Edhe këtë të martë, banorët e Krujës dhe Fushë Krujës po protestojnë kundër aksit Thumanë-Kashar, pasi rruga e re nuk është e aksesueshme prej tyre, ndaj kërkojnë hyrje dhe dalje të re për shtëpitë dhe bizneset e tyre. Kërkesa ëshë hapja e një rruge dytësore. ”Na hapni rrugë dytësore, po na dëmtoni fëmijët. Nuk kemi mundësi të hapim dyert e shtëpisë nga pluhuri i kamionëve që kalojnë”, ka thënë një protestues. Në këtë protestë i pranishëm është edhe Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”.
Author: tirana
Situata nga zjarret në vend, vijon që të jetë e rënduar. Forca dhe mjete të shumta të Bashkisë Mat vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit në pyjet dhe kullotat e Kangrazhdit, pak kilometra larg qytetit të Burrelit. Për shkak të temperaturave të larta, erës dhe faktit që barishtet janë tharë zjarri po përhapet me shpejtësi. Efektivët zjarrëfikës dhe punonjësit e bashkisë janë porositur së pari të bëjnë kujdes për jetën dhe shëndetin e tyre dhe së dyti të mundësojnë shuarjen e flakëve.
Sali Berisha këtë të martë ka pritur në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, ish-ambasadorin e Shqipërisë në Londër, Mal Berisha, së bashku me disa personalitete të shquara të jetës akademike nga Kosova. Mal Berisha thotë se “burrat e mëdhenj të Kosovës nuk e harrojnë kurrë Prof. Dr. Sali Berishën, njeriun që mbi gjithçka vuri çështjen e Kombit Shqiptar dhe çlirimin, ndërtimin e shtetit, njohjen e pavarësisë dhe demokratizimin e Republikës së Kosovës”. Ish-kryeministri ndodhet në ”arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023 dhe ky takim përbën edhe një shkelje të urdhër-arrestit që gjykatat në vend kanë lënë në…
Ndaj ish-kryeministres së Bangladeshit, Sheikh Hasina ka nisur një hetim për vrasje, lidhur me ekzekutimin e një personi gjatë protestave të dhunshme kundër saj. Gjashtë figura të tjera në qeverinë e mëparshme po hetohen gjithashtu pas javëve të trazirave vdekjeprurëse në kryeqytetin Dhaka. Hasina dha dorëheqjen dhe u largua nga vendi në fillim të këtij muaji, për t’u strehuar në Indinë fqinje, ndërsa thirrjet që ajo të jepte dorëheqjen u shtuan. Më shumë se 400 persona u vranë gjatë demonstratave studentore që kulmuan me kërkesat kundër qeverisë së Hasina. Shumë prej tyre u qëlluan nga policia, me urdhër të saj.…
Në Qafë të Predelecit u mbajt manifestimi tradicional ”Logu i Bjeshkëve”. Ky është festivali më unik, ku këngët e bukura të traditës, vallet e trashëguara ndër breza, folklori i pasur, etnografia madhështore dhe ritualet e lashta lidhin pjesëmarrësit thellësisht me rrënjët. Kryeministri Edi Rama teksa ka postuar foto nga eventi, shkruan për Xhubletën, ku thekson se hijeshia e saj mbrohet nga UNESCO, si përkujdesje ndaj kulturës sonë kombëtare me vlera të pasura e të patjetërsueshme. ”XHUBLETA vjen e shpalosur në të gjitha dimensionet e saj në festivalin tradicional që promovon traditat malësore, “Logu i Bjeshkëve”. Hijeshia e saj mbrohet nga…
Ende enigmatike mbetet arsyeja e vrasjes së 42-vjeçarit Egli Proga pasi u dhunua nga Denis Meçe. Dëshmitë e personave të ndodhur në vendin e ngjarjes në momentin kur Proga ka rënë në tokë dhe ka ndërruar jetë në vend, shfaqen kontradiktore, duke ngritur edhe më shumë dyshime për atë që ndodhi paditen e së shtunës. Pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja pranon se ndodhej vetëm pak metra larg dy djemve, por thotë se nuk kishte dëgjuar asgjë dhe kamerat e lokalit të tij çuditërisht nuk ishin në gjendje të regjistronin. BalkanWeb shkruan se DVR e kamerës së sigurisë të sekuestruar…
Ministri i ri i Financave, Petrit Malaj priti këtë të martë në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner me të cilin vlerësuan forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Malaj u shpreh se Gjermania është një partner strategjik për vendin tonë. Ai theksoi se Gjermania është mbështetëse nëpërmjet financimeve direkte e një sërë projektesh në sektorë prioritarë, si: energjia, turizmi, infrastruktura, bujqësia, etj., me rol kyç në zhvillimin e qëndrueshëm dhe proceset integruese. Postimi i plotë Prita në një takim kortezie Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë z. Karl Bergner, me të cilin vlerësuam forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Gjermania…
Reperi Capital T akuzoi pak ditë më parë gazetarin Robert Bojaj, për shpifje duke e paralajmëruar për gjyq. E gjitha pasi bashkë me një të ftuar në emisionin e tij, teksa zhvillonin një intervistë, kanë deklaruar se Capital i ka kërkuar artistit 50.000 euro për të realizuar një këngë me të. Capital e hodhi poshtë dhe shprehet se këto janë shpifje, ndaj do merrte masa ligjore. Tani reperi Rrezik ka sqaruar sërish të vërtetën në një video në rrjete sociale, ku thotë se i kërkon falje Capital T dhe se deklarata e tij u keqinterpretua. Ai i kërkoi ndjesë publike…
Dashi Dashët “hidhen me kokë” në marrëdhëniet e reja! Kjo shenjë nuk ka kurrë mungesë opsionesh, pasi ata mund të ndiejnë një shkëndijë për dikë që e shohin në lokal apo e njohin gjatë pushimeve dhe menjëherë do u çojnë mesazh miqve për t’i njoftuar se janë dashuruar sërish. Të lindurit e kësaj shenje në fillim veprojnë, pastaj mendojnë për vendimet e tyre, pra me fjalë të tjera, ata injorojnë çdo flamur të kuq në një histori të re dashurie. Kjo i bën ata shumë spontanë, ndaj ka shumë shanse që të nxitojnë në krijimin e një raporti të ri…
Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës, prej kësaj të marte kanë dalë jashtë kontrollit. Kryetari i bashkisë, Pali Kolevksi tha se me gjithë angazhimin e afro 100 punonjësve të shërbimit zjarrfikës, ushtrisë, pyjor, zonave të mbrojtura dhe banorë të zonës ka qenë e pamundur mbajtja nën kontroll e flakëve të zjarrit që tashmë janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe të parkut kombëtar. Kjo edhe për shkak të mungesës së rezervave ujore në lartësitë e masivit pyjor pa thënë se me mjetet rrethanore nuk mund të mbahet nën kontroll një zjarr kaq i madh që ka…
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë. “Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, tha…
Në luftën e madhe me zjarret, në të cilën është Greqia dhe Shqipëria, ka bërë që Bashkimi Europian të sjellë ndihmë për të përballuar situatën e zjarreve. Të dy shtetet kanë aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së. Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të Komisionit Evropian (ERCC) ka mobilizuar menjëherë burimet ajrore dhe tokësore të zjarrfikësve nga disa vende evropiane që janë pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile për të ndihmuar Greqinë dhe Shqipërinë. Dy avionë nga Italia, një helicopter nga Franca janë dërguar në Greqi ndërsa ka ofruar helicopter edhe Serbia. Mbështetja për Shqipërinë përfshin një avion ushtarak…