Autoritetet e Selanikut kanë vënë në pranga një 52-vjeçar, i cili akuzohet se ka përdhunuar nën kërcënimin e thikës, vajzën 25-vjeçare të partneres së tij. Ndaj autorit të dyshuar i cili u arrestua mbrëmjen e së hënës, është ngritur një dosje për veprat penale të dhunimit, shkeljes së legjislacionit për dhunën në familje dhe shkeljes së ligjit për armët. Sipas denoncimit të 25-vjeçares greke, në orët e para të së hënës, brenda një apartamenti, bashkëshorti 52-vjeçar i nënës së saj, nën kërcënimin e thikës, ka kryer akt seksual ndaj saj. Më pas, kur denoncuesja ka njoftuar nënën e saj për aktin e 52-vjeçarit, ai…
Author: tirana
Jona Proga, motra e Egli Progës, në gjendje të rënduar psikologjike është paraqitur jashtë ambienteve të gjykatës së Korçës dhe ka pritur mbërritjen e Denis Meçes, autor i dyshuar i vrasjes së 42-vjeçarit. E reja e cila përpiqet që të kalojë kangjëllat e Gjykatës dhe të shikojë autorin, të cilit i bërtet “O kafshë”.
Arrestohet një nga 28-vjeçar, i cili akuzohet se është një nga autorët e vendosjes së eksplozivit në një lokal në Velipojë. Pas hekurave ra shtetasi Erison Gjeka, i cili rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës. Nga hetimet dyshohet se 28-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, kanë hedhur një sasi lënde eksplozive në tarracën e një lokali (bar dhe restorant) në pronësi të shtetasit A. D., duke shkaktuar dëme materiale. NJOFTIMI I POLICISESi rezultat i aplikimit të metodave proaktive, zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Rrjoll,…
Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë pas mesnate, rreth orës 01:15, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi tha për mediat në Kosovë se zjarri kishte shpërthyer në pjesën e “Go Karting”, që ndodhet në Sllatinë. “Informata është pranuar rreth orës 01:15 për zjarr në një lokal në rrugën e Aeroportit në Go Karting. Në vendngjarje lokali në fjalë kishte dy pjesë, pjesa e marketit dhe pjesa e garazheve për karting e cila ishte përfshirë e tëra në flakë”, ka thënë Gashi. Ai ka shtuar se dy persona kanë pësuar…
Një grua ka humbur jetën si pasojë e zjarreve të ashpra që u përhapën në periferi të Athinës në Greqi të hënën. Trupi u gjet brenda një dyqani në qytetin e Vrilissia, në veri të Athinës, tha një burim nga shërbimi zjarrfikës për BBC. Mijëra njerëz janë evakuuar pasi zjarrfikësit paralajmëruan se shtëpitë, bizneset dhe shkollat ishin nën kërcënim, ndërsa zjarret pritet të vazhdojnë edhe të martën. Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Kol Vassilios Vathrakogiannis tha se kishte ende “shumë zjarre aktive të lokalizuara”, kryesisht rreth qyteteve Marathon dhe Penteli. Në një deklaratë të lëshuar të hënën në mbrëmje, ai shtoi…
Për të tretën ditë me radhë, Greqia po vazhdon betejën kundër zjarreve masive afër Athinës, përderisa qindra zjarrfikës evropianë pritet t’iu bashkohen përpjekjeve për të shuar zjarrin vdekjeprurës që ka prekur pjesë të mëdha në periferi të kryeqytetit grek. Për shkak të erërave të fuqishme, Greqia gjatë këtij viti po përballet me situatën më të rëndë me zjarre, që kanë detyruar mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre dhe kanë shkaktuar shkatërrim të madh përreth Athinës. Të paktën një person ka vdekur dhe të paktën 66 të tjerë kanë pranuar ndihmë mjekësore, teksa edhe dy zjarrfikës janë lënduar gjatë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku një 50-vjeçar u rrëzua aksidentalisht nga tarraca e katit të pestë, i cili më pas ndërroi jetë në spital. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi në rrugën “Jordan Misja”, ku 50-vjeçari me inicialet K. Th. nuk u mbijetoi plagëve të marra, duke humbur jetën në spital. NJOFTIMI I POLICISË: Më datë 12.08.2024, rreth orës 22:50, në rrugën “Jordan Misja”, aksidentalisht ka rënë nga tarraca e katit të 5-të, shtetasi K. Th., 50 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital.
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Pogradec. Sikurse duket nga pamjet, tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën në trotuar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat. Nuk dihet nëse ka të plagosur, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Një 23-vjeçar është arrestuar në Burrel, pasi qarkullonte me armë. Pasi ishte marrë informacion se ai lëvizte i armatosur, policia kishte ngritur pika kontrolli për lokalizimin e mjetit të tij., Por sapo drejtuesi i mjetit kur ka konstatuar pikën e kontrollit, ka hedhur pistoletën nga automjeti i tij, në taracën e një lokali dhe ka mundur të largohet. Arratia e A.M., 23 vjeç, banues në Burrel nuk zgjati shumë ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, fitil zjarrpërcjellës, një kapsollë detonator dhe automjeti tip “Benz”, me të cilin lëvizte 23-vjeçari. Materialet procedurale i…
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se situata nga zjarret në vendin tonë vazhdon që të jetë e rënduar. Vëngu ka parë nga afër situatën nga flakët në Bashkinë e Selenicës. Ai shprehet se pas një lufte të madhe të autoriteteve ndaj zjarreve, më në fund në Bashkinë e Selenicës nuk ka asnjë vatër zjarri. “Pas një nate përpjekjesh e pune të pandërprerë, strukturat operacionale të Emergjencave Civile në nivel lokal dhe qendror, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë…
Sot është dita e 7-të e zjarrit. Në terren mëngjesin e sotëm kanë zbritur prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole së bashku me kryetarin e bashkisë së Pustecit Pali Kolevski dhe rreth 80 forca zjarrfikëse. Sot është dita vendimtare për të shuar flakët. Nertil Jole prefekt i qarkut të Korçës:-Jemi sot këtu në Goricë së bashku me kryetarin e bashkisë Pustec për të bërë përpjekjen e radhës,n ë ditën e 7-të,për të luftuar një vatër komplekse, në zonën e Parkut Kombëtar të Prespës. Kemi organizuar punën me të gjitha strukturat operacionale në nivel qarku na janë ofruar si mbështetje…
Një 47-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se shtetasi A.P ka rënë aksidentalisht nga ballkoni dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.