Author: tirana

Ka përfunduar protesta e banorëve të Krujës, Fushë-Krujës, Thumanës dhe zonave përreth, që kërkojnë hyrje-dalje në rrugën e re Thumanë-Kashar. Banorët kanë arritur të mbajnë të bllokuar qarkullimin e mjeteve për 30 minuta, kohë kur policia ka ndërhyrë duke larguar qytetarët nga rruga. Policë me skafandra kanë ndërhyrë dhunshëm për të liruar rrugën, ndërsa ka pasur në të paktën 1 rast, kur një qytetar është gjakosur, pasi policia ndërhyri dhunshëm.

Read More

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet rajonale dhe globale. Media ”Anadolu”, shkruan se zyra e komunikimit e Turqisë ka njoftuar se Erdogan ka thënë se marrëdhënia mes Turqisë dhe Shqipërisë është në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake. ”Presidenti turk iu referua përpjekjeve të organizatës terroriste FETO për të fituar terren në Shqipëri, si dhe shprehu besimin se Tirana do të vazhdojë të punojë drejt…

Read More

”I vetmi rrezik që i kanoset Prishtinës është nëse ushtria serbe hyn në Kosovë”,-thotë politologu Nexhbedin Spahiu. Për të hapja e urës së Ibrit nuk është një provokim i mjaftueshëm që ushtria serbe të hyjë në Kosovë. ”Nuk besoj që hapja e urës së Ibrit është një provokim i mjaftueshëm që ushtria serbe të hyjë në Kosovë. Duhet të ketë ndonjë “casus beili” më të rëndësishëm, ndonjë masakër që ushtria serbe të sulmojë në Kosovë. Për urën nuk besoj se kjo do të ndodhë”. Sipas Spahiut, protesta e djeshme ishte një dështim teatral i Vuçiç. Këtë opinion ai e bazon…

Read More

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi mësohet se është kërcënuar pas prononcimeve për rastin e sherrit në një diskotekë në Pejë, ku u përfshi reperi Noizy dhe Stresi. ”Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënon kërcënimin që i është bërë Zyrtarit të Lartë për Komunikim me Publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës, z.Shkodran Nikçit, të cilat vijnë si rrjedhojë prononcimeve të punës së tij zyrtare lidhur me veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e rrahjes në një diskotekë në Pejë, ku ishin të përfshirë shtetas të Republikës së Shqipërisë. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me institucionet…

Read More

Këtë të enjte banorët e zonës përreth aksit të ri Thumanë-Kashar kanë dalë sërish në protestë, duke ripërsëritur kërkesën e tyre për të pasur akses në autostradën e re. Ata janë mbledhur në të njëjtin vend në mënyrë paqësore, ndërsa të pranishëm janë dhjetra forca policore, përfshi njësi të reparteve speciale. Policia ka ndërhyrë për të zhbllokuar aksin rrugor, ku nuk kanë munguar përplasjet fizike. Disa nga protestuesit janë shfaqur me flamuj kombëtar dhe ato amerikanë në duar, ndërsa janë krijuar rradhë makinash në të dy anët e autostradës. Policia ka tentuar të zhbllokojë aksin duke zhvendosur banorët anash autostradës…

Read More

Janë shpallur këtë të enjte datat e testimit elektronik për degën Mjekësi e Përgjithshme. 2500 kandidatë do të konkurrojnë për 400 vende të lira. Provimet do të zhvillohen pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore nga data 14 deri më 23 gusht. Ky është viti i dytë që zhvillohet konkursi elektronik, ndërkohë që ende nuk është zgjidhur çështja e tarifës dhe kushtit për të punuar 5 vjet në atdhe pas studimeve. Kuvendi mbylli punimet pa dhënë një vendim për çështjen e studentëve të Mjekësisë, e kthyer nga Gjykata Kushtetuese për rishikim të disa neneve të ligjit. LINKU

Read More

Beran A është i dyshuari kryesor për sulmin terrorist që do të kryhej në koncertin e artistes botërore, Taylor Swift në Vjenë të Austrisë. 19-vjeçari me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, tashmë i arrestuar, kohët e fundit kishte ndryshuar rrënjësisht pamjen e tij dhe dukej si një terrorist i ISIS, sipas fqinjëve. I riu është mbështetës i organizatës terroriste islamike. Berani jetonte në një shtëpi të sapondërtuar në Ternitz, në jug të Vjenës, ku kaloi edhe fëmijërinë pasi prindërit u zhvendosën aty nga Maqedonia e Veriut. I riu shqiptar së bashku me një 17-vjeçar që ka përfunduar po ashtu…

Read More

Juristi Kreshnik Spahiu i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, që të mos e betonizojë Himarën, ashtu siç bëri Sali Berisha me ”Shkëmbin e Kavajës”. Thirrja vjen pasi PS-ja fitoi në zgjedhjet e parakohshme në Himarë. Spahiu thekson edhe se Himara është shumë e rëndësishme dhe ajo pjesë e jugut nuk e mban dot betonizimin dhe kantieret e ndërtimit. ”Himara është Shkodra e jugut të Shqipërisë. I bëj thirrje kryeministrit Edi Rama që mos e betonizoj Himarën dhe Dhërmiun, njësoj siç e bëri Berisha me ”Shkëmbin e Kavajës”. Strategjitë për Tavon duhet të jetë e kujdesshme për Shqipërinë turistike. Riviera shqiptare…

Read More

Detaje të reja zbardhen për krimin që azilin privat në Tiranë, ku u vra një i moshuar. 78-vjeçari Zyhdi Shehi prej një viti sëbashku me gruan e tij jetonin në një azil në kryeqytet, pasi djali i tyre jetonte dhe punonte në Berlin. Autori vuan nga demenca dhe për shkak të saj ai ende nuk e ka kuptuar krimin që ka kryer dhe nuk është në dijeni se 82-vjeçari Virxhil Vesho ka ndërruar jetë. Sipas asaj që raportohet grupi hetimor e ka pasur të vështirë t’i marrë një dëshmi apo deklarim për shkak se është i sëmurë. E vetmja fjali…

Read More

Qytetarë serbë kanë debatuar këtë të enjte me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani para fillimit të takimit në Komunën e Mitrovicës së Veriut për bashkëbisedim me aktivistët Një qytetar serb i iu drejtua Elshanit duke thënë se, sapo u arrestuan serbët tek sheshi “Braca milic’, kjo nuk ka kuptim’. Në përgjigje të këtij konstatimi, Elshani iu është përgjigjur se “ata kanë qenë duke kryer punën e tyre kur ju keni shkuar. Kjo është ajo që ia vlen”. Zv/drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani deklaroi se nuk ka arsye që…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në vijim të turit të tij në mbarë vendin, u ndal në Bashkinë e Tropojës ku së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Tedi Blushi, Sekretarin Digjital, z.Sokol Ponari dhe këshilltarin bashkiak, z.Bes Gjonaj zhvilluan një takim me strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë. Duke i falenderuar për angazhimin e palodhur për hapjen dhe zgjerimin e pandalshëm të PL, Meta theksoi domosdoshmërinë për të vijuar takimet me çdo tropojan dhe në çdo familje, derë më derë, për t’i njohur me 5 Prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus. “Ne kemi një…

Read More

Tani që Kamala Harris dhe Donald Trump kanë përzgjedhur kandidatët e tyre për nënpresidentë Tim Walz dhe JD Vance, shtrohet pyetja nëse ata do të ndihmojnë demokratët dhe republikanët të rrisin shanset për të fituar në zgjedhjet e nëntorit. Por çfarë roli kanë luajtur historikisht kandidatët për nënpresidentë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara? Nënpresidentja Kamala Harris e prezantoi me entusiazëm të martën në Pensilvani Guvernatorin e Minesotës Tim Walz, si kandidatin e përzgjedhur prej saj. “Ai ka qenë një shef ekzekutiv model në shtetin e tij dhe me përvojën që ka po ju them se Tim Walz do…

Read More