Author: tirana

Në disa prej pikave turistike ku fluksi i vizitorëve është edhe më i lartë, janë shfaqur disa problematika që lidhen me pastrimin e bregdetit. Për shkak edhe të mungesës së rrugëve tokësore aksesi në këto zona është i vështirë. Bashkitë e Himarës dhe Sarandës kanë nisur punën për pastrimin e këtyre plazheve, të cilat aksesohen përmes detit, ndërsa ekipeve të tyre u janë bashkuar edhe Forcat Detare. Në terren për të ndjekur nga afër këtë aksion ishte e pranishme zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, të cilët u ndalën…

Read More

Motra e Egli Progës, 42-vjeçarit i cili u vra në Pogradec, në një gjendje të rënduar nga ngjarja e rëndë, ka reaguar pasi gjykata la në burg vetëm njërin prej të akuzuarve. ”Janë lënë të lirë vrasës. Çfarë janë këta persona që lihen të lirë? Po vazhdon të vritet Egli me çdo veprim dhe mosveprim që po kryhet. Kjo është vrasje për herë të tretë. Është vrasje me dashje dhe janë lënë lirë një tufë huliganësh”, tha ajo para mediave. Në seancën e sotme, Gjykata e Korçës ka lënë në burg Denis Meçen si i dyshuar për vrasjen e Egli…

Read More

Qendra e pritjes së refugjatëve është gati për të pritur azilkërkuesit e parë që pritet të vijnë në 20 gusht në vendin tonë. Është e pamundur që media të hyjë në brendësi të qendrës së pritjes pasi duhet leje nga komuna e Romës. Kjo qendër do të shërbejë për përpunimit të kërkesave për azil, ndërsa atyre që do t’iu refuzohet do të dërgohen në kampin e Gjadrit. Në Portin e Shëngjinit janë bërë gati të gjitha qendrat e pritjes nga shërbimi mjekësor te sallata e pritjes. Marrëveshja me Italinë për azilkërkuesit pritet të zgjasë 5 vite, ndërsa kapaciteti është që…

Read More

Vdekjet kanë shënuar një rritje të lehtë në tremujorin e dytë të vitit, ndërsa lindjet kanë vijuar me tendencën rënëse, sipas të dhënave të fundit të INSTAT. Megjithatë, shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2024 rezulton pozitive, duke regjistruar 255 lindje më shumë se sa vdekje. Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2024 është 5.269, duke shënuar një rënie me 3,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023, sipas të dhënave të INSTAT. Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2024 është 5.014, duke shënuar një rritje prej 1,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023. Katër qarqe të…

Read More

Gara për presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa vjen e bëhet më e ngushtë. Tashmë, për herë të parë që nga fillimi i fushatës, zv. presidentja Kamala Harris ka parakaluar në baste kandidatin republikan, Donald Trump, sipas asaj që njofton “FOX Business”. Që nga mëngjesi i së hënës, Harris e kaloi Trumpin si favorite me shanse për të fituar presidencën në BetUS me 55%. Bookmakers-at në faqen e parashikimeve PolyMarket gjithashtu favorizuan Harris të hënën, duke i dhënë asaj një shans 51% për të fituar garën, krahasuar me 46% të Trump. Në PredictIt, bookmakers-at i japin Harris një…

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.6 u ndje në orën 8:43 të mëngjesit të së martës me orën lokale në Kroaci. Raportet fillestare vlerësojnë magnitudën e tij në 4.6 Rihter, ndërsa është ndjerë edhe në Slloveni dhe Hungari fqinje. Nuk dihet ende nëse ka pasur dëme materiale nga tërmeti.

Read More

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohet se i ka vënë flakën një automjeti. Dy të arrestuarit, 43 dhe 38 vjeç, dyshohet se kanë vepruar në gjendje të dehur, pasi fillimisht kanë hedhur pije alkoolike mbi automjet, e më pas i kanë vënë flakën. “Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit S. Ll., 43 vjeç dhe J. K., 38 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 8, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, kanë hedhur pije alkoolike mbi automjetin e një 56-vjeçari dhe më pas i…

Read More

Shtatë mujori i 2024 ka mbledhur mbi 651 mijë vizitorë në sitet kulturore ose 42% më shumë se 7 mujori i vitit të shkuar, ku 23% janë turistë të huaj. Sipas të dhënave nga Ministria e Ekonomisë dhe Kulturës, pesë destinacionet më të preferuara janë Kalaja e Gjirokastrës e cila mban vendin e parë për nga numri i vizitorëve, ndjekur nga muzeu “Gjergj Kastrioti” në Krujë, Parku Arkeologjik i Shkodrës, Butrintit dhe Apolonisë. Muajt e verës kanë sjellë fluksin më të madh të vizitorëve të huaj, e kjo vihet re nga rritja e shpejtë numrave në Parkun e Butrintit dhe…

Read More

E motra e Egli Progës është prononcuar pas gjyqit ndaj autorit të dyshuar të vrasjes së të vëllait. Ajo theksoi se drejtësia e ka rivrarë vëllain e saj, ndërsa theksoi se bëhet fjalë për një krim në bashkëpunim mes bandash kriminale. “Po flisnim për padrejtësinë që filloi në Policinë e Shtetit, padrejtësia që kanë bërë ata në çdo regjistrim, akt që kanë sjellë ata ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, një padrejtësi të menjëhershme në kohë së bashku në bashkëpunim, banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes dhe është vrasje, po…

Read More

Lëvizja e njerëzve në kërkim të mundësive më të mira ekonomike, sigurisë nga konfliktet dhe kushteve të përmirësuara të jetesës nuk është një fenomen i ri. Por duke gjurmuar se cilat vende po humbasin më shumë njerëz nga emigracioni neto (d.m.th., duke pasur më shumë njerëz që ikin se sa njerëz që vijnë në vend), shpesh ndihmon në nënvizimin e pasojave të zhvillimeve ekonomike dhe politike në të kaluarën e afërt. Platforma Visual Capitalist ka renditur 14 vendet kryesore që kishin emigracion neto më të lartë në 2023. Të gjitha shifrat janë të rrumbullakosura dhe janë marrë nga Perspektivat e…

Read More

Gjykata e Apelit la nën arrest me burg Ermes Hoxhallin, i hetuar për mashtrim kompjuterik. I riu mashtronte me bursat përmes projekteve “Lets talk together about Us 23” . Seanca u monitorua nga përfaqësues të ambasadës amerikane, raporton gazetarja Anila Hoxha. Vendimi u dha nga gjyqtari Genti Dokollari. I riu nuk foli gjatë seancë. Avokati i tij, Saimir Visha kërkoi të kryhen hetime kush është pas mashtrimit. “Klienti im nuk është It, është në vit të parë tek artet, me dy prindër që jetojnë në fshatrat e Devollit. Nuk ka mundësi që ai ta ketë bërë këtë gjë kaq te…

Read More