Drejtori i Emergjencës Kombëtare Skënder Brataj në një konferencë për mediat foli për ngjarjen në Pogradec, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Egli Proga. Ai tha se urgjenca ka shkuar për 7 minuta në vendin e ngjarjes. Brataj u shpreh se Progës i është ndihma e parë në vendngjarje dhe në ambulancë. Sipas tij, situata është menaxhuar me kod të kuq traumatik për 20 minuta. “Infermieri i vlerësimit ka kaluar të dhënat ekipit të Pogradecit në orën 19:12, në orën 19:14 ekipi është nisur drejt vendngjarjes dhe në 19:18 ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Pas 2 minutash, pacienti është vendosur…
Author: tirana
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri sot me dije ekstradimin e Fabio Ballabanit, një person i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare. Teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të Vizion Plus, Esido Barkaj në lidhje me ekstradimet e personave me rrezikshmëri të lartë kriminale, Rrumbullaku njoftoi edhe ekstradimin e personit të sipërpërmendur. Lexo edhe : Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe ekstradohen në Shqipëri, Rrumbullaku jep detajet“Mund t’ju konfirmoj edhe vendimin për Fabio Ballabanin, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, tha Rrumbullaku. Fabio Ballabani ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ngjarjen…
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku ka bërë me dije se Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, janë ekstraduar drejt Shqipërisë dhe se ndodhen në Policinë e Tiranës. Lajmi i konfirmua nga kryepolici, në një konferencë për mediat. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se Dervishaj dhe Julian Meçe janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara, pasi ishin në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji. “Policia e Shtetit është partneri më i besueshëm për të gjithë partnerët me të cilët operojmë, sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, në bashkëpunim…
Zjarri në Malin e Tomorit është në ditën e tretë. Zjarri është izoluar mëngjesin e sotëm në një zonë të vetme, në Bozhan. Krijimi i perimetrit të sigurisë nga zjarrfikësit ka shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit drejt Parkut Kombëtar të Tomorrit dhe Çukës. Në zonë tashmë ka vatra zjarri ende aktive në trungjet e tharë dhe të rrëzuar dhe tym. Zjarri në Malin e Tomorrit vijon prej tre ditësh. Forca të shumta zjarrfikëse, forca të ushtrisë, punonjës të Agjensisë Rajonale të Mjedisit dhe banorë kanë luftuar prej 48-orësh me flakët, ditën dhe natën. Siç edhe raportohet nga zjarrfikësit në…
Kreu i policisë së shtetit tha se shumë shpejt do të ketë një njoftim në lidhje me arrestimin e Antonela dhe Mariela berisha, të shpallura në kërkim për dhunën e ushtuar ndaj Klea Prengës.
Pas vendimit të gjykatës së apelit, Partia Demokratike dhe kryetari i saj Sali Berisha kanë filluar ti marrin Lulzim Bashës gjithçka që lidhet me financat dhe asetet e PD. Përveç selisë së Pd në Tiranë që tashmë ligjërisht i përket “Komisionit të Rithemelimit” dhe selive nëpër qytetet e Shqipërisë, llogarive financiare, Partia Demokratike i ka marrë Lulzim Bashës edhe makinën. Makina ka qenë në emër të PD dhe tashmë i takon kryetarit Sali Berisha. Prej disa ditësh makina e tipit “Range Rover” është parkuar në selinë e PD dhe mbetet për ta parë nëse në situatën që lideri i PD…
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku reagoi në një konferencë për mediat mohoi kategorikisht se është tentuar që të fshihet vrasja në Pogradec. Ai tha se në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk është tentuar që të fshihet ngjarja e rëndë, ku mbeti i vrarë Eglantin Proga. “Muhamet Rrumbullaku: Ka vijuar një disinformim i publikut përmes burimeve të ndryshme për ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë pas një konflikti. Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i komisariatit Pogradec është i pavërtetë. Nuk është tentuar të fshihet aspak ngjarja e rëndë. Kjo…
Gjykata Kombëtare e Spanjës vendos të ekstradojë drejt Shqipërisë të shumëkërkuarin, nga autoritetet shqiptare, Lulzim Berishën. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë spanjolle për ekstradim. Gjykata Kombëtare e Spanjës e ka marrë vendimin ditët e fundit, pas gjyqit të parë që u zhvillua më datë 2 korrik. Lulzim Berisha, i cili përfaqësohet nga dy avokatë spanjollë, i kërkoi rreth një muaj më parë Gjykatës që të mos dorëzohet në Shqipëri, ku sipas tij në vendin tonë i rrezikohet jeta dhe ka frikë nga një hakmarrje. Sipas Prokurorisë spanjolle Lulzim Berishës i rrezikohet jeta…
Një prej persona më të kërkuar në vendin tonë, Durim Bami, i cili u arrestua në qershor në Dubai, tashmë është lënë i lirë. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat. Bami u mbajt për rreth 40 ditë, sipas periudhës së parashikuar për paraburgimin nga autoritetet vendase, e më pas Gjykata ka vendosur ta lërë të lirë, duke mos e ekstraduar drejt vendit tonë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi më datë 15.05.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale…
Dy avionë të Forcave të Armatosura të Rumanisë mbërritën sot në Shqipëri duke iu bashkuar përpjekjeve të forcave shqiptare për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, në disa zona problematike të vendit. Dy avionët vijnë në vendin tonë, si mbështetje e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria. Ekuipazhet rumune do të dislokohen për gati 10 ditë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku do të koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për t’u angazhuar që sot, në vatrat e zjarrit, ku situata është më kritike. I pranishëm në pritjen e dy avionëve nga…
Policia në Siçili njoftoi të martën se kishte kryer një operacion në shkallë të gjerë në veri të Brazilit, i fokusuar në aktivitetin e një anëtari të mafies siciliane me shumë ndikim, Cosa Nostra, brenda kufijve të së cilës burime me një vlerë të vlerësuar prej pesëdhjetë milionë euro janë sekuestruar. Giuseppe Bruno, përballet me akuzat për zhvatje, pastrim parash dhe bashkëpunim me një organizatë mafioze, sipas një deklarate të policisë ekonomike italiane të bërë publike në Palermo. Autoritetet konfiskuan 50 milionë euro burime dhe pasuri të tjera që u përkisnin 17 individëve. Ndaj tyre po zhvillohet një hetim. Ata…
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Postribë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, u tentua të vritej me armë zjarri një 43-vjeçar. Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, u arrestuan 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, të implikuar në konflikt. Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas ngjarjes, Policia shoqëroi 3 nga shtetasit e përfshirë, si dhe gjeti pistoletën me të cilën u krye plagosja. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 20:40 të datës 13.08.2024, në…