Kryeministri Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit shkrimin nga gazeta britanike ”Daily Express”, që i bën jehonë aeroportit të Vlorës dhe për plazhet e Shqipërisë, shkruan se janë me ujëra të kristaltë dhe brigje ranore. ”’Plazhe me ujëra të kristaltë e brigje ranore gjenden në Shqipëri” sugjeron gazeta britanike ”Daily Express” për lexuesit e saj në këtë artikull, ku ndër të tjera i bën jehonë ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës si investim i rëndësishëm për infrastrukturën turistike, i cili krijon akses më të shpejtë drejt jugut të vendit, për t’u kthyer në një tjetër arsye pse vizitorët britanikë duhet…
Author: tirana
Pas 30 vitesh zaptim të godinës, Kopshti 37 në Njësinë 10 është pothuajse gati dhe shumë shpejt do të presë të vegjlit me kushte më të mira. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi nga afër punimet e fundit në këtë kopësht, tha se zaptimet që pengojnë të ardhmen e fëmijëve dhe të ardhmen e qytetit, nuk justifikohen. “Do të bëjmë edhe punët e fundit me pastrimin, instalimet e vogla, mobilimin dhe në fund të gushtit do të hapen regjistrimet për fëmijët e banorëve, që janë në kufi mes Njësisë 10 dhe Njësisë 7. Ky kopësht ka…
EU4Culture është rikthyer në Kishën e Manastirit të Rubikut. Ekipi i konservatorëve ekspertë të udhëhequr nga dr. Çaushi janë angazhuar plotësisht në konservimin e mbetjeve të pikturave murale të shekullit të XIII. Qëllimi kryesor i konservimit është pastrimi dhe konsolidimi i pikturave të mbetura. Megjithatë, si në shumë projekte restaurimi, nën shtresat e llaçit dhe suvasë shpesh fshihen surpriza. Ekipi i dr. Çaushit zbuloi gjurmët e pikturave murale në të dyja faqet anësore të absidës, të cilat i përkasin një periudhe të mëvonshme dhe janë në gjendje shumë të brishtë. Gjithashtu, mbishkrime janë zbuluar nën grumbullimet shekullore të pluhurit dhe…
Egnatia “blindon” Edlir Tetovën. Kampionët e Shqipërisë i kanë dhënë më shumë siguri për të ardhmen arkitektit të skuadrës trajneri Edlir Tetova, me një marrëveshje të re deri në qershor të vitit 2027. Ka qenë vetë faqja e klubit rrogozhinas që ka njoftuar se projekti do të vijojë me Edlir Tetovën në krye të skuadrës. Trajneri që bëri të gjithë të ëndërrojnë në Rrogozhinë duke shkruar historinë në këto dy vitet e fundit, me 3 trofe, 2 Kupa të Shqipërisë dhe një titull kampion, kërkon të fitojë akoma më shumë. Për ketë arsye, vetëm pak ditë para startit, Presidentit Demrozi…
Në tubimin e fundit elektoral, Donald Trump u shfaq më i tërhequr nga sulmet e tij të zakonshme ndaj kundërshtarëve. Ish-presidenti u përqendrua tek rritja e çmimeve me administratën aktuale, duke treguar sesi mielli është rritur me 38%, ndërsa vezët 46%. Republikani vuri në dyshim dashurinë e Kamala Harris për SHBA-në, e sfidoi inteligjencën e saj, por në krahasim me evente të mëparshme të fushatës, bëri shumë më pak ofendime të rënda, e kjo duket ka qenë një ‘muzikë’ e vërtetë për veshët e disa figurave të larta republikane. Shqetësimet janë rritur në parti ditët e fundit nëse Trump do…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i është rikthyer Teatrit Kombëtar, ku thotë se qeveria premtoi një teatër pa kullë dhe dhanë leje për kullë. Po ashtu Tabaku nënvizon se socialistët kanë ndërtuar një sistem korruptiv. ”Premtuan një Teatër pa kullë dhe dhanë leje për kullë. Pastaj fshehën për 8 muaj projektin! Socialistët kanë ndërtuar një sistem korruptiv ku humbet çdo shqiptar i ndershëm dhe i drejtë”,-shkruan Tabaku.
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka treguar raportin për situatën e zjarreve në vend për 24 orët e fundit. Sipas tij, janë regjistruar 29 vatra zjarri në disa zona të vendit, nga të cilat 15 janë shuar dhe janë vënë nën kontroll, ndërsa 14 vatra mbeten ende aktive, por janë nën monitorim pa ndërprerje. Raporti i plotë Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 vatra zjarri në disa zona të vendit, nga të cilat 15 janë shuar dhe janë vënë nën kontroll, ndërsa 14 vatra mbeten ende aktive, por janë nën monitorim pa ndërprerje. Vatrat më problematike aktualisht…
GjKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë ”arrest me burg” për Plaurent Dervishajn, për dosjen ku akuzohet për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Në seancën e sotme gjyqësore, Dervishaj ka pretenduar se sjellja e tij në Shqipëri nuk është as deportim as ekstradim por është ”rrëmbim personi”. ”Më 6 gusht më kanë ardhur në shtëpi forcat speciale të Dubait. Më kanë thyer derën me pretekstin se të rrezikohet jeta dhe kundrejt teje po zhvillohet një atentat. E kanë çuar te stacioni i policisë në Dubai dhe nuk është lejuar të flasë me avokatin. Aty e kanë mbajtur…
Policia në Fier ka arrestuar dy persona. Dy shtetasit e prangosur mësohet se lëviznin të armatosur dhe mbanin me vete doza kanabisi, gati për shitje. “Fier/Aksione policore të përditshme, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale. Lëviznin me automjet, të armatosur dhe me doza cannabisi gati për shitje, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dhjetëra doza cannabis, 2 celularë dhe automjeti. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të inteligjencës policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se 2…
Aktivisti i njohur, Altin Goxhaj është vënë në hetim nga Policia e Tiranës, kjo pasi ka penguar Policinë Bashkiake që të kryejë procesin e dezinsektimit. Njoftimi i plotë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Altin Goxhaj. Më datë 15.08.2024, është paraqitur për kallëzim punonjësi i Bashkisë së Tiranës, shtetasi Seit Bathorja, 26 vjeç,…
Data e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për mbajtjen e zgjedhjeve është 2 shkurti 2025. Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur të fshehtë propozimin e saj për datën e zgjedhjeve, teksa partitë e tjera politike kishin dhënë nga një datë. Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, patën deklaruar si datë 26 janarin. Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, që është edhe kryetare e Alternativës, si më të favorshme i pati dhënë 9 dhe 16 shkurtin.
Fluturimet dhe trenat në zonën e Tokios u anuluan dhe njerëzit u paralajmëruan për erëra të forta, shira të dendur, përmbytje të mundshme dhe rrëshqitje balte, ndërsa një tajfun i ardhur nga Oqeani Paqësor pritet të godasë Japoninë. Disneyland-i i Tokios, zakonisht i hapur deri në orën 21:00, po mbyllej herët në orën 15:00 për shkak të tajfunit. Yamato Transport, i cili bën dërgesat e Amazon dhe kompanive të tjera në Japoni, tha se asnjë dërgesë nuk do të bëhet në Tokio dhe zonat e prekura aty pranë në datat 16 dhe 17 gusht. Trenat Shinkansen që qarkullonin midis Tokios…