Author: tirana

“Fillo me një ide-Fito një internship” është projekti i Bashkisë së Tiranës, që fton të rinjtë në fillim të karrierës së tyre profesionale, të grupmoshës deri në 28 vjeç, të fitojnë mundësinë e një praktike të paguar në institucion, përmes aplikimit për një koncept për projekt ose studim. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nënvizoi se kjo është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë, që kanë ide të reja, për të bërë punë të mira për veten dhe për qytetin. “Nëse çdo ditë e trajtoni si 1% të projektit tuaj, të ëndrrës suaj, të idesë suaj, atëherë…

Read More

Medi Iseni, personazhi i njohur në TikTok, në një intervistë për ”Top Channel” ka treguar gjithë ç’ka ka ndodhur në klubin e natës në Pejë, ku është dhunuar brutalisht, së bashku me kunatin e tij. Iseni thotë se ka qenë Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ai që i ka kërkuar që të shkojë në klubin ku do të përforconte Rigels Rajku, i njohur si Noizy, për të sheshuar konfliktet që kanë pasur më herët mes tyre. Kujtojmë se një natë më parë, për këtë ngjarje, Rigels Rajku dhe Dj Bahtjar Bajraktari, janë arrestuar në Shëngjin dhe pritet që të…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka pritur në një takim në zyrën e saj, Mary Camajn, vajzën 22-vjeçare shqiptaro-amerikane, me origjinë nga Malësia e Madhe e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera më 12 maj 2024, me një diplomë Master në Shkenca Politike në “Columbia University”.  ”Ajo kërkon më shumë shpërndarje dhe digjitalizim të studimeve nga shqiptarët dhe për shqiptarët, në mënyrë që të rinjtë tanë në Diasporë të mund të ushqehen intelektualisht dhe shpirtërisht me trashëgiminë tonë”,-shkruan kryeparlamentarja. Mary veshi ditën e diplomimit në Universitet xhubletën ikonike shqiptare duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me zgjedhjen e saj.…

Read More

Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë dhuruar dy rekorde të reja. Në 1500 metra për meshkuj, amerikani Hoker ka fiksuar kohën e re olimpike 3’27:65, ndërsa Javi e Bahreinit ka dhënë kohën 8’52”76. Një medalje e artë për atleten nga Bahreini e marrë në metrat e fundit duke lënë pas Chemutain e Ugandës dhe Kerotish të Kenias. Ndërkohë një garë e luftuar ishte kërcimi së gjati për meshkuj, aty ku greku Tentoglu ka marrë medaljen e artë me rezultatin 8.48 metra, teksa ka lënë pas Pinosk të Xhamajkës me 8.36 metra dhe Furlanin e Italisë me 8.34 metra. Një e artë…

Read More

Grupi Parlamentar i PD-së kërkon thirrjen e Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme, ku kërkojnë që të zbatohet menjëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. PD akuzon se Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, me anë të shoqërive tregtare të tyre kanë përfituar pasuri nga pronat shtetërore. Kërkesa është firmosur nga 29 deputetë opozitarë. Gjykata Kushtetuese ndër te tjera u shpreh se ”në kontekst të rrethanave të rastit dhe në raport me përcaktimet e nenit 66/a, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000 në lidhje me afatin maksimal të paraqitjes asaj të kërkesës nga Kuvendi, konsideron të theksojë se…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit foto të turistëve që kanë vizituar Urën e Mesit në Shkodër, ku shkruan edhe se tashmë kjo arkitekturë është një ikonë e rilindur e historisë. ”Vizitorët dhe turistët e huaj zbukurojnë edhe kurorën e Urës së Mesit në Shkodër, një ikonë e rilindur e historisë dhe arkitekturës së shek të XVlll-të, tanimë e restauruar me të gjithë kujdesin e nevojshëm dhe e kthyer në një objekt tërheqës turistik”,-shkruan Rama. Ura e Mesit është një ikonë e bukur e qytetit, ndërtuar në vitin 1768. Me këtë rast vizitorët vendas e të huaj kanë rastin…

Read More

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë dhe partnerët e saj ndërkombëtarë, ka inauguruar një stacion të ri zjarrfikës në Fier, duke shënuar një arritje të rëndësishme në përpjekjet e vazhdueshme për të modernizuar dhe përmirësuar shërbimet e mbrojtjes nga zjarri në të gjithë vendin. Stacioni i ri zjarrfikës është një strukturë moderne me të gjitha pajisjet e nevojshme, që do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e punës dhe sigurinë e zjarrfikësve. Ai përfshin hapësira parkimi për kamionët e zjarrfikësve, një kullë zjarrfikëse, zyra të ndryshme administrative dhe koordinuese, zona trajnimi dhe ambiente rekreacioni.…

Read More

Maturantët i kanë sytë nga Teknologjia e Informacionit dhe Inxhinieritë. Në vendin tonë po formësohet vit pas viti brezi digjital dhe Mjekësia ka kaluar në vendin e dytë. ”Këtë vit aplikuan në portalin U-Albania 19 mijë e 700 maturantë, për një program studimi në universitetet publike dhe jopublike të vendit. Interesi mbetet i pandryshuar, njësoj me atë të vitit të shkuar. Kryesojnë degët e Inxhinierisë, Teknologjisë dhe Informatikës, me rreth mbi 28-29%. Dhe IT-ja në vetvete ka mbi 14% që është një indikator shumë i mirë që maturantët po orientohen drejt teknologjive. Të ndjekura pastaj nga Shkencat Mjekësore dhe Infermieria…

Read More

Kanë kaluar afro 10 muaj që Izraeli po zhvillon një luftë gjenocidale në Gaza. Ushtria e saj ka shkelur pothuajse çdo aspekt të ligjit ndërkombëtar humanitar në sulmin e saj të pamëshirshëm ndaj një popullsie të paimagjinueshme. Izraeli i ka mohuar kampit të përqendrimit të Gazës nevojat e thjeshta të jetës – ushqim, ujë, ilaçe, kanalizime, energji elektrike dhe karburant. Dhe shënjestrimi i saj ndaj infrastrukturës civile ka bërë shumicën e banorëve të Gazës të pastrehë. Asnjë qëllim ushtarak izraelit nuk kërkon shkatërrimin total të Gazës. Vrasja e 40,000 palestinezëve – një numër i vdekjeve që mund të arrijë në…

Read More

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mori pjesë në ceremoninë e përurimit të stacionit të ri zjarrfikës të bashkisë Fier, i cili është ndërtuar me mbështetjen financiare të qeverisë së Polonisë. Hoxha falënderoi qeverinë e Polonisë për këtë ndihmë bujare dhe siguroi punonjësit e shërbimit zjarrfikës se mbështetja e qeverisë Rama për ta, do të jetë e vazhdueshme. Sa i përket emergjencës së zjarreve në këtë stinë të nxehtë dhe përballimin e saj, ministri Hoxha theksoi se “të gjithë jemi dëshmitarë të situatës kritike të zjarreve, veçanërisht gjatë dy muajve të fundit, qershor dhe korrik, ku forcat operacionale të mbrojtjes nga…

Read More

Këtë të mërkurë një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, ku për pasojë ka humbur jetën një 72-vjeçar. Aksidenti ndodhi në rrugën Gracen, ku 62-vjeçari S.S, me automjetin e tij është përplasur me automjetin e të moshuarit N.S. Nga aksidenti ka humbur jetën 72-vjeçari dhe është palgosur shtetasi G. B., pasagjer në automjetin e 62-vjeçarit, i cili është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve procedurale. Sipas policisë, grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Këngëtari Elgit Doda ka dalë me një reagim në lidhje me arrestimin e Noizyt, ku shprehet se është vënë nën akuzë padrejtësisht dhe se drejtësia po vepron me disa standarde. Ai ka thumbuar dhe Medi Isenin, personi për të cilin Noizy akuzohet se e ka dhunuar, duke thënë se “shohim që disa personazhe përdorin Tik Tok-un dhe rrjetet sociale për të kërcënuar deri dhe me jetë, më pas i dalin zot dhunës së tyre verbale, e prapëseprapë nuk u hy gjemb në këmbë?”. Postimi i plotë Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë të jesh i cenueshëm…

Read More