Situata e krijuar si pasojë e zjarreve në parkun kombëtar të Prevallës vijon që të jetë e rënduar, ku aktualisht janë në operacion për shuarjen e flakëve nga toka përveç Njësisë Zjarrfikëse dhe Shpëtimit nga Prizreni , edhe njësite nga Gjakova, Prishtina dhe Ferizaj. Rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve në Prevallë nuk ka, deri sa përpjekjet për ta mbajtur në kontroll dhe lokalizuar zjarrin vazhdojnë nga kapacitetet e komunës Prizrenit me komunat në ndihmë. Prezent në operacion me mbështetje janë edhe Policia e Kosovës, pjesëtarët nga parku nacional Prevallë, Shërbimi Emergjent Mjekësor nga Prizreni.
Author: tirana
Ukraina e zhvendosi luftën brenda Rusisë ditët e fundit dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy konfirmoi lëvizjet e ushtrisë së tij për ta “çuar luftën në territorin e agresorit” me sulmet në rajonin e Kurskut në Rusi. Lufta nuk po ndodh më vetëm në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy konfirmoi se trupat e tij hynë ditët e fundit në rajonin e Kurskut në perëndim të Rusisë. Arsyetimi i tij? “Është e drejtë të shkatërrohen terroristët rusë aty ku janë, nga i nisin sulmet e tyre; aeroportet ushtarake ruse, logjistika ruse. Kjo mund të jetë e dobishme për afrimin e paqes. Rusia…
Frakturat nga aksidentet apo hedhjet nga lartësitë janë urgjncat më të shumta që paraqiten pranë spitalit të Traumës në Tiranë. Shefi i Kirurgjisë, Dritan Çela thotë se gjatë 24 orëve paraqiten deri në 250 urgjenca të tilla. ”Aksidente të cilat ndodhin për shkak të shpejtrësisë, të përdorimit të alkoolit, hedhjeve nga lartësitë. Kemi trauma kryesisht të sistemit lokomotor, pra frakturat në kokë, në kolonën vertebrale të cilat mund të kërkojnë ndërhyrje të specializuara. Mesatarisht në urgjencë mund të vijnë 200-250 raste. Në rastin e urgjencave kirurgjikale që janë ditën e martë bëhen edhe 300-350”,-tha Çela. Afro 10 % e rasteve…
Arbërie Rada, është 24-vjeçe dhe drejton prej 1 viti Policinë Bashkiake të Hasit. Ajo tregon se puna nuk është e lehtë për shkak të mentalitet maskilist dhe konflikte të shumta sociale. Rada ka gjetur mbështetjen e familjes për të ndjekur profesionin e saj. 24-vjeçarja ka studiuar për Sociologji dhe ka ndjekur master në Administrim, Sistem Drejtësie, Kriminalistikë. Më pas ka punuar një vit si oficere sigurie në shkollat e Tropojës, një sakricë e madhe për të, pasi bënte çdo ditë 150 kilometra rrugë nga Hasi në Tropojë. Jeta e saj ndryshoi kur mori detyrën e Kryeinspektores në Policinë Bashkiake. Arbërie…
Pasi fitoi medaljen e artë në Tokio 2020, Nyjah Huston fitoi bronzin në Paris 2024, në disiplinën e “skateboard” ekipor. Sportisti nga Shtetet e Bashkuara, kritikoi cilësinë e medaljes së fituar së fundmi në Francë. Nyjah publikoi disa video dhe fotografi, që konfirmonin gjendjen e përkeqësuar të medaljes së fituar. ”Këto medalje olimpike duken shkëlqyeshëm kur janë fringo të reja, por pas kontaktit me djersën nëse e mban pak në qafë, por ua lë shokëve ta vendosin gjatë fundjavës, zbulon se nuk kanë cilësi aq të lart”. Më 30 qershor, menjëherë pasi e fitoi medaljen, ai shëtiti nëpër rrugët e…
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e ”arrestit në burg” për biznesmenin Erdion Muho, i akuzuar për veprën penale ”Shkatërrimi i pronës me eksploziv” kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë. Muho është pronar i një agjencie turistike në Sarandë. Kompania e tij operon në fushën e transportit ndërkombëtar detar të udhëtarëve të linjës Sarandë-Korfuz. Ngjarja ka të bëjë me eksplozivin që plasi në afërsi të Portit të Sarandës, mbrëmjen e 24 qershorit të këtij viti, ku mbeti i vdekur 52 vjeçari Armand Nelaj, mik i Muhos dhe biznesmen në fushën e makinerive të ndërtimit. Eksplozivi kishte për…
Të gjithë personat që përfitojnë pension, tashmë mund ta marrin atë te dera e shtëpisë. Posta Shqiptare njofton se falë shërbimeve të saj, çdo pensionist që nuk ka mundësi të paraqitet në sportel mund ta marrë atë në adresë përmes postierëve. ”Shërbimi i shpërndarjes së pensionit në adresë është alternativa e duhur për çdo pensionist që nuk ka mundësi të tërheqë fizikisht pensionin në sportel, duke i mundësuar dërgimin e pensionit në banesë. Postieri jua sjell pensionin në adresën tuaj, sipas datës së përcaktuar. Për të përfituar këtë shërbim pensionisti ose një i afërm i tij duhet të plotësojë formularin…
Donald Trump “u ul” me miliarderin Elon Musk të hënën e 12 gushtit për një intervistë të rrëmujshme. Intervista në “X”, e cila është në pronësi të Musk, pati një fillim jo të favorshëm, me probleme teknike që fillimisht penguan shumë përdorues të shikonin bisedën. Pasi intervista filloi me më shumë se 40 minuta vonesë, Trump filloi bisedën duke rrëfyer atentatin e dështuar kundër tij muajin e kaluar me kërkesë të Musk. Edhe pse Trump më parë tha se do ta ndante historinë vetëm një herë në konventën republikane muajin e kaluar, ai përsëri diskutoi në detaje për të luftuar…
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot në një takim ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Tajar Kağan Atay, ku biseduan rreth marrëdhënieve mes dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë. Ministri shprehu vlerësime në lidhje me bashkëpunimin dypalësh, njëherësh dinamik e mjaft të frytshëm me shtetin turk. Për Hoxhën, Turqia është një partner kryesor në fushën e sigurisë, por edhe kualifikimeve në Akademinë e Sigurisë, në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve të shkollimit dhe asistencës te përhershme. Ambasadori turk u zotua për dhënien e ndihmës së vazhdueshme ndaj Shqipërisë, duke theksuar që e kundërta as që mund…
Nazmi Proga, babai i Eglit ka hedhur akuza të forta për vrasjen e djalit të tij. I tronditur thellë nga tragjedia, ai thotë se djali u masakrua dhe policia bashkë me ambulancën reaguan me vonesë, ndërsa për ”Top Channel”, shton se Egli nuk e meritonte të rrinte i shtrirë për 30 minuta në tokë. Për Nazmiun kjo ngjarje është një peng i madh. Atë pasdite në barin e marrë me qira shërbente ai, por i biri e përcolli në shtëpi duke i thënë se do të takonte një shok e do të bashkoheshin në shtëpi, gjë e cila nuk ndodhi.…
Vrasja e Egli Progës i cili la dy fëmijë jetimë, vijon të jetë e veshur nga hije skandali që tani nuk përfshijnë vetëm Policinë, por edhe Prokurorinë dhe Gjykatën. Pas rrahjes brutale nga 29-vjeçari Denis Meçe që i shkaktoi vdekjen Egli Progës, u raportua se viktima humbi jetën pasi ishte rrëzuar në tokë në gjendje të dehur. Policia bëri të ditur se e ka referuar ngjarjen në Prokurori si vrasje me dashje, e cila sipas kodit penal dënohet nga 10 gjer në 20 vjet burgim. Prokuroria pas 48 orësh kur e ka dërguar dosjen për vlerësim në Gjykatë ka ndryshuar…
Prezantuesja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani, po shijon disa ditë të mira pushimi me familjen. Ajo si destinacion të radhës ka zgjedhur Turqinë, një nga resortet luksoze në Bodrum. Moderatorja u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram. E një pyetje në këtë mes nuk mungoi rreth Big Brother, ku tashmë dihet se Arbana është një ikonë e këtij formati. “Çfarë do të bëhet me Big Brother VIP, sa për rutinë mos të mungoj si pyetje. Argëtohu”, ka qenë pyetja që iu bë. Osmani në ndërkohë u përgjigj: “Çfarë pyetësori do të…