Duket se kryeministrja italiane Giorgia Meloni, është e dashuruar me Shqipërinë. Tani ajo kërkon që të blejë një vilë private, me pishinë, kopsht privat dhe me pamje nga deti. Media italiane ”Il Foglio” i ka kushtuar një artikull të veçantë lajmit se Meloni kërkon të blejë një vilë luksoze në bregdetin shqiptar, në një resort në Palasë të Vlorës. Jo veç marrëveshja me emigrantët, shkruan ”Il Foglio”, por duket se kryeministrja italiane është e interesuar për të investuar në bregdetin shqiptar, jo shumë larg Italisë. ”Meloni ia ka vënë syrin një vile në një resort në Shqipëri”, shkruan media italiane,…
Author: tirana
Rreth 252 mijë vizitorë janë regjistruar për periudhën janar-korrik në parqet arkeologjike në Shqipëri. Destinacioni më i vizituar është Parku Arkeologjik në Shkodër me afro 86 mijë vizitorë. Veç atraksioneve natyrore historisë dhe arkeologjisë, turistët e huaj kanë mundësinë të njihen edhe me kulturën e traditat shqiptare. Parku i Butrintit është një tjetër atraksion interesant për pushuesit, vetëm për periudhën janar korrik është vizituar nga 84.742 vizitorë, ndërsa pas tij Parku Arkeologjik në Apoloni me mbi 68 mijë. Turistët apo edhe vizitorët vendas, kanë mundësinë që veç natyrës së bukur në det, mal të shijojnë kulinarinë shqiptare dhe të njihen…
Dy turistë belgë janë shpëtuar nga uniformat blu, pasi kishin mbetur të bllokuar gjatë eksplorimit të liqenit të Shtrazës në Lëpushë. Policia e Shkodrës thotë se operacioni për shpëtimin e tyre ka zgjatur 4 orë, ndërsa në ndihmë i kanë ardhur edhe forcat e policisë malazeze. 2 turistët janë aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa kane falenderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe humanizmin e treguar. ”Mëngjesin e sotëm, sapo janë njoftuar se 2 turistë belgë kërkonin ndihmë sepse kishin shfaqur probleme shëndetësore gjatë eksplorimit të liqenit të Shtrazës në Lëpushë, SPK Grabom dhe PKK Bashkim, në bashkëpunim me…
Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, në të cilin tregon pse sipas tij kryeministri Edi Rama nuk dënoi vrasjen dhe nuk ngushëlloi familjen e Egli Progës. Në mesazh thueht se daja Denis Meçit është mbështetës i Ramës. ”Ja pse Rama nuk dënoi vrasjen dhe nuk ngushëlloi familjen e Egli Progës. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! Përshëndetje Doktor! Foto ne profilin e FB të vrasësit, daja i tij me kryeministrin”,-shkruan Berisha.
Një vajzë 23-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte në Tiranë. Dyshohet se e reja vuante nga problemet e shëndetit mendor. Ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes. ”Më datë 15.08.2024, në rrugën “Asim Vokshi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja N. L., 23 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-informon Policia.
Situata me zjarret vijojnë të jenë të rënda në vend. Vetëm gjatë të mërkurës janë evidentuar 40 vatra aktive, por që sipas ministrit të Mbrojtjes me ndërhyrjen nga ajri është bërë e mundur që 30 prej tyre të vihen nën kontroll. Në ndihmë të Forcave të Armatosura, punonjësve të zjarrfikësve dhe atyre të pushtetit lokal, ditën e djeshme për shuarjen e zjarreve erdhën dhe 2 avionë ushtrak rumun, që u sollën nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes, ku Shqipëria bën pjesë prej 3 vitesh tashmë. Pas përfundimit të këtij sezoni që ka qenë shqetesues sa i takon situatës së zjarreve, pothuajse…
Gjatë 2 javëve të para të këtij muaji janë përpunuar në Rinas mbi 571,338 pasagjerë, rreth 162 mijë pasagjerë më shumë se në të njëjtën periudhë të gushtit të 2023. Rritje të konsiderueshme gjatë javëve te para të këtij muaji ka shënuar edhe numri i avionëve të përpunuar në Rinas. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, rezulton se pjesë e trafikut ajror shqiptar kanë qenë 3,308 avionë, kundrejt 2,566 avionë që u regjistruan në 2 javët e para të gushtit të 2023. Shumica e pasagjereve dhe avionëve të përpunuar janë regjistruar në flukset hyrëse të vendit tonë, duke konfirmuar se edhe…
Nga Lorenc Vangjeli Vetëm të vdekurit kanë të drejtë! Vetëm ata nuk kanë më interesa e të bëhen rob të interesit, nuk kanë mundësi të mbrojnë vetën apo të sulmojnë tjetrin, të ndryshojnë thënie e të veprojnë ndryshe, t’i dorëzohen pishmanit, të dëshmojnë të vërtetën e tyre alternative apo të kthejnë mendim. Duke ikur ata lënë pas të gjallët që mund të bëjnë ekzaktësisht të kundërtën e pamundësive të tyre. Në ndjekje të interesit, të gjallët e lënë pas, madje edhe mund të rivrasin të vdekurin nga ligësia, nga marrëzia apo nga dhjetra arsye të tjera. Kështu është për gjithkënd…
Në zonën e Thethit sërish është aktivizuar një vatër zjarri. Flakët janë shfaqur gjatë paradites në vendin e quajtur Guri i Nënshtegut dhe menjëherë pranë vatrës së zjarrit janë drejtuar punonjës të Njësisë Administrative, banorë të zonës dhe specialistë zonave të mbrojtura. Nga Shkodra është nisur edhe një mjet zjarrfikës së bashku me efektiv të repartit të zjarrfikësve të Shkodrës. Në koordinim me strukturat e emergjencave civile në Prefekturën e Shkodrës në drejtim të Thethit është nisur edhe një grup prej 30 ushtarësh për të qenë pjesë e operacionit për shuarjen e kësaj vatre zjarri. Po ashtu rreth orës 12:00…
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për emigrantët shqiptarë, që të kthehen të punojnë e investojnë në vendin e tyre. Rama shkruan se pagat kanë shkuar deri në 1 mijë euro në sektorin e turizmit, kryeministri thotë se të punosh në turizëm në Greqi, Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil. Shkrimi i plotë nga Edi Rama Revista “Monitor” është larg së qeni një burim mediatik i pëlqyeshëm për qeverinë. Prandaj edhe zgjodha ta postoj këtu artikullin e…
Klea Prenga u dhunua barbarisht në fytyrë nga motrat Berisha, ka reaguar sërish në rrjetet sociale. Ajo falënderon personat që i kanë uruar shërim të shpejtë madje vlerëson komentet e njerëzve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, reagoi dje në një deklaratë për mediat rreth dhunës barbare. ”Policia është angazhuar për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre”, tha kreu i policisë së Shtetit. Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e…
Zjarri katastrofik që goditi rajonin më të dendur të populluar të vendit krijon makth për të ardhmen e Atikës, pasi brenda tetë viteve Athina ka humbur 37% të pyjeve të tij nga zjarret ose më shumë se 70,000 hektarë. Sipas një harte të publikuar nga Observatori Kombëtar i Athinës 60% e zonave që u dogjën në zjarrin e këtyre dy ditëve në periferinë e Atikës verilindore, ishin djegur sërish në vitin 2009 , fakt që e bën të dukshme barrën e ekosistemit me parashikime ogurzeza për rigjenerimin natyror të peizazhit në të ardhmen. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis që ka vizituar…