Fituesja e ”Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno duket se ka vazhduar me projektet në heshtje, pa bërë shumë zhurmë në rrjete sociale. Ajo ka publikuar një video nga ambientet e Top Channel, ku shihet në një prej lokaleve të tyre duke pastruar. “Më në fund fillova punë te Top Channel Albania”, ka shkruar ajo. Ndërkohë në video, Egla shihet duke ironizuar me fjalët: “Ne të Big 3 nuk punojmë”. Pritet të shihet se çfarë do të sjellë në vazhdim apo çfarë po përgatit aktorja. View this post on Instagram A post shared by Egla Ceno (@egla_ceno)
Author: tirana
Një ngarkesë e nisur nga Porti i Durrësit ka vënë në alarm autoritetet në Tajlandë, pasi sipas organizatës “Basel Action Network” që gjurmon tregtinë e mbetjeve toksike, është e mbushur me pluhur të rrezikshëm që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut. Siç raporton “bloomberg.com” anija e linjës së transportit Maersk ishte planifikuar të ankorohej në Cape Town, në Afrikën e Jugut. Pas paralajmërimit të dhënë nga grupi ndërkombëtar i mbikëqyrjes “BAN”, në datën 31 korrik u fik GPS-i i anijes dhe ankorimi nuk u bë i mundur. Kompania Maersk konfirmoi se janë dy nga anijet e saj të mallrave…
Producenti dhe DJ i famshëm amerikan, Steve Aoki pritet që të vijë në Vlorë shumë shpejt. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, në një postim të shpërndarë në rrjete sociale. ”Jam Steve Aoki dhe mezi pres të performoj në Shqipëri. Është shfaqja ime e parë atje dhe është shumë emocionuese për mua. E kam pritur prej shumë kohësh. Do të luaj në Vlorë më 17 gusht”, u shpreh Dj Aoki. View this post on Instagram A post shared by Edi Rama (@ediramaal)
Egli Proga humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Pogradecit, dhe në orët që pasuan u shoqërua me një sërë paqartësish mbi dinamikën, por shumë shpejt u mësua se humbi jetën nga dhuna. Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale. Njoftimi i plotë Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin e thellë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec, ku një qytetar humbi jetën në rrethana të dyshimta. Në…
Partia Demokratike është solidarizuar me shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët këtë të hënë protestuan kundër shtypjes dhe diskriminimit që, sipas tyre, po ushtrohet ndaj tyre nga autoritetet e Serbisë. Sipas PD-së, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë sot qytetarët më të shtypur dhe të diskriminuar në Europë. “Ata vuajnë egërsinë e racizmit të regjimit të Beogradit ndaj tyre që bënë gjithçka për largimin e tyre nga trojet e tyre shekullore”, thekson PD në një deklaratë për shtyp. Partia Demokratike e Shqipërisë thotë se mbështet plotësisht kërkesat e drejta të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për Dinjitet dhe Identitet…
Këtë të hënë mijëra persona që jetojnë përreth Athinës janë evakuuar, pasi një zjarr i madh i është afruar kryeqytetit grek, pavarësisht përpjekjeve “mbinjerëzore” për ta vënë nën kontroll. Autoritetet kanë urdhëruar të paktën edhe pesë komunitete të tjera që të evakuohen dhe dy spital në verilindje të Athinës. Kryetari i Maratonës, Stregios Tsirkas, tha se qyteza po përballet me “katastrofë biblike”. Një mur i gjatë flake prej 30 kilometrash, dhe në disa vende deri në 25 metra i lartë, po lëvizë drejt Athinës. Tetë persona janë hospitalizuar pas telasheve me frymëmarrje dhe autoritetet kanë hapur stadiumin olimpik në veri…
Greqia kërkon ndihmë ndërkombëtare për të luftuar me vatrën e zjarrit që po i afrohet periferisë veriore të Athinës. Ndihma pritet nga Spanja, Italia, Turqia dhe Kanadaja. Franca ka dërguar një helikopter të shërbimeve Super Puma ndërsa Republika Çeke do të nisi 75 zjarrfikës dhe 25 automjete zjarrëfikëse. Zjarri ka më shumë se 24 orë që është aktiv ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për ta vënë nën kontroll. Gjithashtu thuhet se objektet e Observatorit Kombëtar të Athinës në Penteli janë nën kërcënim, pasi flaka vijon të përhapet më pranë kryeqytetit grek.
Egli Proga humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Pogradecit, dhe në orët që pasuan u shoqërua me një sërë paqartësish mbi dinamikën. Kur i ndjeri u gjet në rrugë, u tha në media se 42-vjecari në gjendje të dehur ishte rrëzuar dhe kishte gjetur vdekjen. Por konstatimet e para të mjekëve që tentuan t’i japin ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit, ngritën dyshime se i ndjeri ishte dhunuar. Verifikimet e policisë me pyetjen e dëshmitarëve në vendngjarje dhe pamjet e kamerave të sigurisë dolën në përfundimin dhe Egli Proga ishte dhunuar nga Denis Meçe dhe tre…
Në pritje të ardhjes së ambasadorit të ri, në Tiranë ka ardhur e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn e cila këtë të hënë zhvilloi një takim me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së, VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë. ”E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sot me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, për të diskutuar çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Znj. VanHorn shprehu…
Nafta ka pësuar një ulje të çmimit. Në pikat e tregtimit me pakicë të karburantëve, një litër naftë po shitet me 179 lekë nga 184 që ishte më parë. Ndërsa në disa njësi të tjera të shitjes një litër naftë kushton rreth 177 lekë. Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që çmimi i naftës ka pësuar ulje në Shqipëri. Shkak është bërë rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ku aktualisht një fuçi naftë bruto po shitet nën 80 dollarë. Ekspertët e shpjegojnë këtë me parashikimet për ulje të konsumit të naftës.
Suna dhe Abidin këtë javë do të martohen. Po në jetën reale, jo në film. Të gjithë fansat e serialit “Çapkëni i pasur” i njohin mirë këto dy personazhe që luhen nga Beril Pozam dhe Ersin Arici. 19 gushti është dita e dasmës së tyre dhe lajmet për këtë ngjarje janë bërë virale. Gjatë serialit, u zbulua se Beril Pozam, e cila luan personazhin e motrës së madhe të Seyran, Suna, në “Çapkëni i pasur”, dhe Ersin Arici, i cili luan personazhin e Abidinit, ishin të dashuruar. Por fillimisht, ata e mbajtën të fshehtë romancën e tyre. Suna dhe Abidin…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu thotë se spitali i Sarandës po përmbush një rol të rëndësishëm gjatë sezonit turistik, duke qëndruar çdo ditë në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Koçiu vlerësoi se falë angazhimit të jashtëzakonshëm të stafit mjekësor dhe mbështetjes së qendrave shëndetësore verore, ky spital ka arritur të ofrojë shërbime shëndetësore të pandërprera dhe cilësore. ”Nga data 1 qershor deri më sot, janë kryer rreth 4500 vizita mjekësore, duke siguruar kujdes të duhur për të gjithë ata që kanë kërkuar ndihmë mjekësore” u shpreh ministrja ndërsa ndau opinionet e…