Author: tirana

Gjatë operacionit të përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe asaj Turke i koduar “TRACKING”, u kap në Stamboll dhe u deportua në Shqiperi shtetasi gjeorgjian Kakha Joua, si i dyshuar për kryerjen e veprës “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim. Mësohet se ky shtetas në bashkëpunim me dy të tjerë, kanë mashtruar pronarin e një pike të këmbimit valutor në Shkodër, duke i marrë 140 000 euro. Në vijim të veprimeve, janë shpallur në kërkim edhe dy autorët e tjerë të dyshuar, shtetasit gjeorgjianë 45 vjeç dhe 36 vjeç. Njoftimi i Policisë:  Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe asaj…

Read More

Një zjarr i përmasave është regjistruar tani në kodrat e fshatit Kostar, në bashkinë Finiq. FINIQ- Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e fshatit Kostar, në bashkinë Finiq. Gjithashtu shërbimet zjarrfikëse të Finiqit dhe Delvinës ndodhen në terren, ndërsa po punojnë për shuarjen e flakëve. Po ashtu flakët po përhapen me shpejtësi duke u favorizuar edhe nga erërat që fryjnë.

Read More

SHBA- Ekipi i Celine Dion ka shprehur zemërimin e tij ndaj Donald Trump për përdorimin e një prej këngëve më të famshme të këngëtares në një tubim fushate në Montana. Sipas mediave të huaja, gjatë tubimit të Trump dhe JD Vance në Bozeman të premten, 9 gusht, u shfaq një video e Dionit duke performuar “My Heart Will Go On”, hiti i vitit 1997 nga kolona zanore e Titanic. Në një postim të shpërndarë në llogarinë X të këngëtares të shtunën, më 10 gusht, ekipi i këngëtares i është përgjigjur përdorimit të këngës nga fushata. “Ekipi menaxhues i Celine Dion dhe kompania e…

Read More

Shqipëria ka arritur të fitojë dhe medaljen e dytë historike në Lojërat Olimpike, kësaj radhe me Islam Dudaev, i cili triumfoi në finalen e Bronzit për peshën deri në 65 kg. Mundësi çeçen që përfaqëson ngjyrat kuqezi triumfoi në finale përballë mundësit rus që përfaqëson Hungarinë, Ismail Musukaev, me rezultatin e ngushtë 13-12. Kjo është medalja e dytë historikë në Lojërat Olimpike për vendin tonë, sërish në mundje, pas asaj që arriti mbrëmjen e djeshme Chermen Valiev.

Read More

Rama në Facebook: MEDALJA E PARË OLIMPIKE DHE MIZA NËN KËSULËN POLITIKE Dje Shqipëria fitoi medaljen e parë të historisë së saj në Lojrat Olimpike Normalisht nuk duhet të kishte asnjë nevojë për të dhënë shpjegime sot, por ja që ne, shqipot, e kemi të vështirë të gëzohemi që të gjithë njëlloj kur Shqipëria bën një sukses. Miza nën kësulën politike nuk na e lejon gëzimin e njëllojtë, po harbon duke zgjuar si përherë edhe mushkonjat e të shkuarës sonë të largët, të cilat e bënë Faik Konicën të shkruante dikur se shqiptarët të falin çdo gjë përveç suksesit. Fatmirësisht…

Read More

Fushata presidenciale e Donald Trumpit, kandidatit republikan për president, ka thënë të shtunën se disa komunikime të brendshme i janë hakuar dhe ka fajësuar Qeverinë iraniane për këtë incident. Fushata e Trumpit ka përmendur armiqësitë e kaluara në mes të Trumpit dhe Iranit, kur e ka fajësuar Teheranin, mirëpo nuk ka ofruar ndonjë dëshmi konkrete se iranianët janë mbrapa. Ekipi i fushatës së Trumpit e ka lëshuar një deklaratë, pak pasi e përditshmja Politico ka raportuar se ka nisur të pranojë emaila në korrik prej një burimi anonim, që i ka ofruar dokumente autentike prej operacioneve të fushatës së Trumpit,…

Read More

FIER- Një aksident me posjë vdekje ka ndodhur në Seman të Fierit. Konkretisht ngjarja ka ndodhur ndodhur në Topojë. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjers. Gjithashtu deri më më tani nuk është bërë i ditur identifikimi i viktimës, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Read More

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur “shtrim të detyruar në psikiatri” për Zyhdi Shehin, autorin e vrasjes së të moshuarit, Virxhil Nesho, në azilin privat në kryeqytet. Në seancën për vlerësimin e masës të zhvilluar sot, gjykata vendosi që Shehu të shtrohet në spitalin psikiatrik, sepse ky i fundit ka shfaqur probleme mendore dhe mësohet se vuante nga skleroza. Ndërkohë për dy punonjëset e azilit, kryeinfermieren dhe infermieren të cilat dyshohet se u munduan të fshehin krimin, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se të dyja ato, pasi i moshuari…

Read More

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 37-vjeçar i cili lëvizte me lëndë narkotike, gati për shitje. 37-vjeçari siguronte lëndë narkotike heroinë, i ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste në lagje të ndryshme të Lushnjes. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Për këtë rast, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi: -D. K., 37 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, kanë gjetur…

Read More

Ka ndërruar jetë në spital 35-vjeçari me iniciale E.P., që u lëndua nga zjarri pak ditë më parë në një pikë karburanti të “Gega Oil” në autostradën Durrës-Tiranë, pasi një autobot u përfshi nga flakët. Punonjësi i karburantit i cili kishte pak muaj i martuar, ka ndërruar jetë në spital në Tiranë, pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga flakët. Nga aksidenti i ditës së premte i plagosur mbeti edhe punonjësi tjetër i karburantit, 20-vjeçari Xh.K. Dyshohet se shkaku i shpërthimit mund të kenë qenë temperaturat e larta, si dhe një shkëndijë elektrike nga një automjet që…

Read More