Zjarri në masivin pyjor me pishë, ah e bredh në kurorën e gjelbër në Zerqan të Bulqizës ka dalë jashtë kontrollit. Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga toka për 7 ditë radhazi ka qenë e pamundur që flakët të shuhen plotësisht dhe këtë të premte janë shfaqur disa vatra zjarri të cilat të ndihmuara nga era e fortë e bëjnë të pamundur fikjen e tyre. Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu tha se forcat e Njësisë Operacionale për shuarjen e zjarreve kanë punuar për një javë por ka qenë e pamundur fikja plotësisht për shkak të terrenit të vështirë dhe pemëve…
Author: tirana
Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 19 150 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 38-vjeçari. Sekuestrohet shuma e parave. Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit I. M., ku u gjetën 19 150 euro, të cilat ky nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i…
Një aksident i rëndë me dy të lënduar është regjistruar në aksin nacional Korçë – Pogradec. Aksident ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Libonikut. Nga të dhënat e para mësohet se ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit që ka sjellë goditjet me barrierat anësore mbrojtëse të rrugës duke rënë poshtë në kanal, e më pas duke bërë disa rrotullime në ajër. Burime nga spitali bëjnë se dy të rinjtë, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri janë lënduar, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Prej 3 ditësh janë shfaqur disa vatra zjarri në Malin e Thatë, në territorin e bashkisë Pustec, zjarre këto që kanë përshkruar rreth 50 hektarë me bimësi të ulët dhe kullotë. Për fikjen e zjarreve janë angazhuar forca të shumta të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Pustec, shërbimit pyjor, banorë të zonës e së fundmi për shkak se zjarri ndodhet në kufi, në ndihmë kanë ardhur edhe zjarrfikësit e Ohrit dhe Resnjës të Maqedonisë së Veriut. Për shkak të terrenit të thyer dhe erës së fortë puna për izolimin e flakëve është tejet e vështirë, ndërsa zjarri ndodhet në ditën e…
Një zjarr i madh përfshiu ditën e djeshme parkun arkeologjik të Finiqit. Në një komunikim për publikun ministri Vengu tha dje se që prej mesditës ka pasur një situatë problematike në rrafshin e kodrave që ndan dy bashkitë, por bashkërendimi i forcave të shumta bëri të mundur shuarjen e një pjese të madhe të vatrave. Sipas ministrit, “u bë e mundur ruajtja dhe mbrojtja e të gjithë pasurisë kulturore në park, pjesa e bazilikës, thesarit të vjetër sikundër edhe amfiteatrit”. Ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas një pune të pandërprerë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një restorant në kryeqytet. Vajza e identifikuar si Klea Prenga, ka denoncuar me pamje dhe me emra, sesi është dhunuar teksa ishte duke ngrënë darkë. Ajo thotë se dikush e ka goditur nga pas dhe i theu një shishe qelqi në fytyrë, ndërsa fajtor për këtë sulm bën Marinela dhe Antonela Berisha. Kjo e fundit është e njohur për publikun. Sipas njoftimit të policisë, po punohet për lokalizimin Antonela Berishës 28 vjeçe dhe Marinela.B 28-vjeçe, të dyja banuese në Tiranë. Mbi të dy vajzat rëndon vepra penale “Plagosje e…
Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale, pamje nga pista e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, ku shprehet se do jetë gati në fund të vitit dhe se do presë pasagjerët e parë në verën e ardhshme. “Mirëmëngjesi dhe me fluturimin e legjendarit Alket Islami mbi pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, e cila do të jetë gati në fund të vitit, për t’u futur në testet e certifikimeve europiane dhe për të pritur pasagjerët e parë verën e ardhshme, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta, si shkak i ndikimit të Anticiklonit të Azoreve dhe rrymave ajrore të nxehta nga veriu i Afrikës. Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat të pakta deri mesatare nga orët e mesditës e pasdites vonë në relievet kodrinore – malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit. Këto vranësira në relievet e larta malore (male) do të shoqërohen me reshje shiu (pika) dhe në mënyrë tepër të izoluar në formën e shtrëngatave. Era do…
Dashi Do të ndiheni të frymëzuar dhe kjo gjë do ju lejojë që të rifitoni ritmin në vendin e punës, ku parashikohet të ketë propozime dhe bashkëpunime të reja interesante. Në dashuri nuk keni nevojë për të tërhequr vëmendje, pasi kjo është periudha më e favorshme për ndjenjat. Demi Parashikohen disa sfida interesante të cilat do ju bëjnë më karizmatik dhe kjo gjë do ju lejojë që të rrethoheni nga aleatë të vlefshëm. Bëni kujdes me shëndetin, pasi mund të ndiheni të këputur. Binjakët Kjo është një periudhë e cila do ju vendosë në provë lidhur me sfida sentimentale të…
Me rërën kurative dhe vijën e gjatë bregdetare që po frekuentohet edhe nga më shumë pushues, Velipoja ofron shumëçka për turistët që vlerësojnë këtë sezon pastërtinë dhe organizimin të ngritur në një tjetër nivel. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video me opinionet e disa prej pushuesve që kanë zgjedhur Velipojën këtë sezon veror. Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës është ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha stinët. Velipoja njihet për rërën me efektet e saj kurative, ndërthurjen me hijeshi e detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna…
Besnik Berisha, avokati i reperit Noizyt i cili ndodhet në paraburgim, pas një sherri të ndodhur në Pejë, ka reaguar duke thënë se urdhërarresti është i paligjshëm. Në një reagim në rrjetet sociale, avokati shprehur se ndryshe nga sa është raportuar, Medi Iseni ka dëmtim të lehtë trupor. Sipas tij Prokuroria Themelore e Pejës nuk mundet të sigurojë dot as një akt ekspertim për plagosje të rëndë ndaj Medi Isenit.
Prefekti i Vlorës, Kristo Kiço ka dhënë një pasqyrim të situatës në Finiq ku një zjarr ka rënë mesditën e sotme e cila ka rrezikuar edhe Parkun Arkeologjik të këtij qytetit. Ai thekson se po bëhen vlerësime paraprake për situatën, ndërsa zjarri në park ka prekur të gjithë sipërfaqen, por ka shpëtuar pjesa e hyrjes. ”Nga pjesa lindore është vënë nën kontroll prapa parkut kombëtar arkeologjik të Finiqit. Problematike janë dy fshatrat Shijan dhe Mavrovë duke e ndihmuar zjarrin edhe era. Zjarrfikësit janë në vend duke bërë përpjekje për të shuar zjarrin. Kanë ardhur dhe 30 forca të ushtrisë. Nuk…