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga pishina publike e rilindur në Durrës, ku mund të argëtohen dhe stërviten fëmijë edhe të rritur. Pishina “Taq Dafa” në Durrës është rikonstruktuar tërësisht duke përmbushur të gjitha kërkesat për një pishinë olimpike. Pishina ka një gjatësi prej 50 metra dhe një gjerësi prej 21 metra, me një thellësi që ndryshon nga 2 metra në anën veriore në 1.4 metra në anën jugore.

Read More

Ura e Ibrit po sjell përplasje mes Kosovës dhe aleatëve si në Europë, por edhe aleatin e madh, siç është Amerika. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano thotë se Kosova rrezikon të mbetet e vetme dhe mbrapa, nëse nuk i dëgjon miqtë dhe aleatët e saj. Stano shton se ky qëndrim është bërë i qartë nga BE-ja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Britania e Madhe. ”Dua t’i rikujtoj të gjithë ata të cilët kanë problem të dëgjojnë dhe kuptojnë se të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës [BE, SHBA, NATO dhe Britania e Madhe] kanë thënë qartë dhe pa…

Read More

Plazhi i Currilave në veri të Durrësit, mbetet një nga pikat kryesore turistike të qytetit bregdetar në çdo stinë të vitit. Pushues shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës gjithnjë e më shumë po e zgjedhin këtë plazh për pushimet verore. Ata vlerësojnë ujin e pastër dhe natyrën e bukur që e rrethon. Pastërtia dhe bukuria e bregdetit nuk kalon pa u vënë re nga të turistët, të cilët shpeshherë rikthehen vit pas viti për të shijuar pushimet. ”Është një plazh i bukur. Uji është i pastër. Vij prej disa vitesh. Pamja është shumë e bukur”. Thellësia e ujit dhe…

Read More

Një i ri është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi qëlloi me armë në ajër që të kërcënonte një person. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën qëlloi shtetasi E. Gj., e cila posedohej me leje, nga babai i tij. Njoftimi i policisë Qëlloi me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së një shtetasi, me qëllim kanosjen pas një konflikti për motive të dobëta, shpallet në kërkim. Rreth orës 23:50, në fshatin Shakllnur, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj. ka qëlluar me armë gjahu…

Read More

Meghan Markle ka nisur një tur në Kolumbi me Princin Harry. Fusani i Dukeshësh së Sussex-it, sipas revistës Hello kushton 2,100 dollarë dhe është punuar nga një stiliste kolumbiane. Stilistja për krijimin e veshjes së Meghan Markle është frymëzuar nga efektet transformuese të pëlhurave të bukura dhe që krijon koleksione që janë femërore dhe elegante. Për flokët dhe grimin, bashkëshortja e Princit Harry kishte një pamje natyrale, ndërsa flokët e saj brune ishin të stiluara me kaçurrela të lëshuara mbrapa. Udhëtimi i Harryt dhe Meghan në Kolumbi u njoftua në fillim të këtij muaji. Vizita synon të mbështesë projekte që…

Read More

Kanë kaluar disa ditë dhe Parku Kombëtar i Tomorrit vijon që të jetë në pushtetin e flakëve. Vatra e zjarrit u riaktivizua ditën e djeshme. Për shkak të terrenit të vështirë dhe përhapjes së zjarrit në sipërfaqe të mëdha, sot ka nisur ndërhyrja me avionin rumun për shuarjen e flakëve. Zjarri i nisur ditën e hënë shkrumboi 15 ha pyje dhe shkurre. Dy avionët ushtarakë rumunë u mobilizuan për shurajen e zjarreve.

Read More

Këtë të premte, Rruga e Kombit në segmentin Morinë-Kukës ka patur një fluks tepër të lartë automjetesh nga Kosova. Policia Rrugore e autostradës ka orientuar drejtuesit e mjeteve. Automjetet edhe pse kanë kaluar lehtësisht kufirin Kosovë-Shqipëri janë të detyruar të qëndrojnë në këtë segment rruge për 10-20 minuta. Gjatë 24 orëshit të fundit numri i hyrje-daljeve në Morinë ka arritur në mbi 60 mijë qytetarë. Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes Shqipërisë e Kosovës janë shmangur radhët në kufi. Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë nuk raportohen radhë në kufi.

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u takua me figurën opozitare ruse, Vladimir Kara-Murza, dhe familjen e tij në Shtëpinë e Bardhë. Kara-Murza u lirua nga burgu në Rusi në marrëveshjen e këmbimit të të burgosurve mes Moskës dhe disa vendeve të Perëndimit më 1 gusht. Bideni postoi në Facebook se takimi u mbajt për “ta festuar kthimin e tij në Amerikë”, pasi ai “u burgos padrejtësisht në Rusi sepse foli kundër luftës së Rusisë në Ukrainë”. Kara-Murza ishte shënjestër e dy incidenteve me helmim, për të cilat ai e fajësoi Qeverinë e Rusisë. Ai po vuante një dënim…

Read More

”Pyes veten se sa do të na paguajë ai budalla për ilaçin”,-është një nga mesazhet e shkëmbyera nga anëtarët e grupit prej pesë personash të akuzuar dhe arrestuar për vdekjen e Matthew Perry -t, dhe është krejtësisht tregues i mentalitetit të tyre. Përcaktues për fatin e Matthew Perry në tetor 2023 duket se ka qenë roli i asistentit personal të tij 59-vjeçar Kenneth Iwamasa , i cili sipas njoftimeve të bëra dje, të enjten, për grupin kriminal të përfshirë në vdekjen e aktorit të njohur, ishte ai që administroi dozat fatale të ketaminës. Sipas aktakuzës së ngritur, Iwamasa i ka…

Read More

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka dedikuar një status në Facebook, presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Teksa e quan si njeriun e pazareve, dhe simbol të pandëshkueshmërisë, Basha akuzon se Meta po kërkon sërish që të përfitojë nga votat e demokratëve. ”Sot po kërkon sërish me akuza qesharake që të bëjë pazarin e rradhës në kurriz të demokratëve e të përfitojë nga votat e tyre”,-shkruan Basha. Postimi i plotë Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Njeriu me bllok në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat…

Read More

Në vazhdën e hedhjes së akuzave ndaj njëratjetrës për vrasjen e Egli Progës, policia, prokuroria dhe gjykata kanë vijuar sërish betejën. Dje gjykata publikoi vendimin, bashkë me argumentimin gjyqësor ndaj kërkesës së bërë nga prokurorja e çështjes për ndryshimin e klasifikimit të veprës penale nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia. Gjykata pranon se nuk e kundërshtoi kërkesën e prokurores, ashtu siç prokuroria dy ditë më parë bëri me dije se ndryshimi i akuzës erdhi nga materiali që kishte referuar Policia e Pogradecit për ngjarjen e rëndë të vrasjes së Eglantin Progës pasditen e 10 gushtit në qytetin e…

Read More

Një aksident me një të lënduar ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj. Mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital. Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Read More