DASHI Nëse jeni duke kërkuar punë, sot do të gjeni të paktën një ofertë. Nëse ka më shumë se një, përpiquni të gjeni atë, kushtet e të cilit ju japin më shumë kohë të lirë. Kujdes dhe mos dilni në përfundime të nxituara, nuk ka ende rrethana që të mund të gjykoni një person të rëndësishëm në jetën tuaj. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 15 gusht 2024), ka ardhur koha të mendoni seriozisht nëse dëshironi vërtet të përparoni më tej në marrëdhënien tuaj romantike, sepse partneri juaj tashmë po e pret. Sot do të pësoni një zhgënjim…
Author: tirana
Departamenti Amerikan i Shtetit tha të mërkurën se hapja e urës së Mitrovicës në këto momente do të rriste gjasat për dhunë dhe i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që “të mos ta ndërmarrë këtë veprim të pakoordinuar”. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin “asnjë lëvizje për të ndryshuar statusin aktual të urës së Mitrovicës në këto momente”. “Hapja e urës për trafikun e automjeteve tani rrit potencialin për dhunë dhe vë në rrezik popullatën vendase si dhe ushtarët e KFOR-it – përfshirë amerikanët – të cilët po punojnë…
Po kthehet në një serial ngjarja në Pogradec, ku Policia dhe Prokuroria janë në kontradiktë për kapjen e vrasësit të Egli Progës. Prokroria thotë se autori i dyshuar i vrasjes, Denis Meçe është vetëdorëzuar në polici. ”Pasi u bë identifikimi i shtetasit Denis Meçe, si autor i dyshuar që dëmtoi shtetasin Egli Proga, u kryen veprime operative dhe teknike të tjera me qëllim gjetjen e vendndodhjes së tij, deri në momentin që ai u paraqit vetë pranë Komisariatit të Policisë Pogradec”, njoftoi Prokuroria e Korçës më 14 gusht. Ndërkohë, vetë Policia në njoftimin zyrtar ku njoftoi se Egli Proga ishte…
Paulo Dybala i thotë lamtumirë Romës! Verdhekuqtë janë të hapur ndaj shitjes së argjentinasit, i cili kërkohet me këmbëngulje nga arabët e Al-Kadsiah. Në mbrëmjen e së martës u zhvillua një takim mes drejtuesve të lartë të klubit roman dhe përfaqësuesve të sauditëve, raporton “Sportmediaset”. Futbollistit iu bë një ofertë e rëndësishme, 45 milionë euro dhe një kontratë tre vjeçare. Deri pak ditë më parë, Dybala po mendonte që të vazhdonte të qëndronte në kryeqytet, por me zhvillimet e fundit, ai mund të pranojë që të nisë një kapitull të ri të karrierës së tij në Ligën Profesioniste Saudite.
Në një reagim të dytë për vrasjen në Pogradec dhe të akuzave që Policia po fsheh krimin, kryeministri Edi Rama thotë se kemi të bëjë me dizinformime për të helmuar sa më shumë opinionin publik. Rama shkruan se nuk ka asnjë kontraditë në këtë ngjarje dhe se vetëdorëzimi i autorit ndodhi si pasojë e policisë. ”Faktet janë në dosjet e të dyja institucioneve, madje Urgjenca Kombëtare i ka në një regjistër digjital minutat e sekondat e thirrjeve përkatëse, mu si një pasqyrë kokëfortë për të parë realitetin e të gjithë reagimit shtetëror dhe dallimin e tij me filmin e neveritshëm…
Sali Berisha ka publikuar të një denoncim qytetar që zbulon të reja për vrasjen e 42 vjeçarit Egli Proga në Pogradec nga autori Denis Meçe. Denoncimi i publikuar nga Berisha zbulon të dhëna që e lidhin Meçen me Partinë Socialiste. Sipas denoncimit nga një mësuese nga Pogradeci, autori i krimit ka pasur lidhje me Partinë Socialiste dhe një pjesë e mirë e fisit të tij janë të gjithë të punësuar në arsim, ndërsa Daja i tij, Valter Gora është funksionar i PS. Postimi i plotë Të dhëna për gjobvënësin vrasës Denis Meçe të partisë së krimit nga një mësuese e…
Aktorja e njohur, Halle Berry ka thyer të paktën 10 kocka dhe ka mbetur pa vetëdije tre herë në sheshe filmash. Aktorja 57-vjeçare ka folur për serinë e incidenteve dhe plagosjeve që ka pësuar gjatë karrierës duke punuar në filma aksion. “Unë jam rrëzuar pa vetëdije tre herë”, tha ajo ndërsa fliste për Netflix për të promovuar filmin e ri “The Union”. ”U thye një krah, theva brinjët dy herë, dy brinjë një herë, tre brinjë një herë tjetër. Theva dhe dy gishta”. Në vitin 2021, fituesja e ”Oscar” shkoi në spital pasi theu brinjët gjatë xhirimit të skenave të…
Me anë të një njoftimi për mediat, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, ka bërë të ditur se po heton inspektorin A.L i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i Detyrës”, sa i përket ngjarjes ku mbeti i vrarë Egli Proga pak ditë më parë në Pogradec. Sipas Prokurorisë, inspektori nuk mori asnjë masë për të dokumentuar apo bërë prezent shkakun e vdekjes së Egli Progës. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë merr nën hetim shtetasin A.L. i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i Detyrës” parashikuar nga neni 248…
Prokuroria e Korçës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pogradec, ku humbi jetën Egli Proga, pasi në Gjykatë çoi dosje me akuzë që ndihmon autorin e krimit të rëndë. ”Ende nuk është administruar në dosjen hetimore akti i ekspertimit mjekoligjor, provë thelbësore për ngjarjen, si dhe po punohet në lidhje me pamjet filmike. Gjithashtu nga Prokuroria po punon intensivisht për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe personat e pëfshirë dhe rolin e tyre”,-thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Njoftimi i plotë Për të sqaruar opinionin publik dhe duke ju përgjigjur…
Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku sot ishte në qytetin e Fierit, ku pas një ftese nga deputetja e PS, Antoneta Dhima u ndal në pastiçerinë më të vjetër e më të famshme të qytetit, Pastiçeri “Rustemi”. ”Një kafe me Antoneta Dhima në qendër të Fierit, në pastiçerinë më të vjetër e më të famshme të qytetit, Pastiçeri ”Rustemi”. Kafja ishte thjesht arsyeja për një surprizë fantastike, një tortë me emrin tim, që është kthyer në tortën më të preferuar të fierakëve që nga viti 2023”, u shpreh Balluku. Pronari i pastiçerisë, Neritan Rustemi, u shpreh se…
Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për miliarderin Elon Musk dhe shkrimtaren JK Rowling, pasi boksierja algjeriane Imane Khelif, fituesja e medaljes së artë në Paris, pretendon se është bullizuar online për shkak të polemikave rreth gjinisë së saj. “Sapo fitoi një medalje të artë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, boksierja Imane Khelif ka vendosur të nisë një betejë të re për drejtësi, dinjitet dhe nder”, shkruan avokati i saj Nabil Boudi. Ishte revista amerikane Variety ajo që saktësoi se në padi përmenden miliarderi Elon Musk, pronar i X dhe autorja e sagës “Harry Potter”, JK Rowling, e njohur…
Mbi 86 mijë pasagjerë kanë udhëtuar nëpërmjet portit të Durrësit përgjatë periudhës 1-10 gusht 2024. Të dhënat tregojnë se hyrjet dhe daljet e udhëtarëve përgjatë 10 ditëve të para të muajit gusht kanë pësuar rritje në masën 9% krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. 54,219 pasagjerë janë regjistruar në hyrje dhe 31,849 në dalje, duke shënuar kështu një diferencë prej 7,335 pasagjerësh më shumë, krahasuar me 2023-shin. Në dy javet e para te muajit gusht kanë udhëtuar 28 124 pasagjerë ose 400 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.