Author: tirana

Qëlluan në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër, duke terrorizuar banorët dhe më pas u larguan, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë çoi në prangosjen e dy shtetasve dhe procedimin e një tjetri në gjendje të lirë. Policia gjeti dhe sekuestroi pistoletën sportive të përdorur, e cila kishte një fishek manovër në karikator, si dhe automjetin me të cilin këta shtetas lëviznin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të DVP Lezhë nga banorët, se në lagjen “Skënderbeg” kishte të shtëna me armë zjarri, shkuan menjëherë në drejtim…

Read More

Qitësi i Turqisë, Yusuf Dikets , është bërë mjaft viral për pajisjet minimale që mbante dhe qetësinë e tij të pamasë gjatë garës së tij në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Dickets, qitësi 51-vjeçar që fitoi medaljen e argjendtë në garën e përzier me pistoletë ajrore 10 metra me Seval Ilayda Tarhan në Lojërat Olimpike të Parisit, kishte vendosur vetëm priza veshësh dhe syze normale, ndërsa njëra dorë mbeti në xhep. Por pavarësisht qetësisë dhe sportivitetit që ai reflektoi tek publiku, tregon se brenda tij në ato momente kishte “shpërthyer një stuhi”. “Në atë moment, të gjithë thonë se dukesha shumë…

Read More

Një aksion blic i forcave speciale RENEA është zhvilluar në Vlorë në orët e vona të mbrëmjes së 9 gushtit. Burime bëjnë me dije se forcat RENEA kanë rrethuar zonën pranë Rrapit në zonën e Ujit të Ftohtë Mësohet se aksioni ka qenë i papritur dhe policia e Vlorës nuk ka qenë në dijeni, pasi nuk ishte lajmëruar nga RENEA. Mësohet se është kontrolluar në këtë zone, por dhe në një hotel në Lungomare pasi ka pasur informacion se aty ndodheshin 2 persona me rrezikshmëri kriminale dhe që janë të shumëkërkuar nga drejtësia.

Read More

Asnjë nga 57 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit në avionin që u rrëzua në Vinhedo të Sao Paulos në Brazil nuk i mbijetoi aksidentit ndërkohë që presidenti Inazio Lula Da silva ka shpallur tre ditë zie kombëtare. Avioni humbi rreth 5 kilometra lartësi në me pak se 2 minuta dhe u rrëzua në kopështin e një shtëpie ku ndodheshin tre persona që fatmirësisht mbeten të padëmtuar. Të dhënat e sherbimit suedez që monitoron fluturimet në kohë reale, tha se se avioni u ngrit në oren 11:56 dhe u rrëzua në oren 13:22. Por në këtë udhëtim tragjik jo të…

Read More

Menaxheri i Arkimed Lushajt, Ardian Prenaj, ka folur ekskluzivisht në një intervistë të dhënë për Top Channel, ndërsa artisti është shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë së Kosovë. Prenaj ka deklaruar se Stresi ndodhet në Shqipëri, dhe për momentin nuk mendon të dorëzohet, pasi do të presë që “furtuna” të qetësohet, dhe Prokuroria të zbardhë ngjarjen.Sikundër edhe Stresi, Prenaj deklaron se këngëtari nuk ka asnjë lidhje me dhunimin që i është bërë pak ditë më parë Medi Isenit në një klub nate në Pejë, ku performonte Noizy. Ekskluzivisht për Top Channel, ai ka deklaruar se Iseni nuk është dhunuar…

Read More

62 personat në bordin e aeroplanit të kompanisë Voepass që u rrëzua në qytetin e Viñedo të Brazilit , kanë humbur jetën. ATR-72 me dy motorë po fluturonte nga Cascavel, shteti Parana, në aeroportin Guarulos në Sao Paulo. Sipas një deklarate të kompanisë Voepass, në bordin e avionit ndodheshin 58 udhëtarë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit , por nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti. “Nuk ka ende asnjë përditësim se si ndodhi,” tha linja ajrore në një deklaratë. Faqja e internetit Flightradar24 raporton se avioni fatal është PS-VPB, një ATR72-500 14-vjeçar i ndërtuar në vitin 2010. Sinjali i fundit…

Read More

Aeroporti Barcelona-El Prat ofron alternativa vërtet ekonomike për një arratisje në destinacionet e reja – për të zbuluar një kulturë tjetër, një gastronomi tjetër ose thjesht për të pushuar, sipas një artikulli të publikuar në të përditshmen spanjolle “Mundo Deportivo”. Fluturimet drejt Shqipërisë janë të përballueshme. Udhëtimi nga Barcelona në Tiranë kushton 50 euro.Disa zgjedhin të pushojnë në shtator, pasi resortet nuk janë të mbipopulluara me turistë dhe temperaturat janë pak më të ulëta. Por, cilido muaj që të jetë, ajo që kërkojmë kur udhëtojmë janë destinacione të reja që na ofrojnë eksperienca të reja. Një nga destinacionet më të…

Read More

Dashi Kjo ditë është ideale për ta kaluar në relaks të plotë. Duhet të rikuperoni energjitë lidhur me projektet e reja, të cilat do ju gjejnë shumë të ngarkuar. Dashuria do të kalojë në plan të dytë por mos u dekurajoni, parashikohen mundësi të mira për të zyrtarizuar një histori. Demi Në këtë moment duhet të shmangni kategorikisht çdo kontakt me persona negativ, të cilët mund t’iu përkeqësojnë humorin, pasi nuk jeni në pozitën për të humbur kohë me debate të kota. Kjo e shtunë parashikon mundësi shumë të mira për takime të reja. Binjakët Do t’iu duhet të përballeni…

Read More

Për fundjavën vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta. Kjo falë ndikimit të Anticiklonit të Azoreve dhe rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës. Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare në relievet e larta malore kryesisht në jug të vendit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare (bezdisëse për pushuesit) kryesisht ditën e shtunën, lugina e male era fiton shpejtësi 10-13m/sek, shoqëruar me dallgëzim…

Read More

Mjeku Vasil Llajo, flet për situatën e krijuar nga virusi i “Etheve të Nilit Perëndimor” në vendin tonë, ku janë regjistruar tre viktima dhe 17 të prekur. Llajo e përjashtoi mundësinë e një epidemi në vend, pasi sipas tij po merren të gjitha masat për ta shmangur progresin në të tilla nivele të përhapjes së virusit. “Natyra do të bëjë ciklet e veta siç ka bërë me Covid dhe gripin. I ka ardhur radha Etheve të Nilit për të bërë një shtrirje në Ballkan, por e theksoj që nuk ka vend për panik dhe alarm. Masat që po merren do…

Read More

Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan në Shëngjin dhe pritet të ekstradohen në Kosovë. Artistët kanë bërë thirrje pro Noizyt, kurse modelja Oriola Marashi thotë se duhet të protestojmë. ”Jetojmë në disa kohëra që jemi të pafuqishëm kundrejt padrejtësive, por nuk duhet të ketë kurrë një kohë që ne mos ta ‘bërtasim’ apo të mos protestojmë kundrejt këtyre fenomeneve që janë për të ardhur keq”, u shpreh ajo.

Read More