Author: tirana

Vrasja e Eglit Progës në Pogradec, pas dhunës fizike, vijon me mistere dhe kjo ngjarja ka bërë që shteti të reagojë. Por nga ana tjetër, është zbardhur një përgjim ambiental mes shokëve të autorit që i mori jetën 42-vjeçarit. Leonidha Guce dhe Arian Manellari pyesin të shqetësuar njëri tjetrin se si ka mundësi që Egli ndërroi jetë nga një grusht. Ky diskutim hedh dyshime sipas prokurores, se ata ndryshe nga çfarë thanë në polici se nuk e kishin parë ngjarjen, në të vërtetë kishin dijeni dhe nuk e kishin kallëzuar krimin. Gjykata çmon se duhen kryer veprime të tjera hetimore…

Read More

I ndryshuar në pamje, Plaurent Dervishaj u soll në pranga nga agjentët e Interpol Tiranës nga Dubai, ku ishte arrestuar. Kile më pak, mjekër, flokë më të rëna dhe i thinjur. Një ndryshim drastik nga fotografitë që Policia e Shtetit, por edhe ajo e SHBA-ve, kishte publikuar në listën e më të kërkuarve. Bëhet fjalë për fotografi të vjetra gati tre dekada më parë, kur ishte i ri dhe më saktësisht e marrë nga koha kur ai qëndronte në Amerikë, kur u lakua edhe për herë të parë emri si anëtar i “Bandës së Durrësit”. Këtë të fundit akuzohet se…

Read More

Berati, qyteti muzeal dhe pjesë e UNESCO-s është shndërruar edhe në një pikëtakim fantastik të përvojave të sporteve të aventurës. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga xhirot me kayak në liqenin e Qafë Dardhës, tek hiking me mushka në Kalanë e Tomorit. ”BERATI, përtej shijimit të pjesës muzeale është shndërruar edhe në një pikëtakim fantastik të përvojave të sporteve të aventurës. Nga xhirot me kayak në liqenin e Qafë Dardhës, tek hiking me mushka në Kalanë e Tomorit, aksesimi i këtyre destinacioneve falë investimeve në infrastrukturë dhe ideve të bukura të guximtarëve në industrinë e turizmit,…

Read More

Nis në Malin e Thatë në Pustec ndërhyrja e parë nga avioni i ardhur sot, si mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se ndërhyrja me avion dhe helikopter do të vijojë, sipas përcaktimit të emergjencave civile. Mbrojtja gjithashtu u shpreh mirënjohje partnerëve evropianë për mbështetjen në këto momente të vështira, që ndikohen nga temperaturat ekstreme që kanë përfshirë gjithë rajonin.

Read More

Kylie Jenner thotë se mund të bëhej një këngëtare pop, katër vjet pasi kënga e saj ikonë ”Rise and Shine” u bë virale, teksa ajo la të kuptohet për një sipërmarrje të re në karrierë këtë javë. Kur u pyet nga revista ”British Vouge” nëse ajo shpresonte ndonjëherë të bëhej një yll i muzikës pop si fëmijë, ajo u përgjigj: “Mendoj se po, po. Gjithmonë e kam ditur se nuk kam pasur kurrë një zë fantastik apo diçka kështu. Unë duhet të jem këngëtare. Jo, seriozisht. Ndoshta kur të mbaroj së punuari rrobat, do të futem në studion e regjistrimit”.

Read More

Skandaloze dhe të papranueshme cilësohen akuzat ndaj Policisë, nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku, për tentativë fshehje të ngjarjes për vrasjen e Egli Progës më 10 gusht nga Denis Meçe në Pogradec. Kryepolici hedh poshtë tezën se ngjarja ndodhi për gjobvënie. Sipas tij, konflikti ka qenë i çastit, por sërish nuk e sqaroi se çfarë realisht ka ndodhur. Debat të gjerë zuri edhe ndryshimi i veprës penale të bërë nga Prokuroria, e cila e dërgoi dosjen në gjykatë për masë sigurie për ”vrasje nga pakujdesia”. Kryepolici nuk e komentoi veprimin e Akuzës, por u kujdes disa herë të përsëris veprën penale ”vrasje…

Read More

”Vijnë, shikojnë, bëjnë foto dhe largohen pa shpenzuar asgjë”,-shprehen tregtarët e pazarit në Gjirokastër kur i pyet se si u ka vajtur ku sezon turistik. Sezoni turistik në Gjirokastër duket se ka lënë të zhgënjyer shitësit e suvenireve apo objekteve artizanale në pazarin e pjesës historike të qytetit. Shumica e këtyre tregtarëve janë në unison kur thonë që këtë verë shitjet janë shumë të dobëta duke i krahasuar me ato të vitit2020, kur ende nuk kishte kaluar pandemia e Covid 19. Sipas tregtarëve të pazarit në Gjirokastër, në një qytet turistik siç është Gjirokastra nëse nuk shpenzohet nga vizitorët atëherë…

Read More

Edhe pse jemi në mesin e gushtit, ministrat do të duhet edhe të punojnë për të shkuar të përgatitur para kryeministrit Edi Rama, përpara se të rikthehen në zyrat e tyre në shtator. Rama i ka njoftuar vartësit e tij që me 28 dhe 29 gusht do të duhet të jenë të pranishëm për retreat-in para sezoni të ri politik. Ministrat kanë marrë detyrën që në fund të muajit të çojnë në tryezën e kryeministrit analizën e punëve të kryera dhe objektivat e reja përpara vitit zgjedhor. Si gjithmonë, ndërsa ka përcaktuar datat e retreat-it, Rama ka lënë edhe një…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku Egli proga u dhunua për vdekje, si dhe për akuzat në drejtim të Policisë së Shtetit. Rama shprehet se akuzat ndaj policisë për fshehje të ngjarjes janë të pabaza, ndërsa nënvizon se uniformat blu e arrestuan autorin në kohë rekord. “Sot Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombëtare dhanë publikisht provat që hedhin poshtë agresionin e neveritshëm ndaj tyre lidhur me ngjarjen tragjike të Pogradecit, ku policia u akuzua pa asnjë bazë sikur tentoi të fshihte ngjarjen, ndërsa urgjenca sikur u vonua tejmase në dhënien e ndihmës për…

Read More

Kandidati humbës i demokratëve në zgjedhjet e fundit vendore, Belind Këlliçi, është kapur mat duke vijuar pushimet e tij luksoze në një nga resortet më të shtrenjta në bregdet. Fotot e siguruara nga disa pushues në resortin luksoz, tregojnë Belind Këlliçin bashkë me disa persona të tjerë, të cilët përdorin skaf për të bërë pushimet e tyre më të rehatshme. Ai është parë edhe duke drekuar në restorantet e zonës, të cilat njihen për luksin dhe çmimet e larta, që shpeshherë janë bërë subjekt i diskutimeve në rrjetet sociale. Pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit të Tiranës dhe kandidoi…

Read More

Këtë mëngjes, kreu i qeverisë Edi Rama në rrjetin e tij social Facebook ka postuar pamjet e një muraleje në Vlorë. Në faqen e një pallati janë pikturuar portret e katër parodistëve të Vlorës. Portrete e Agron Hamos, Afrim Agalliut, Muhamet Likos dhe Mane Lumanit, janë pikturuar në ngjyrat bardhi e zi. Kjo vepër arti vjen në shenjë falënderimi për këta artistë të cilët për vite me radhe për mes parodisë dhe humorit sillnin për publikun shqiptarë problematikat e realitet të atyre viteve që ata performonin në skenë. Parodistët e Vlorës, janë artistët që i deshi e gjithë Shqipëria. Në…

Read More

Policia greke, pas vlerësimit dhe shfrytëzimit të duhur të informacionit, identifikoi dy shtetas shqiptarë, të cilët të paktën që nga maji 2024, shpërndanin lëndë narkotike në ishullin grek të Mykonos. 2 shqiptarët kishin marrë përsipër shitjen tek blerësit, ndërsa një tjetër person i kërkuar, koordinonte shitjet, duke komunikuar me klientët potencial përmes aplikacioneve online. Ai ka informuar për çmimet dhe llojin e substancave, duke dërguar një listë çmimesh përkatëse, ndërsa ka specifikuar edhe veshjet e transportuesve në mënyrë që ato të identifikohen lehtësisht. Në të njëjtën kohë, të arrestuarit kanë vepruar në një mënyrë specifike veprimi (modus operandi). Sipas policisë…

Read More