Author: tirana

Shqipëria vendosi të ndalojë importin e deleve dhe të dhive nga Greqia pas përhapjes në vendin fqinj të murtajës tek bagëtitë e imta. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve pritet të ushtrojë kontrolle në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë për zbatimin e vendimit, ndërkohë që kontrollet priten të rriten në brezin tokësor të kufirit shqiptaro -grek për të parandaluar hyrjen e paligjshme të tufave të bagëtive. Shërbimi veterinar shqiptar po bën përpjekje të ndërgjegjësojë barinjtë sidomos në zonat kufitare me Greqinë për rrezikshmërinë e lartë të sëmundjes për ekonomitë e tyre. Më parë në disa zona kufitare…

Read More

Mundësi i ekipit kombëtar, Chermen Valiev ka shkruar historinë për Shqipërinë, duke i dhënë vendit tonë medaljen e parë në Lojërat Olimpike. Kryeministri Edi Rama ka uruar Valiev, për punën dhe medaljen historike. Kreu i qeverisë ka përshëndetur punën e Komiteti Olimpik Shqiptar, që drejtohet nga Fidel Ylli, dhe thekson se në Shqipëri jo vetëm që nuk largohen talentet, por vijnë edhe sportistë që kapin majat e botës. ”Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit, për të vërtetën që Shqipërisë jo…

Read More

Lulzim Basha gjatë një podcasti ka folur për një nga prioritetet kryesore në programin politik të grupimit që ai drejton, që është zgjidhja e problemit të pronave. Ai tha se siguria e pronës fut Shqipërinë në orbitën e vendeve të zhvilluara. Për të kthimi i pronës fizikisht, ose kompensimi me vlerë të plotë sipas termit aty ku është prona e tjetërsuar, do të mundësojë që ekonomia shqiptare të ecë përpara. “Nëse siguria e pronës rivendoset, Shqipëria hyn menjëherë në orbitën e vendeve të zhvilluara. Dhe për këtë arsye në programin tonë prona zë një vend kryesor. Mund ta themi me…

Read More

Një person që dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur ka humbur jetën në qytetin e Pogradecit, pasi është rrëzuar në rrugë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në vendit të njohur si “Agjencia e Autobusëve”. Eglantin Proga pasi mbërriti në spital ka gjetur vdekjen. Policia në vendin e ngjarjes ka pyetur personat e ndodhur në ato momente, ku të gjithë kanë deklaruar për uniformat blu se 42-vjeçari në gjendje të dehur është rrëzuar.

Read More

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024, Chermen Valiev, ka rrëmbyer medaljen e parë olimpike. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen për sportistin e SK Tiranës dhe e vlerësoi si një arritje historike marrien e medaljes së bronztë. “Historikeeee! Chermen Valiev me Medalje Bronzi! Shqipëria merr për hërë të parë një medalje në lojërat Olimpike. Mundësi i SK Tiranës, në Paris 2024 na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer. Forca!”, shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook. Në ekipin që përfaqëson Shqipërinë në lojërat olimpike Paris 2024, janë 6 sportistë nga Sport Klub…

Read More

Rusi Chermen Valiev shkruan historinë shqiptare në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”. Mundësi kuqezi i dhuron Shqipërisë medaljen e parë në historinë e Lojërave Olimpike. Ai mposhti me rezultatin 6-2 në finalen për medaljen e bronztë Viktor Rassadin nga Taxhikistani në stilin e lirë në mundje në peshën deri në 74 kg. Valiev ka arritur që të triumfojë, duke i dhuruar Shqipërisë medaljen e parë në lojërat Olimpike. Një ditë historike për sportin shqiptar, që merr medaljen e parë në një Olimpiadë në sportin e mundjes. Chermen Akhsarbekovich Valiev ka lindur më 10 dhjetor 1998 në Osetinë e Veriut në Rusi…

Read More

Milan dhe Juventus janë dy ekipet më në zë që kanë shfaqur interes për Armando Brojën, ndërkohë që përflitet se një ofertë 32 milionë euro nga Everton është refuzuar për 22-vjeçarin shqiptar. Chelsea ka marrë një vendim drastik për sulmuesin kuqezi, duke e përjashtuar nga ekipi i parë. Broja është në mesin e tre lojtarëve që janë dëbuar nga tekniku Enzo Maresca dhe do të duhet që të stërvitet në vijim me të rinjtë e klubit londinez. Së bashku me të, në listë është edhe sulmuesi belg Romelu Lukaku e mbrojtësi anglez Trevoh Chalobah. Ky vendim i Marescas vjen në…

Read More

Njësia administrative e Niklës në Bashkinë e Krujës ka një përbërje sociale komplekse dhe histori të trashëguar me krimin, por ekspertët e rendit dhe sigurisë publike theksojnë se janë instrumentalizimi politik dhe aleancat me politikanë që i kanë fuqizuar eksponentët kriminalë të kësaj zone. Rrugët janë të zbrazura dhe shtëpitë të rrethuara me mure të larta. Në mure dhe në shtyllat prej betoni të energjisë elektrike janë të instaluara dhjetëra kamera sigurie, të cilat mbajnë nën vëzhgim vigjilent lëvizjen më të vogël. Vetëm 17 kilometra larg Tiranës, zona e Niklës në bashkinë e Krujës njihet ndryshe si djepi i krimit.…

Read More

“Mos e quani Shqipërinë “Greqia e re” apo “Maldivet e lira”. Vija e saj bregdetare është plot me surpriza dhe shtigjet e barinjve që kanë një pamje përrallore janë pikërisht në zemër të saj”. Kështu nis një reportazh i gjatë i prestigjiozes britanike “The Times” që sjell rrëfimin e një udhëtimi të bërë në këmbë në bregdetin e jugut nga Llogaraja deri në Sarandë. Gazetarja britanike, Mariana Hunt thotë se kostot e pushimeve në Shqipëri janë shumë më të ulëta se diçka e krahasueshme në Greqi. Bregdeti i Jonit shfaqet për turistët e huaj falë fshatrave të përsosura si Ksamili,…

Read More

Mundësi iranian Rahman Amouzadkhalili, që mposhti mundësin shqiptar Islam Dudaev, është kualifikuar për në finalen e stilit të lirë për peshën deri në 65 kg. Por Dudaev futet sërish në garë dhe nesër do të ketë mundësinë që të garojë për medaljen e bronztë. Dudaev do të duhet të fitojë 2 ndeshje për të marr medaljen e bronzit. Përfaqësuesi i Shqipërisë do të zbresë në tapet nesër në orën 11:10 dhe përballë do të ketë rivalin e SHBA-së, Zain Allen Retherford.

Read More

Forca të shumta shqiptare dhe maqedonase, janë duke punuar për të izoluar flakët e zjarrit që kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me kullota, bimë medicinale dhe bimësi të ulët në Malin e Thatë. Pjesa më e madhe e sipërfaqes së djegur është në anën e Maqedonisë së Veriut, por çfarë shqetëson shërbimin tonë zjarrfikës, atë pyjor, punonjësit e shërbimeve në bashkinë e Pustecit është fakti se tashmë zjarri ka hyrë në anën tonë të Malit të Thatë dhe rrezikon të hyjë në Parkun Kombëtar të Prespës. Forcat e ushtrisë si dhe tre helikopterë Cougar të Forcave tona të Armatosura…

Read More

Autopsia e trupit të pajetë të Faton Hajrizit, tregon se nuk ka dëmtim, përjashto dëmtimin që vjen natyrshëm 3 jave pas vdekjes. Fatoni është qëlluar nga largësia në kokë, këmbë dhe trup. Në këtë rast është hedhur poshtë edhe ideja që i ndjeri ka bërë vetëvrasje. Moment emocionues ka qenë kur nëna është afruar tek trupi i Fatonit. “E puthi në ballë, bisedoi me të, por nuk derdhi asnjë pikë loti. Ne të tjerët që ishim aty nuk u përmbajtëm”, tregoi ky burim. Rezultatet e autopsisë pritet të dalin pas një kohe, ndërkohë Faton Hajrizi do të varroset të dielën…

Read More