Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti këtë të premte në një takim, misionin e Vlerësimit të Ndihmës Zgjedhore në Shqipëri të një delegacioni të lartë të Këshillit të Evropës. Në takim u diskutua në detaje për përforcimin e profesionalizmit dhe pavarësisë së administratës zgjedhore përmes krijimit dhe konsolidimit të një qendre trajnimi të përhershme, moderne, dinamike dhe fleksibël në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri. Bisedua u fokusua për pjesëmarrjen e votuesve të rinj dhe atyre që votojnë për herë të parë në zgjedhje, forcimin e kapaciteteve dhe partneritetit të KQZ-së, shoqërisë civile dhe mediave në monitorimin e fazave…
Author: tirana
Nga Anila Hoxha Kur largimet e tij nga banesa për shkak të sklerozës u bënë të shpeshta, dhe pikërisht kur kuptoi se vazhdimisht kërkonte e alarmuar të atin nëpër Tiranë, me dhimbje vajza e Virxhilit vendosi ta çojë në azil. Shfaqej shpesh aty mbasi i kishte gatuar diçka dhe pinin kafen së bashku në një lokal lagjeje, ngjitur me shtëpinë e të moshuarve. Sapo shikonte të bijën atij i qeshnin sytë. Vetëm kur shikonte atë, vështrimi i shuar i merrte jetë. Ishte i qetë. Por shpesh ja harronte emrin edhe të shtrenjtës bijë, shumëcka ishte bërë si një letër e…
Një 40-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar në mënyrë sistematike vajzën e tij 9-vjeçare. Arrestimi nga policia e Greqisë, aty ku ka ndodhur ngjarja, është kryer pas denoncimit të bashkëshortes dhe nënës së fëmijës. Babai akuzohet për përdhunim pasi ka kryer akte seksuale ndaj vajzës së tij tashmë 9-vjeçare që në moshën 4-vjeçare. Vogëlushja i ka treguar nënës së saj, gjithçka që po përjetonte nga babai i saj dhe më pas është bërë denoncimi në polici. Policia është vënë në ndjekje të të dyshuarit dhe në një aksion policor sot në mëngjes kanë arritur të arrestojnë 40-vjeçarin jashtë qytetit. Pasi kanë…
Reperi Stresi, vijon që të reagojë në rrjete sociale nga arratia, sepse është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Stresi i ka bërë një apel publik kësaj radhe drejtuar kryeministrit, Edi Rama, duke kërkuar ndihmë për mikun e tij Noizy. “Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar në një postim në InstaStory reperi me origjinë nga Tropoja, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj. Reagimi vjen pas tensioneve të fundit mes…
16 të rinj nga Dibra përfunduan me sukses një kurs 8-mujor për kodimin, përmes të cilit arritën të zgjeronin njohuritë dhe kompetencat teknike në fushën e programimit, ndërsa realizuan edhe seanca trajnimi me këshilluesit e karrierës. Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për të rinjtë që ndoqën këtë kurs intensiv ishte e pranishme zv/kryeministrja, Belinda Balluku, si dhe Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. Në bisedën me të rinjtë, zëvendëskryeministrja Balluku tha se është e rëndësishme që njohuritë dhe dijet që ata përfituan nga ky kurs tashmë të vihen në zbatim. ”Është shumë e rëndësishme që të…
Fermerët e fushës së Maliqit i kanë kërkuar ministres së Bujqësisë, Anila Denaj rritjen e referencës doganore për prodhimet bujqësore që hyjnë nga vendet e rajonit ashtu siç i kanë kërkuar heqjen e TVSH për inputet bujqësore si dhe shitjen e prodhimit vendas. Ministrja Denaj u ka kërkuar fermerëve të formalizohen dhe të bashkojnë prodhimin e tyre si një prodhim i vetëm për të qenë konkurrues në treg. Kryetari i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu ka bërë me dije se në fund të këtij takimi fermerët kanë marrë një përgjigje nga ministrja e linjës lidhur me problemet që ata ngritën e…
Belind Këlliçi, anëtari i kryesisë së PD, thotë se protesta para bashkisë së Tiranës do të vijojë. ”Ne kemi qenë në protestë një ditë më parë edhe pse në kushte të vështira. Megjithatë, javën tjetër do të jemi sërish në protestë, pas dy javësh do të jemi sërish në protestë dhe kjo protestë nuk do të ndalet derisa përgjegjësit kryesorë të shkojnë para drejtësisë për shkelje të ligjit”, u shpreh Këlliçi për ”A2cnn”. Nga ana tjetër, teksa iu referua inceneratorët të Tiranës dhe 5D-së, Këlliçi theksoi se nuk mundet që të pretendojmë që është ngritur një sistem i tërë korruptiv…
Nga: Redjon Shtylla Shëndet, drejtësi dhe ndryshim për ty. Klea, ti ke treguar historinë tënde, të goditjes kanibale në fytyrë dhe akuzon motrat Berisha, pasi ato të dhanë mesazhin. I mori burrin, kurvë, fëmijë. Këta janë togfjalët që shkruhen për ty në këtë histori që mbërtheu si tornado Instagramin, aty ku ty të quajnë gabimisht Blogere dhe po rritesh furishëm në ndjekës. E dashur Klea, të uroj shëndet, por shenjat do të mbesin, edhe nëse një ditë mjekësia e zhvilluar do ti eleminojë nga fytyra e kuruar që ke. Shenjat në jetë janë ato që mbesin brenda nesh, jo veç…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka njoftuar se ambasadat dhe konsullatat e Shqipërisë ofrojnë ofrojnë shërbimin e Deklaratës Noteriale për udhëtimin e fëmijëve me njërin nga prindërit apo personin më të afërt të familjes. Ai thekson se shërbimi ofrohet vetëm online në e-albania. “Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Shqipërisë ofrojnë shërbimin e Deklaratës Noteriale për udhëtimin e fëmijëve me njërin nga prindërit apo personin më të afërt të familjes. Ky shërbim ofrohet vetëm online në platformën e-albania”, shkruan Hasani.
Pas denoncimeve të vazhdueshme për raste të përndjekjeve online në rrjetet sociale, policia thotë se janë siguruar prova të mjaftueshme se F. D., 34 vjeç, i cili aktualisht vuan dënimin në një burg në Francë ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Perndjekja”, dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”. Ai ndodhet në burg ndërkohë për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal Francez. Pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që pulsonin nga burgu “Lyon Cobras”, në Francë, është bashkëpunuar me Interpol Tirana dhe autoritetet Franceze dhe është ushtruar kontroll…
Një 28-vjeçar që shiste doza kannabisi, në qytetin e Sarandës ka rënë në pranga nga Policia e Sarandës. Sipas komunikatës për shtyp, Në pranga ranë dhe 2 shtetas grekë që u kapën në flagrancë me doza kannabisi, që dyshohet se ia kishin blerë 28-vjeçarit. Ndërkohë policia ushtroi kontrolle dhe sekuestroi dhjetëra doza kancabisi, që iu gjetën këtyre 3 shtetasve. Njoftimi i policisë: Sarandë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Parts 23”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihet në pranga një 28-vjeçar që shiste doza cannabisi, në qytetin e Sarandës. Në…
Disa vatra zjarri janë konstatuar pak minuta më parë në pyjet e Qafë Shtamës, në afërsi të fshatit Selixë, njësia administrative Komsi, Mat. Efektivë të zjarrëfikësve Burrel, punonjës të bashkisë Mat, pyjeve, emergjencave civile, banorë të zonës po udhëtojnë drejt vendit të ngjarjes, por mjetet motorike e kanë të pamundur të ndërhyjnë.Kërkohet ndërhyrje nga ajri, përndryshe zjarri do të përfshijë pyjet e lartë dhe dëmi do të jetë i madh. Nga të dhënat e para besohet se zjarret janë të qëllimshën dhe mund të jenë shkaktuar nga barinjtë e zonës. Policia lokale ka nisur hetimet.