Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka marrë vendimin për të mbyllur merkaton e 3 ekipeve të Kategorisë Superiore, Tirana, Dinamo dhe Laçi. Ky bllokim do të vijojë edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës së vitit të ardhshëm, duke i dhënë një goditje të madhe këtyre tre ekipeve. Mësohet se këto ekipe nuk kanë shlyer detyrimet ndaj lojtarëve. “KF Laçi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 23.04.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre)…
Author: tirana
Ekipet e terrenit të Bashkisë së Tiranës po vijojnë punën për rikualifikimin e lagjeve të banimit në zonën e ish-Bllokut, në Njësinë 5. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në zonën që kufizohet nga rrugët “Sami Frashëri”, “Pjetër Bogdani”, “Andon Zako Çajupi” dhe “Moskat”. Ai theksoi se ndërhyrjet do të bëhen kryesisht në rrjetin nëntokësor, për t’i paraprirë shirave të stinës. Veliaj tha se do t’i jepet zgjidhje edhe hyrjes në lagje, pasi me ndërtimin e pallateve pas viteve ’90-të nuk është menduar për rastet e emergjencës. “Sot zona e ish Bllokut është e rrethuar me pallate dhe një…
Ishin aty për të marrë përkujdesje, por një vrasje ndodhi këtë të enjte në ambientet e një azili privat në lagjen “Ali Demi”. Policia ka arrestuar si të dyshuar për vrasjen me bastun hekuri të 82-vjeçarit Virxhil Vesho, shokun e tij të dhomës Zyhdi Shehi, 78 vjeç. Autori është një historian dhe shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike e letrare. Ai vitin e kaluar është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, ku iu dorëzua titulli nga autoritetet lokale bashkiake dhe në ceremoninë e zhvilluar dallohet gjendja jo e mirë shëndetësore, teksa dridhet gjatë fjalës së mbajtur. Viktima dhe…
Aksidenti në Lushnjë, ku humbi jetën një 29-vjeçar, është një ngjarje e trishtë. Nga vendi ku u përgjak, ka folur deputeti socialist Erion Braçe. Ai thotë se në këtë segment rrugor, nga Krujtja në Zhymë ndodhin shpesh aksidente me vdekje, dhe për këtë fakt ”ka dy vite që flas dhe lutem”, thotë ai, por nuk është marrë asnjë masë. ”Kjo është dita dhe rasti kur të qenit deputet është plotësisht kot, tërësisht i padobishëm. Është një copë rrugë nga Krutja në Zhymë dhe në “Pushimin e Shoferit”. Ka vdekur një djalë i ri përsëri! Në të njëjtin vend, në të…
Kryeministri Edi Rama vijon pushimet në jug, dhe këtë të enjte në Himarë ka takuar ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Rama ka ndarë një foto në rrjete sociale, ku të veshur të dy me të bardha, qeshin teksa shohin në telefonin që kryeministri mban në dorë. Rama nuk i ka kursyer batutat, duke e quajtur një betejë ndërtimin e tuneleve të Llogarasë me atë të Murrizit, ndërsa tregon se çfarë i ka thënë Manja për ndërtimin e këtij të fundit.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për shtyp, nuk ka zgjedhur që të komentojë zgjedhjen e Vangjel Tavos si kryebashkiak i Himarës. Vangjel Tavo vite më parë ka qenë edhe ish-deputet dhe ish- ministër i LSI, por kreu i PL zgjodhi që të mos jap asnjë koment për fituesin e zgjedhjeve të 4 gushtit në Himarë, ndërsa sulmoi kryeministrin Edi Rama për konsensus për grabitjen e pronave në jug të vendit. ”Nuk kam asnjë mesazh për të, por për grabitësin e bashkisë së Himarës, për Ramën e kam një mesazh që të gjitha këmbimet dhe shkëmbimet…
Policia arreston dy politikanë serbë, pasi penguan punëtorët që po lyenin Urën e Ibrit. Dy anëtarë të Partisë Demokracia Serbe kanë reaguar në fillim të diskutimit për arrestimin e kryetarit dhe nënkryetarit të partisë së tyre. Siç thanë ata, kanë parë policinë duke ngjyrosur grafitet pranë urës së Ibrit dhe i kanë pyetur policinë se pse po e ngjyrosin flamurin e Serbisë, që sipas tyre ka çuar në arrestimin e kryetarit dhe nënkryetarit të partisë së tyre. Deri tani nuk dihet saktë se çka ka çuar deri te arrestimi pasi nuk ka një version të Policisë se Kosovës. Dy anëtarët…
Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar i cili dyshohet se vodhi 900 mijë lekë (të rinj) në banesën e një shtetasi. Policia njofton se në kuadër të operaicionit “Vëzhgimi” ka rënë në pranga shtetasi E. A., 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Vjedhja”. Policia gjatë kontrollit i gjeti 30-vjeçarit 2800 euro, të cilat anë produkt i veprës penale, si dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 02.08.2024, ka vjedhur 900 000 lekë të rinj, në një banesë në rrugën “Mihal Popi”. Në cilësinë e provës materiale u…
Një shqiptar i identifikuar si Dritan Idrizi është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme në Tavullia, Itali. Idrizi, 38 vjeç është goditur me thikë ne zemër gjatë një sherri, bëjnë me dije mediet italiane. Ai u dërgua në spital, por pavarësisht ndihmës humbi jetën. 38-vjeçari rezulton me precedentë penale pasi ishte dënuar më parë për drogë. Sipas medive fqinje, Idrizi kishte shkuar në Tavullia për të larë hesapet me një familje shqiptarësh. Ai ishte i armatosur me shkopinj bashkë me tre persona të tjerë. Njëri nga grupi duket se ka goditur në kokë një shqiptare, pjesë e familjes me të…
Një aksident ka ndodhur në aksin Durrës-Ndroq, ku kanë mbetur të plagosur tre persona. H. D., 31 vjeç, banues në Londër, me automjetin që drejtonte është përplasur me dy automjete të tjera. Si pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, sipas policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Një sipërfaqe pyjore me pisha shkurre e pemë të ndryshme ka marrë flakë në Krujë. Ngjarja ndodhi në lagjen Bojë të Krujës. Sipas burimeve, janë rreth 50 vatra zjarri të qëllimshme. Raportohet se zjarri ka djegur rreth 10 ha me pyje dhe vijon të përparojë i favorizuar nga era. Për shkak të terrenit është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse, por është kërkuar ndërhyrja nga ajri.
Reperi i njohur Noizy (Rigels Rajku) dhe Dj Crax (Bahtjar Bajraktari) janë lënë në burg nga gjykata e Tiranës, pasi akuzohen për dhunë ndaj tiktokerit Medi Isenin. Lajmi konfirmohet nga gazetari i Balkanweb, Igli Celmeta. Noizy dhe DJ Crax kërkohen në Kosovë për rrahjen në një klub nate të Pejës të Isenit. Bëhet me dije se kanë nisur procedurat për ekstradimin e Noizyt dhe DJ Crax në Kosovë. “Pranimin e kerkesave te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshëm Tirane. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 07:30, per qillime…