Shtetet e Bashkuara thanë se me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara, Kosova po vë në rrezik mundësitë që Uashingtoni i ka ndihmuar që të krijojë. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, gjatë një konference për media përsëriti se SHBA-ja është e shqetësuar me vendimet e fundit të Kosovës, kur u pyet nëse duhet të ketë pasoja për autoritetet në Kosovë pas mbylljes së disa objekteve të Postës së Serbisë në veri të vendit disa ditë më parë. “Ne besojmë se vënë në rrezik mundësitë që ne kemi ndihmuar që Kosova të krijojë. Nëse e shikoni që nga pavarësia…
Author: tirana
Sektori i ndërtimit në vendin tonë është në një fazë të vrullshme të zhvillimit të pallateve e kullave në zona urbane, por të dhënat e Cens 2023 zbuluan se një pjesë e banesave në pallate, rreth 40 për qind e tyre në të gjithë vendin, nuk banohen nga askush. Sipas të dhënave të Cens në të gjithë vendin numërohen 431 mijë banesa në pallate nga të cilat 170,264 janë bosh dhe mbi 261 mijë ishin të banuara. Banesat bosh janë një pasuri prej miliarda eurosh që është ngrirë në formën e një investimi që nuk gjeneron të ardhura dhe punësim.…
Teksa sot mbahet protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës, policia ka ndërmarrë një plan masash. NJOFTIMI I POLICISEPër shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve. Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore…
Dashi Ju e dini që keni të drejtë, por edhe kështu kundërshtimet duket se po vijnë nga të gjitha këndvështrimet. Mos lejoni që presioni i jashtëm t’ju largojë nga pikëpamjet tuaja për të vërtetën. Për sa kohë që jeni të sinqertë me veten, gjithçka do të funksionojë për mirë. Demi Dëgjoni atë që njerëzit e tjerë kanë për të thënë nëse jeni dakord me ta apo jo. Mendja juaj fantastike dhe optimiste mund të mos e pëlqejë kontrollin e realitetit që vjen nga të tjerët, por besoni se është për të mirën tuaj. Ju do të përfitoni shumë. Binjaket Puna…
Për ditën e sotme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta me origjinë jugore. Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës të dendura nga orët e mesditës deri në orët e pasdites në relievet kodrinore – malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit. Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe në mënyrë tepër të izoluar në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi…
Noizy është kryefjalë pas arrestimit të tij në Shëngjin. Reperi është kërkuar prej disa ditësh nga Policia e Kosovës pas një incidenti të dhunshëm në Pejë, ku dyshohet se u përfshi në një rrahje me një grup tjetër. Shumë kolegë të tij nga estrada shqiptare kanë shprehur mbështetje për të duke kërkuar lirimi ne tij, dhe kësaj liste së fundmi i shtohet edhe artisti i njohur Yll Limani. “Drejtësia do të triumfojë. Shihemi së shpejti vëllaçko jem, Noizy”, ka shkruar Yll Limani në një fotografi të përbashkët të postuar në InstaStory.
Zgjedhjet parlamentare të 2025 po afrojnë dhe ish-eksperti ligjor i PD-së, Rezart Kthupi, thotë se PD ka nevojë për një lider të ri dhe se për të ky boshllëk që është krijuar në raport me përfaqësimin e elektoratit të djathtë do të mbushet. “Ka një shprehje të madhe filozofike që thotë se natyra i urren boshllëqet. Nëse ka një boshllëk, natyra do të bëjë çdo gjë që ta mbushë atë. Ajo që shikohet sot në raport me pjesën e elektoratit të djathtë është boshllëku i një partie politike. Çdo palë zgjedhje edhe më shumë do të tregojë faktin që ai…
Virusi ”Ethet e Nilit” u rikthye në vendin tonë, ndërsa një prej vatrave të evidentuara është në Savër të Lushnjës ku Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar një 63-vjeçar të infektuar. Skënder Delilaj e ka zbuluar infektimin pasi ka shkuar në Greqi. Atje i është nënshtruar një mjekimi të specializuar, pasi prej ditësh nuk i ulej temperatura. Diagnostikimi i 63-vjeçarit nuk ka qenë i lehtë as për mjekët greke. Fillimisht 63-vjecari shqiptar u dyshua se ishte i sëmurë nga konsumimi i bulmetit, por pas një analizë të bërë nga palca e pacientit u konfirmua që ishte i infektuar nga pickimi…
Reperi Stresi është ende në kërkim dhe Noizy pritet të ekstradohet në Kosovë për sherrin e madh të ndodhur në Pejë. Babai i Arkimedit, Sali Lushaj ka folur në një intervistë për emisionin ”Kosova Today” në lidhje telefonike për të gjithë dinamikat e ngjarjes që mori shumë bujë mediatike. “Më ka marrë babai i Medi Isenit në telefon. Një burrë shumë i mirë. Më tha babai i Medit për të kërkuar falje familjarisht. U takova pastaj me Medin në 2 të natës”, është shprehur ai mes tjerash në intervistë. ”Kanë qenë duke performuar në Pejë, aty ka pas fansa shumë,…
Këtë pasdite ka rënë zjarr në plantacionet me ullinj në fshatin Levan-Fier. Një vatër zjarri është shfaqur në plantacionet me ullinj në fshatin Levan, zona e Shpiragut. E favorizuar nga era si dhe distanca e largët zjarri ka marrë përpjesëtime të mëdha. Situata në fshatin Levan u vu nën kontrolle nga forcat tona zjarrfikëse. Nga zjarri i rënë në fshatin Levan NJA Sinjë u përshkuan nga zjarri rrethe 1.7ha ullishte dhe qershi ku u dogjën 40 rrënjë ullinj dhe 15 rrënjë qershi si dhe u dogjën rrethe 0.3ha pyll shkurre. Zjarri u fik plotësisht dhe po mbahet nën mbikëqyrje vatra…
Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka inspektuar punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Ura e Cerenecit-Peshkopi, të cilat kanë avancuar ndjeshëm. Në dy kilometrat e parë të kësaj vepre ka nisur hedhja e shtresave të para asfaltike, ndërsa vijon puna në pjesën tjetër. Me ndërhyrjen në këtë aks shkurtohet distanca me afro 2.5 kilometra, krahasuar me rrugën ekzistuese, Maqellarë-Peshkopi dhe po ashtu plotësohet Rruga e Arbrit duke shkurtuar distancën mes Dibrës dhe Tiranës. “Me përfundimin e kësaj rruge unë besoj që zgjidhet njëherë e mirë një ngërç shumë i madh që kishte të bënte me aksesin, por që pavarësisht se u gëzuan…
Pas arrestimit të reperit Noizyt nga policia në Shëngjin, disa prej personazheve publike kanë nisur në rrjete sociale një fushatë të quajtur FreeNoizy. Loredana, Blerim Destani, Bardhi, Çiljeta Xhilaga, Varrosi, Tayna, Elgit Doda, Ronela Hajati, Fifi janë disa nga personat që kanë reaguar në mbrojtje të reperit. Qëllimi i tyre është lirimi i artistit. “Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë të jesh i cënueshëm dhe tabelë qitje për kërcënime, shantazhe, fyerje e denigrime të imazhit. Sot jam #MeNoizyn, për të mbrojtur artistët dhe artin. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur njeriun e përkushtuar ndaj punës dhe vlerave…