Shtetet e Pensilvanisë, Michigan-it dhe Wisconsin-it janë shumë të rëndësishme për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Një të fundit e ka bërë gazeta më e madhe amerikane, The New York Times në bashkëpunim me Siena College. Sipas tyre, kandidatja demokrate, Harris kryeson kundër republikanit Trump në tri këto shtete. Në secilin shtet, Harris ka mbështetjen e 50 për qind të votuesve ndërsa Trump 46%.
Author: tirana
Robert Foto Cini ka humbur jetën këtë të shtunë pas një infarkti në qelinë e burgut të Lezhës. 54-vjeçari nga Leskoviku vuante dënimin prej vitit 2001 kur ishte arrestuar për marrëdhënie seksuale me të mitura. Pas komplikacioneve të shfaqura, punonjësit e institucionit i kanë dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht Cini bëhet me dije se ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës, në orën 14:15. Mjekët konstatuan paraprakisht se “shkak ka qenë një infarkti të miokardit”. Robert Cini ishte transferuar në këtë institucion më 27 nëntor 2021, ku qëndrojnë njëkohësisht të dënuarit me probleme mendore. “Shtetasi i dënuar nuk kishte…
Vera është e artistëve dhe fitimet janë të shumta. Një emër që këtë verë ka ”bërë namin” është pikërisht Xhensila Myrtezaj. Artistja, e cila ka shumë vite që është pjesë e tregut muzikor, këtë sezon ka arritur kulmin. Këngëtarja ka mbajtur deri në 3 koncerte brenda një ditë, duke qenë ndër emrat më të kërkuar të muzikës. Shkak për këtë janë bërë edhe këngët e reja që ajo ka sjellë në muajt e fundit. Por nuk mund të lëmë pa përmendur edhe divorcin e këngëtares. Pak para verës, ajo dhe Bes Kallaku, i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare.…
Mariela dhe Antonela Berisha, duket se nuk janë të shqetësuara që janë në kërkim për tu arrestuar nga policia, pasi dhunuan fizikisht duke i thyer shishen e qelqit në fytyrë 24-vjeçares Klea Prenga. Mariela Berishaj e akuzonte për lidhje paralele intime që Klea Prenga kishte me bashkëshortin e saj prej një viti. Instagrami i biznesit të motrave Berisha ka vijuar normalisht të përditësohet duke postuar foto ku reklamojnë që të dyja veshjet më të reja. Në fotot e Instagramit ato pozojnë pa asnjë shqetësim para kameras. Përveç mungesës së ndjesisë së fajit, motrat Berisha duket se po i bëjnë “karshillëk”…
Rusia ka vendosur një regjim të posaçëm sigurie në tre rajone kufitare gjatë së shtunës, teksa po përballet me vështirësi për t’iu kundërpërgjigjur inkursionit më të madh të forcave ukrainase në territorin e vet që prej fillimit të luftës në vitin 2022. I ashtuquajturi regjimi antiterrorist autorizon shërbimet e sigurisë të kufizojnë lëvizjet, të izolojnë zona të caktuara dhe të kontrollojnë komunikimin në rajonet e Belgorod, Kursk dhe Briansk në kufirin me Ukrainën. Rreth 1 mijë trupa ukrainase të mbështetur nga tanke e mjete të tjera të blinduara kaluan kufirin duke mësyrë rajonin rus te, Kursk, në një sulm të…
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit, që mund të sillte pasoja për jetën. Vihen në pranga tre vëllezër, të cilët u konfliktuan me njëri-tjetrin. Policia gjen dhe sekuestron në banesën e njërit prej vëllezërve dy pistoleta, katër karikatorë, një silenciator të pamontuar, një thikë dhe fishekë luftarakë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se në Hamallaj, Durrës, po ndodhte një konflikt midis tre vëllezërve, shkuan menjëherë në adresën e dhënë, duke ndërhyrë dhe neutralizuar të dyja palët e konfliktit, konflikt ky që mund të kishte pasoja për jetën. Nga veprimet e…
Natyrisht, tradhtia në një marrëdhënie do të thotë që një partner ka një lidhje me një person tjetër pas shpinës së partnerit të tyre. Por, çka nëse kaloni rregullisht kohë me dikë që jeni veçanërisht të tërhequr ose flisni me të vazhdimisht përmes mesazheve? Meqenëse janë të pakënaqur me marrëdhënien e tyre aktuale dhe kërkojnë lidhje shtesë emocionale ose fizike, shumë njerëz priren të përfshihen në tradhti të vogla. Frika nga angazhimi apo ndryshimi i madh, por edhe përkufizimet e ndryshme që i japim termit “pabesi”, mund të çojnë edhe në “mikro-tradhti”. Lexoni këtu më shumë për këtë trend të…
Një i moshuar ka ndërruar jetë në Sukth të Durrësit, pasi u asfiksua nga tymi i zjarrit që kishte ndezur në tokën e tij. “Në Sukth, shtetasi R. H., 75 vjeç, kishte ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore. Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur dhe 75 vjeçari në përpjekje për të fikur zjarrin është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë”,njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një 62-vjeçare, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i banesës ku jetonte, ka përfunduar në spitalin e Traumës. Ngjarja ka ndodhur në Tepelenë, ku shtetasja F.M dyshohet se është hedhur nga kati i 3-të i banesës së saj. Ajo është transportuar me helikopter në drejtim të spitalit të Traumës. Informacioni Sot, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës së saj, shtetasja F. M., rreth 62 vjeçe, e cila është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e…
Rreth orës 12:25, në fshatin Dajç, shtetasi A. D., 52 vjeç, kur ka hyrë për tu larë në lumin Buna është dëmtuar fizikisht. 52-vjeçari po transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjeksore më të specializuar. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Fotot tronditëse tregojnë ish-zonjën e parë të Argjentinës Fabiola Yanez të mbuluar me mavijosje pasi dyshohet se u sulmua nga ish-presidenti Alberto Fernandez. Ish-partnerja e Fernandez, e ka akuzuar atë se e ka abuzuar fizikisht dhe emocionalisht, sipas një vendimi gjyqësor. Akuzat tronditën vendin dhe po njollosin më tej reputacionin e të majtës së moderuar, qeveria e të cilit shumë argjentinas fajësojnë për thellimin e një krize ekonomike. Fernandez, një politikan peronist me prirje të majtë, i cili ishte president nga viti 2019 deri në 2023, mohoi me forcë akuzat e saj dhe premtoi se do t’i provonte gjykatave ‘çfarë…
Dëshmia e plotë e 41-vjeçarit Klementin Islamaj, i cili disa ditë më parë u arrestua nga policia nën akuzën “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike” nën dyshimet se vrau babanë e tij, pasi ky i fundit i kishte vrarë nënën. Edhe pse nën akuzë, ndaj Islamajt kanë shprehur solidaritet dhe pëkrahje gjithë familjarët e tij dhe banorë të fshatit. Madje ai u lejua nga policia të merrte pjesë edhe në ceremoninë mortore. Siç del nga dëshmia, ka qenë 69-vjeçari Hysen Islamaj i cili pasi ka vrarë 66-vjeçaren Shano Islamaj, ka kanosur e më pas qëlluar edhe të birin…