Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale rrëfimin e një turisti italian, i cili ka zgjedhur plazhin e Dhërmiut për të pushuar në këto ditë të nxehta gushti. Turisti italian shprehet se ndodhet në Dhërmi prej 3 ditësh, ndërsa vlerëson vendin, njerëzit por edhe sigurinë. “Është për mrekulli, njerëzit janë të shoqërueshëm. Italianët trajtohen shumë mirë, thuajse të gjithë flasin italisht dhe kursen para. Dje hëngra jashtë në Dhërmi në një restorant shumë të bukur pranë detit. 9 persona hëngrëm peshk dhe krudo paguam 300 euro, duke pirë edhe dy shishe spumante. Njerëzit janë shumë të sjellshëm. Mund…

Read More

Ministri i mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, njoftoi mbajtjen e një trajnimi të përbashkët të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, nën vëzhgimin e amerikanëve. “Forca e Sigurisë së Kosovës në një ushtrim të përbashkët me Trupat speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Europën”, njoftoi ministri përmes një postimi në Facebook. “Gjatë stërvitjes #ValorShield24, trupat e njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione…

Read More

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 11 mijë e 637 bimë dhe 6832 fidanë kanabis, gjatë kontrolleve të kryera në zona të ndryshme. Po ashtu, kontrolle janë kryer edhe në Vaun e Dejës, ku janë asgjësuar 300 bimë narkotike. Si pasojë është arrestuar një 24-vjeçar, si dhe është proceduar penalisht një 57-vjeçar, autorë të dyshuar të 2 rasteve të kultivimit. Gjithashtum ka nisur procedim penal për shpërdorim të detyrave, 3 kryetarë fshatrash dhe 2 specialistë pyjesh. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejes gjetën dhe asgjësuan 300 bimë narkotike cannabis sativa. Si rezultat i një hetimi me…

Read More

Artisti i njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin e skenës si Noizy, është ende në pritje të ekstradimit të tij drejt Kosovës, kjo pasi dyshohet se ka dhunuar personazhin e njohur të TikTok, Medi Iseni. Shumë artistë të njohur i kanë dalë në krah kolegut të tyre, të cilët kërkojnë sa më shpejtë lirimin e 37-vjeçarit. Një prej tyre është edhe Xhensila Myrtezaj. Në një koncert të zhvilluar së fundmi, artistja bëri thirrje duke thënë: “Free Noizy”, teksa më pas këndoi dhe këngën që ka bërë pikërisht me të. Nga ana tjetër, në rrjet duket se fansat e këngëtarit…

Read More

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Krutje, ku një 29-vjeçare pas sherrit me vjehrrin, i ka vënë flakën kasolles së tij. Ngjarja ndodhi pas një sherri. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nisi procedimi për shtetasen me inicialet B. R. “referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. R., 29 vjeçe, banuese në fshatin Krutje e Poshtme, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur një kasolle në pronësi të vjehërrit të saj.”, sqaron policia.

Read More

Një 67-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ndezi zjarr në fshatin Kamunah dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me barishte dhe me shkurre. “Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi shtetasin N. M., 67 vjeç, banues në fshatin Mollas. 67-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr pranë stanit të tij, në fshatin Kamunah, bashkia Mollas, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe me shkurre (pronë publike). Materialet…

Read More

Një punonjës i aeroportit të Rinasit ka rënë në pranga, pasi vidhte sendet me vlerë të pasagjerëve nga bagazhet e tyre. Ndërkohë, një tjetër punonjës bagazhesh është proceduar. Është arrestuar shtetasi Leidjon Zeneli dhe proceduar në gjendje të lirë shtetasi Mehmet Sula. Po ashtu janë sekuetsruar një shumë eurosh dhe bizhuteri, të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve. “Në zbatim të një plani të posaçëm masash, të hartuar nga Policia Kufitare e PKK Rinas, me qëllim parandalimin e rasteve të vjedhjes së sendeve me vlerë nga bagazhet e pasagjerëve dhe zbardhjen e rasteve të kryera më parë, specialistët e…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëron inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit. Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për situatën e zjarreve në vend. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, në të gjithë territorin e vendit janë identifikuar 47 vatra zjarri. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 36 prej tyre, ndërsa 11 vatra vijojnë të mbeten aktive. “Situata e zjarreve në vend Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, në të gjithë territorin e vendit janë identifikuar 47 vatra zjarri. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë…

Read More

Mirditë/Informacion paraprak Rreth orës 09:20, në Rubik, shtetasi L. L., 55 vjeç, banues në Laç, punonjës i një firme për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, gjatë rrugës për te kantieri i firmës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e një mjeti pune të tonazhit të rëndë. Si pasojë e daljes së mjetit jashtë rruge, 55-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Read More

Durrës/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Repeat”. Kishte përshtatur lokalin që administronte, për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, vihet në pranga 27-vjeçari. Në pranga dhe 1 shtetas i punësuar në mënyrë të paligjshme, si bodyguard, i cili ua shiste lëndën narkotike kokainë, klientëve të lokalit. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë dhe një përforcues grushti. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli”, se një lokal në lagjen nr. 13, ishte përshtatur për përdorim dhe shitje…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me përshtypjet e një familjeje nga Afrika e Jugut, e cila ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet verore. Familja nga Afrika e Jugut tregon se kanë vizituar disa nga pikat turistike në vend. ‘Ne jemi një familje nga Afrika e Jugut. Kishim dëgjuar për Shqipërinë, por nuk dinim shumë. Historia e tij na duket mjaft interesante dhe menduam se është një ide e mirë që ta eksploronim. Kemi qenë këtu për 16 ditë. Na pëlqejnë zonat e ndryshme dhe biodiversiteti i vendit. Bëmë një listë të vendeve që donim të shihnim dhe…

Read More