Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, ishte viktimë e një sulmi me thikë në një parkim në lagjen Mataro të Barcelonës. Nasraoui arriti t’ia hidhte paq pas plagëve të marra, i cili tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai ka dashur t’i qetësojë të gjithë me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke i falënderuar të gjithë ata që e mbështetën. ”Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Tani jam më mirë, një përqafim të madh për të gjithë”, shkruan Mounir në rrjetet sociale ku ka fituar mijëra ndjekës që kur djali i tij u bë një yll i…
Author: tirana
Suedia ka regjistruar rastin e parë të varianti të ri infektiv të mpox, ose lija e majmunëve. Personi u infektua gjatë një qëndrimi në një zonë të Afrikës, ku aktualisht ka një shpërthim të madh të mpox Clade 1. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se shpërthimi i mpox në pjesë të Afrikës ishte tani një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar. 450 njerëz vdiqën gjatë një shpërthimi fillestar në Republikën Demokratike të Kongos dhe sëmundja që atëherë është përhapur në zonat e Afrikës Qendrore dhe Lindore. Mpox, i cili më parë njihej si lija e majmunit, transmetohet përmes…
Deputetja britanike Alicia Kearns, thotë se Britania e Madhe dhe BE duhet të mbështesin ndërtimin e urave dhe jo bllokimin e tyre. Ajo thekson se për hapjen e Urës së Ibrit është rënë dakord në vitin 2015 dhe nuk ka pse të veprohet ndryshe nga marrëveshjet e tjera që janë arritur me Kosovën. Për të, të ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure, duke injoruar Banjskën, sugjeron se vetë procesi është thellësisht i padrejtë. ”E shokuar teksa shoh që BE-ja kërcënon Kosovën me masa të mëtejshme nëse Ura e Ibrit rihapet. Kjo është rënë dakord në vitin 2015 me datën…
Juristi Kreshnik Spahiu flet edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, teksa debati është nxehur shumë lidhur me urën e Ibrit, që mesa duket ka futur në sherr kryeministrin Albin Kurtin me aleatët perëndimorë. Në këtë situatë Spahiu vlerëson rolin e presidentes Vjosa Osmani, e cila mbetet besnike e partnerëve perëndimorë. ”Ka një lajm të mirë që presidentja Osmani, është rreshtuar bashkuar me investime e urave të ndërtuara nga Kosova me perëndimin. Dhe është distancuar nga ura që po shkatërron Kurti. Të shkatërrosh gjithë urat me perëndimin për një urë të mbyllur përkohësisht është një fatalitet për Kosovën. Këtu nuk…
Avokati Edmond Petraj flet për vrasjen e Egli Progës. Fillimisht, avokati ngriti të gjitha pikëpyetjet që ka kjo ngjarje e rëndë në Pogradec. ”Vrasja në Pogradec është një ngjarje tragjike që ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngritur shumë pikëpyetje. Dritëhijet e kësaj ngjarjeje shpesh lidhen me motivin dhe detajet e hetimit, por dhe pasojat sociale. Rastin përfshin shumë element. Vrasja në Pogradec, ngre një sërë pikëpyetjesh që mund të jenë thelbësore për hetimin. Po flasim që nga elementi i parë, si duhet kapur ky si element. Motivi i krimit, çfarë e shtyu autorin të kryejë këtë akt? A ishte…
Juristi Kreshnik Spahiu, teksa komenton zhvillimet politike në vend, thotë se opozita dhe Sali Berisha që pas paktit me kryeministrin Edi Rama nuk protestojnë më para Kryeministrisë, por para bashkisë së Tiranës. Nga ana tjetër, ai e quan të shëmtuar incidentin e protestuesve me mundësit çeçenë që në ato momente po bënin foto para bashkisë dhe u detyruan të largohen prej protestuesve. ”Kam një qasje ndryshe. Këto janë protesta që tregojnë dështimin dhe keqorientimin e kauzës së opozitës. Pas paktit me Ramën, Berisha është tërhequr nga protesta para qeverisë dhe ka devijuar duke protesta para bashkisë, heqja dorë nga protesta…
Kim Kardashian u takua me çiftin e fuqishëm Ivanka Trump dhe Jared Kushner gjatë darkës në Malibu. Ylli i televizionit, 43-vjeçe, u pa teksa hante darkë me shoqen e saj të gjatë, Ivanka Trump, 42-vjeçe dhe bashkëshortin e saj Jared, 43-vjeç, në restorantin buzë plazhit Nobu. Kokat u kthyen ndërsa Kim mbërriti në restorantin me dekoltenë e saj në shfaqje me një veshje të zezë të montuar me një pallto të ndezur të mbështjellë mbi trupin e saj. Treshja u nis për në udhëtimet e tyre, me Jared dhe Ivanka të parë duke hyrë në veturën e tyre të parkuar…
Këtë të enjte në vend janë identifikuar 20 vatra zjarri, ku 14 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 6 prej tyre janë shuar. ”Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, deri pasditen e sotme në të gjithë territorin e vendit janë identifikuar 20 vatra zjarri. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 6 prej tyre, ndërsa 14 vatra vijojnë të mbeten aktive”. Njoftimi i plotë Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, deri pasditen e sotme në të gjithë territorin…
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç thotë se Beogradi kërkon shpjegim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut lidhur me arratisjen e Blerim Ramadanit, i cili ishte arrestuar nga autoritetet maqedonase në bazë të një fletarrestimi të INTERPOL-it, të lëshuar me kërkesë të Serbisë. Daçiçi e cilësoi si “skandaloz” ikjen e Ramadanit nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut. ”Ai është pjesëtar i UÇK-së, i cili ka kryer krime kundër serbëve në Kosovë, të cilin Serbia po e kërkon në mënyrë që të përballet me gjyq”, tha Daçiç, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.…
Bashkimi Evropian ka thënë se dëshiron të fusë në agjendën e dialogut çështjen e hapjes së urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve. Por, njohësit e procesit të dialogut shprehen kundër trajtimit të kësaj çështjeje, pasi për të veçse ka marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qeveria e Kosovës, ndërkaq, ka thënë se i ka plotësuar kërkesat e ndërkombëtarëve sa i përket hapjes së urës, por ka shtuar se po i vazhdon konsultimet dhe koordinimin me ta. Njohësit e procesit të dialogut thonë se nuk ka shumë kuptim që Bashkimi Evropian tani dëshiron të rikthejë në proces çështjen e hapjes së…
Një 68-vjeçare ka humbur jetën në Tiranë këtë të enjte, pasi është rrëzuar nga dritarja e banesës së saj në katin e gjashtë. Policia e Tiranës thotë se paraprakisht dyshohet se ajo po pastronte dritaret, dhe se ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar. ”Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën”, sqaron policia.
Shqiptarët nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë, po protestojnë për “identitet dhe dinjitet”, duke e akuzuar qeverinë serbe për diskriminim ndaj tyre. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se nuk mund të qëndrojmë të heshtur kur të drejtat e shqiptarëve në Serbi shkelen hapur. ”Më e turpshme është mungesa e teksteve në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë në këto komuna. Është e paimagjinueshme që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë të keqtrajtuar në atë mënyrë, sa shumica e tyre detyrohen të mësojnë nga shënime, për shkak se u mohohet e drejta për të studiuar dhe mësuar nga…