Author: tirana

Zjarri i rënë në fillim të muajit gusht në masivin pyjor të Tërnovës ka shkaktuar dëme kolosale deri tani pasi ka përshkuar dhe djegur një sipërfaqe prej rreth 300 hektarësh. Flakët në malin e Tërnovës u zhvendosën në malin e Valikardhës ku po i afrohet banesave. Banorët e frikësuar kërkojnë ndërhyrje para se zjarri të përfshijë banesat. Ndërkohë në terren për shuarjen e flakëve janë angazhuar punonjës të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Bulqizë, të Shërbimit të Pyjeve, administrata etj, por neutralizimi i zjarrit është i vështirë për shkak të terrenit malor. Autoritetet vendore në Bulqizë vijojnë të kërkojnë ndihmë nga…

Read More

Pas mbylljes së tre sezoneve të suksesshme që mbajti mbërthyer shqiptarët para ekranit të Top Channel, Big Brother VIP 4 po vjen. Lajmin e ka bërë vetë me dije producentja e Big Brother, Sara Hoxha në një formë krejt të veçantë. Ajo ka ndarë në rrjetet sociale kafen e saj të mëngjesit, ku shkruhet “Big Brother VIP 4”. Mesa duket ekipi ka nisur punën për edicionin e katër të Big Brother që siç dihet, ky format sjell çdo vit risi dhe surpriza. Por se çfarë do të jetë ndryshe këtë vit dhe kush do jenë personazhet që shqiptarit do i…

Read More

Sipas Meçes, viktima e ka ofenduar dhe ai i ka kërkuar të dalin jashtë, por nuk sapo ka ngritur dorën Proga është rrëzuar dhe nuk është ngritur më. Dëshmia: Unë deklaroj se ditën e sotme rreth orës 15:30 nuk e mbaj mend mirë orën kam qënë në Pogradec dhe kam folur në telefon me shtetasin Klodi Guçe për tu takuar dhe ai më ka thënë hëjde tek lokali ”Stropcka” në axhensia, sa u ula po pi një birrë. Unë kam shkuar atje dhe ai ishte ulur tek një tavolinë jashtë ishte më një burrë të moshuar (kushëri i tij) por…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar krahas ushtrimit të ndjekjes penale është kujdesur që të ketë në vëmendje të punës së saj edhe identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të cilat dyshohen se rrjedhin nga krimi. Në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizimit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Alket Hatija (dhe personave…

Read More

Një 23-vjeçar nga Tirana ka rënë në pranga pasi goditi një infermier në QSUT. Bëhet fjalë për A. Zh., i cili ditën e djeshme ka goditur për shkak të detyrës infermierin A. N., por nuk dihen ende arsyet e këtij konflikti. “A. Zh., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin A. N., me detyrë infermier pranë këtij spitali”, thuhet në njoftim. Sipas policisë, materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë.

Read More

Policia e Kamzës njofton se një 41-vjeçare është gjendur pa shenja jete gjatë ditës së sotme. 41-vjeçarja banuese në Laknas, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Kamëz/Informacion paraprak Më datë 15.08.2024, në Kamëz, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasja E. L., 41 vjeçe, banuese në Laknas. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ka ndërruar jetë këngëtarja e njohur shqiptare, Zuke Dautaj. Artistja shkodrane ka ndërruar jetë papritmas, dhe lajmin për vdekjen e Dautaj e kanë dhënë kolegët dhe familjarët e saj. E ndjera shquhej për interpretimet brilante, dhe jo rastësisht e bëri për vete një audiencë të gjerë shqiptare, duke përfshirë këtu edhe mërgatën. “Qofsh mirë me Zotin motra dhe kolegia ime e shtrejt ma ndave zemrën në dysh”, është postimi i vëllait të këngëtares.

Read More

Policia ka reaguar sërish në lidhje me vrasjen e Egli progës, duke iu përgjigjur deklaratave të mëparshme të Prokurorisë, Në një reagim, policia thotë se punonjësi i Patrullës së Përgjithshme, Inspektor A.L., i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, nuk ka asnjë lidhje me hetimin policor të ngjarjes dhe as me operacionin e policisë për kapjen e autorit, pasi hetimi i ngjarjes kryhet nga Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, ndërsa punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë të tjera detyra funksionale në vendngjarje, përjashtuar ato hetimore. Lexo edhe : Inspektoriati i Drejtësisë nis verifikimet…

Read More

Babai i kampionit të ri të Evropës dhe yllit të Barçës, Lamine Yamal, u godit me thikë të mërkurën në mbrëmje në një parkim makinash në qytetin Mataró, gatu një orë e gjysmë larg nga Barcelona ku Mounir Nasraoui jeton. Ai ka marrë plagë të rëndë, ndaj u dërgua për trajtim më të specializuar në urgjencën e spitalit Can Ruti në Badalona, ​​sikurse raportojnë mediat vendase. Disa dëshmitarë po merren në pyetje për inicidentin nga njësia hetimore e Mossos d’Esquadra e Mataró-s. Sipas atyre që kanë paraë ngjarjen, babai i Yamal mori më shumë se një plagë me thikë. Autoritetet…

Read More

Mbahet sot protesta e radhës nga opozita para bashkisë së Tiranës. Duke marrë shkas nga tubimi, policia ka marrë disa masa. NJOFTIMI I POLICISEPër shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve. Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin…

Read More

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Saharaja. Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell në të gjithë territorin, pa lëne mënjanë vranësira të pakta deri mesatare në relievet kodrinore-malore në lindje. Nga ku gjatë orëve të nxehta të mesditës e pasdite vranësirat do të pasohen me reshje shiu në formë pikash. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor lugina e male nga orët…

Read More