Author: tirana

Pasditen e sotme është riaktivizuar zjarri në lagjen Boje në Krujë. Zjarri i cili filloi mëngjesin e djeshëm u fik mëngjesin e sotëm, ai është riaktivizuar sërish pasdite. Mendohet që t’i jetë rivënë zjarri nga persona të paidentifikuar, ditën e djeshme nga ana e emergjencave dhe zjarrfikësve u gjetën rreth 50 vatra zjarri të qëllimshme në zone. Në vend janë forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile të cilët po përpiqen të lokalizojnë dhe shuajnë flakët. Zjarri ka mbërritur në një zonë ku fatmirësisht ndërhyhet me mjete.

Read More

Biznesmeni i ”Regina Group”, sot u shfaq duke qëlluar me grusht një qytetarë. Por Vasil Bedinaj shfaqet në një tjetër video me personin që e qëlloi me grusht, duke thënë se ngjarja nuk ka ndodhur sot, por para një muaji e gjysëm dhe se të dy ata janë biznesmenë në Vlorë në sektorin e turizmit. Sipas Bedinaj ngjarja u sqarua vetëm 30 minuta pasi ndodhi dhe të dy kanë bizneset pranë dhe bashkëpunojnë në turizëm. Fjala e plotë Të nderuar bashkëqytetarë, ju që keni lexuar lajme nëpër portale. Ne jemi dy komshinj, të dy pronarë që shërbejmë për turizmin nga…

Read More

Autoritetet austriake njoftuan të premten për arrestimin e tretë në lidhje me komplotin e dështuar për sulm në koncertet e këngëtares Taylor Swift, tashmë të anuluara, ndërsa adhuruesit zhgënjyer magjepsën Vjenën duke tregtuar byzylykë miqësie dhe duke kënduar këngët e yllit të popit në rrugë. I dyshuari kryesor, një 19-vjeçar, planifikoi të sulmonte shikuesit e mbledhur jashtë stadiumit Ernst Happel, deri në 30,000 çdo natë, me 65,000 të tjerë brenda stadiumit, me thika ose mjete shpërthyese artizanale. gjatë koncertit të enjten ose të premten. I dyshuari shpresonte të “vriste sa më shumë njerëz të jetë e mundur”, thanë autoritetet. I…

Read More

Shqipëria është në pikun e sezonit veror. 1200 pasagjerë dhe 300 automjete kanë mbërritur në portin e Vlorës me tre tragete të linjës Brindisi-Vlorë, ndërsa pritet në mbrëmje edhe trageti i katërt me numrin e pasagjerëve që pritet të shkojë më shumë se 1600 persona. Fluksi gjatë këtyre ditëve të muajit gusht ka qenë në rritje ndërkohë që sipas autoriteteve portuale prurjet do të vijojnë edhe përgjatë fundjavës. Mes të huajve që vijnë në vendin tonë dominojnë italianët. Italianët vijojnë të mbeten besnikë të pushimeve në Shqipëri mes tyre edhe shumë të rinj që vijnë për herë të parë. Ata…

Read More

Një zjarr shpërtheu në ekonominë pyjore të Qafështamës, në vendin e quajtur mbi tunelet e fshatit Selixë, në njësinë administrative Komsi. Zjarri është cilësuar i qëllimshëm pasi ka shpërthyer në disa vende të ndryshme, duke rrezikuar kështu një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore të përbërë kryesisht nga pyje ahu. Në përpjekje për të frenuar përhapjen e zjarrit, Bashkia Mat ka angazhuar të gjitha strukturat e nevojshme, duke përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shërbimeve të Higjienës (MZSH), Emergjencat Civile, si dhe Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pyjeve. Për shkak të shkallës së madhe të përhapjes së zjarrit, kërkohet ndërhyrje nga ajri dhe toka…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se popullsia në vend është përgjysmuar, por personeli në bashkitë e vendit është dyfishuar, ndërsa shpenzimet janë trefishuar. ”Shqipëria në këto 11 vite te Rilindjes është përgjysmuar ne popullsi, por personeli nëpër Bashki është gati dyfishuar, ndërsa shpenzime për paga personeli, janë trefishuar 2.8 herë më shumë. Këto janë taksat e qytetareve shqiptarë qe paguajnë në çdo Bashki për shërbime qe si marrin kurrë por që shkojnë në rroga kryesisht për punë patronazhistët”,-tha Meta.

Read More

Jo veç ndalimin e organizatës FETO në Shqipëri, por edhe mbështetje për padinë e ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit. Këtë i kërkoi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kryeministrit Edi Rama, në telefonatën që patën mes tyre një ditë më parë. Këtë zbuloi gazetari Sokol Brahaj, duke iu referuar mediave turke dhe analistëve. Sipas tij kjo çështje nuk është bërë e ditur nga presidenca turke. ”Erdogan i ka bërë një telefonatë Ramës dhe kanë biseduar për çështjet rajonale, aktuale politike e të biznesit, por ajo që nuk është shprehur, sipas komentatorëve turq, thuhet që Turqia ka dorëzuar të jetë…

Read More

Aktori i njohur i skenës, dhe një qytetar i shoqërisë civile, Mehdi Malka ka lënë sot ambientet e spitalit. Lajmi është konfirmuar nga vetë stafi i spitalit, ku aktori ishte i shtruar prej disa ditësh, nën kujdesin e mjekëve kardiologë në shërbimin e Kardiologjisë në QSUT. Falë përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, aktori gëzon shëndet të plotë dhe ka lënë ambientet e spitalit.

Read More

Një nga këngëtarët më të dashur nga shijuesit e muzikës në botën mbarë, Jason Derulo ka mbërritur në Tiranë për të mbajtur këtë mbrëmje një koncert, që premton atmosferë elektrizuese në stadiumin ”Selman Stermasi”. Në një konferencë për mediat, Derulo zbuloi pak nga detajet se si është konceptuar organizimi, ndërsa publiku do të udhëtojë bashkë me të drejt hiteve të dikurshme e deri te produksionet e sotme. ”Do të jem së bashku me disa këngëtarë, më të mirët nga mbarë bota e me disa kërcimtarë. Do të jetë vërtet një super show. Unë mendoj që do të jetë një koncert…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka pubklikuar një video dërguar nga një qytetar, ku duken plehrat pirg pranë një kazani në njësinë 7, kryqëzimi i rrugës Babe Rexha. Berisha me ironi shkruan se kjo është Tirana turistike e lalit. ”Kjo është Tirana turistike e Lali vjedhësit! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! Përshëndetje Doktor. Ky është qyteti nën menaxhimin e Lali Plehut. Kjo situatë ka prej muajsh, njesia 7, kryqëzimi i rrugës Babë Rexha me Savri Themelini”.

Read More

Ky vit mund të hyjë në histori si më i nxehti i regjistruar ndonjëherë. Agjencia Europiane Kopernikus, që mbikëqyr ndryshimet klimatike thotë se mesatarja e temperaturave globale gjatë 12 muajve të fundit, është rritur me 0.76 gradë Celsius, krahasuar me mesataren e 3 dekadave nga viti 1991 deri në 2020. Mesatarja e 12 muajve të fundit është po ashtu 1.64 gradë më e lartë se ajo e periudhës para industrializimit që si periudhë përllogaritet gjysma e dytë e shekullit të 19-të. Ky vit pritet t’i marrë rekordin 2023-shit që shënoi temperaturat mesatare më të larta mujore duke nisur nga Korriku…

Read More

Republikanët në Kongres mbështesin shumë çështje të ngjashme me ato të kandidatit të tyre për President Donald Trump sa i përket politikës së jashtme. Kjo përfshin mbështetjen e Uashingtonit për Izraelin. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, ligjvënësit kanë ende dallime të rëndësishme sa i përket politikave ndaj Kinës, tarifat dhe ndihmat për Ukrainën, që mund të vështirësojnë mandatin e dytë të ish-Presidentit Trump. Ish-presidenti Donald Trump u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu muajin e kaluar. “Asnjë president nuk ka bërë atë që kam bërë unë për Izraelin dhe ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie…

Read More