E llahtarshme ka rezultuar vdekja e një 6-vjeçari në SHBA. Giovanni Jennings vdiq pasi nëna dhe i dashuri i saj e gozhduan atë në mur dhe më pas e qëlluan me një pistoletë. Elaina Rose Jennings, 25 vjeçe dhe Daniel John Giacchina, 32 vjeç, akuzohen për vrasjen e 6-vjeçarit, i cili u gjet pa ndjenja më 30 korrik me plagë në të gjithë trupin. Nga hetimet rezultoi se djali 6-vjeçar ishte rrahur shpesh nga dy të rriturit. “Kemi zbuluar se Giancini e ka rrahur 6-vjeçarin në disa raste. Edhe pse ky abuzim ndonjëherë ndodhte ndërsa nëna e fëmijës ishte larg,…
Author: tirana
Vijon të jetë aktiv dhe në një situatë alarmante vatra e zjarrit në Pustec. Në ditën e 9 të ndërhyrjes, gjatë mbrëmjes u bë ngushtimi i perimetrit nga ana e zjarrfikësve, por mëngjesin e sotëm ka patur sërish përhapje dhe agravim të flakëve për shkak të erës. Sipas informacioneve nga vendngjarja, flakët janë përhapur edhe më shumë gjatë mëngjesit, duke marrë drejtim nga fshati Goricë e Madhe, si edhe nga dogana e Goricës, duke depërtuar thellë në pyll. Në terren momentalisht kanë zbritur 100 forca, ndërkohë që është bërë kërkesa që AKMC, në varësi të mundësisë më të parë, të…
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Bulqizë dhe dy persona janë arrestuar janë proceduar penalisht 6 të tjerë, të cilët u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin. Pas marrjes së njoftimit se në një lokal në fshatin Trebisht, po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, policia menjëherë në adresën e dhënë dhe bëri të mundur neutralizimin dhe shoqërimin në Komisariat të personave të përfshirë në konflikt, që mund të kishte pasoja për jetën. Nga veprimet e shpejta rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali në fshatin Trebisht, shtetasit A.O., P.O., dhe H.O., janë…
Një grua ka mbetur viktimë, pasi u vra nga një oficer policie, teksa ndodhej në makinën e saj. Ngjarja e rënë ka ndodhur në Ohio, të SHBA-së, dhe viktima është identifikuar si Ta’Kiya Young, 21 vjeçe, e cila ishte rreth 25 javë shtatzënë. Oficeri i policisë, akuzohet për vrasjen e së resë me ngjyrë dhe vajzës së saj që nuk kishte ardhur ende në jetë, gushtin e vitit të kaluar. Këtë të martë një juri e madhe në qytetin e Columbus gjeti prova të mjaftueshme për të ngritur akuza kundër oficerit të policisë së qytetit Blendon, Connor Grubb për vrasje,…
Shtetet e Bashkuara nuk janë angazhuar në asnjë aspekt të planifikimit apo përgatitjes së sulmit të papritur të Ukrainës në Rusi, tha zëvendes zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Vedant Patel për gazetarët të martën. Ukraina e zuri Moskën të papërgatitur duke dërguar mijëra trupa në rajonin perëndimor rus të Kurskut, në një operacion në të cilin Kievi thotë se ka marrë nën kontroll 1000 kilometra katrorë, fitorja më e madhe në terren që nga 2022. Ukraina tha të martën se nuk ka interes që ta mbajë për një kohë të gjatë territorin që ka arritur të vërë nën kontroll,…
Zjarret që përfshinë Athinën shënuan edhe një viktimë. Në tualetin e biznesit ku punonte, një 65-vjeçare humbi jetën si pasojë e zjarrit. Ajo ndodhej në tualet pasi kishte tentuar të mbrohej. Gruaja kishte punuar për më shumë se 20 vjet në biznesin në fjalë. Kolegët e saj, me lot në sy, lanë disa lule të bardha në trotuare për t’i dhënë lamtumirën Nadias punëtore dhe gjithmonë të buzëqeshur që la pas dy fëmijë. Fjalët e saj të fundit para se të ndahej nga jeta “E pashë zjarrin, dhe e mora në telefona Nadian dhe ajo më tha ‘Thanas po digjem,…
Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe alternime vranësirash në relievet kodrinore –malore nga ku do të pasohen me reshje shiu të dobta në formë pikash gjatë orëve të nxehta të mesditës. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-4m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi 5-9m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë. Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 22 deri 40°C Në zonat e ulëta 23 deri 41°C Në zonat bregdetare 24…
Dashi Do të jetë një ditë mjaft pozitive për të bërë paqe me personat me të cilët keni debatuar gjatë javëve të fundit. Këshillohet që të jeni më të komunikueshëm dhe të stimuloni kompromiset, pasi vetëm zgjidhje të tilla do ju lejojnë arritjen e objektivit tuaj pa humbur kohë. Demi Duhet të jeni shumë të përqendruar në vendin e punës, pasi edhe shpërqendrimi më i vogël, mund të shkaktojë pengesa. Parashikohet një mbrëmje e mbushur plot të reja, sidomos në fushën e ndjenjave. Binjakët Bëni kujdes në dashuri, pasi konfuzioni dhe pasiguria shpesh do ju bëjnë shumë impulsiv. Këshillohet që…
Eksperti Fatjon Softa, e shikon absurde që askush nuk erdhi të ndihmojë Egli Progën 42-vjeçarin që u vra nga dhuna e Denis Meçes në Pogradec të shtunën që kaloi. Proga u la i shtrië për gjysëm në një orar dhe vend mjaft të populluar, ndërkohë që edhe ambulanca u vonua tej mase. ”Jemi në sezon qytet i Pogradecit është i frekuntuar dhe policia në gatishmëri nga 15 maji. Prezenca e policisë është e shtuar. Mendoni se në qytetin më të dendur, si Shkodra, që kanë frekuentim me të huaj dhe në pjesën më të dendur të qytetit, të goditet dikush…
Të paktën tre mediave amerikane iu ofruan materiale të brendshme të fushatës së ish-Presidentit Donald Trump, përfshirë një raport të përgatitur për JD Vance ndërsa shqyrtohej kandidatura e tij për nënpresident. Deri tani, asnjëra nga mediat nuk ka pranuar të japë detaje mbi materialet e rrjedhura. Është e paqartë se cili është burimi i tyre. Politico, New York Times dhe Washington Post kanë raportuar për një sulm të mundshëm kibernetik ndaj ekipit elektoral të zotit Trump, por kanë folur vetëm në përgjithësi për materialet që u kanë rënë në dorë. Vendimet e tyre editoriale janë në kontrast të thellë me…
”Ukraina nuk po përpiqet të aneksojë territoret ruse”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, duke iu referuar operacioneve ushtarake që kanë vazhduar për një javë në rajonin Kursk të Rusisë. Zyrtari i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës. vuri në dukje se ushtria e Kievit nuk mund të godasë me armët me rreze të gjatë dhe për ketë arsye po përpiqet vetëm të shtyjë armikun sa më larg kufirit të saj. “Ukraina nuk dëshiron të aneksojë asnjë territor në rajonin e Kurskut, por dëshiron të mbrojë jetën e qytetarëve të saj. Sa më shpejt që Rusia të pranojë të…
Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar pezullimin nga detyra të komandantit të stacionit policor të Skënderajt, Muhamet Kajtazi, pasi ai së bashku me disa efektivë të policisë shkuan për ngushëllim te familja e Faton Hajrizit, i cili u vra javë më parë nga policia serbe. Vizita ngushëllimi për një të arratisur nga burgu i Kosovës dhe i vrarë në Serbi është “shkelje e rëndë diskredituese”. Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së bazuar në fushëveprimin dhe autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor.