Author: tirana

Kanë kaluar afro 10 muaj që Izraeli po zhvillon një luftë gjenocidale në Gaza. Ushtria e saj ka shkelur pothuajse çdo aspekt të ligjit ndërkombëtar humanitar në sulmin e saj të pamëshirshëm ndaj një popullsie të paimagjinueshme. Izraeli i ka mohuar kampit të përqendrimit të Gazës nevojat e thjeshta të jetës – ushqim, ujë, ilaçe, kanalizime, energji elektrike dhe karburant. Dhe shënjestrimi i saj ndaj infrastrukturës civile ka bërë shumicën e banorëve të Gazës të pastrehë. Asnjë qëllim ushtarak izraelit nuk kërkon shkatërrimin total të Gazës. Vrasja e 40,000 palestinezëve – një numër i vdekjeve që mund të arrijë në…

Read More

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mori pjesë në ceremoninë e përurimit të stacionit të ri zjarrfikës të bashkisë Fier, i cili është ndërtuar me mbështetjen financiare të qeverisë së Polonisë. Hoxha falënderoi qeverinë e Polonisë për këtë ndihmë bujare dhe siguroi punonjësit e shërbimit zjarrfikës se mbështetja e qeverisë Rama për ta, do të jetë e vazhdueshme. Sa i përket emergjencës së zjarreve në këtë stinë të nxehtë dhe përballimin e saj, ministri Hoxha theksoi se “të gjithë jemi dëshmitarë të situatës kritike të zjarreve, veçanërisht gjatë dy muajve të fundit, qershor dhe korrik, ku forcat operacionale të mbrojtjes nga…

Read More

Këtë të mërkurë një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, ku për pasojë ka humbur jetën një 72-vjeçar. Aksidenti ndodhi në rrugën Gracen, ku 62-vjeçari S.S, me automjetin e tij është përplasur me automjetin e të moshuarit N.S. Nga aksidenti ka humbur jetën 72-vjeçari dhe është palgosur shtetasi G. B., pasagjer në automjetin e 62-vjeçarit, i cili është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve procedurale. Sipas policisë, grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Këngëtari Elgit Doda ka dalë me një reagim në lidhje me arrestimin e Noizyt, ku shprehet se është vënë nën akuzë padrejtësisht dhe se drejtësia po vepron me disa standarde. Ai ka thumbuar dhe Medi Isenin, personi për të cilin Noizy akuzohet se e ka dhunuar, duke thënë se “shohim që disa personazhe përdorin Tik Tok-un dhe rrjetet sociale për të kërcënuar deri dhe me jetë, më pas i dalin zot dhunës së tyre verbale, e prapëseprapë nuk u hy gjemb në këmbë?”. Postimi i plotë Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë të jesh i cenueshëm…

Read More

Reperi Noizy dhe Dj i tij, Bahtjar Bajraktari pasi ishin shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, ranë në pranga në mesnatë në një klub nate në Shëngjin Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit arrestimi i tyre u bë i mundur nga operacioni i koduar “Fast”, pasi ishin shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë. Noizy dhe Dj i tij akuzohen për dhunën ndaj personazhit të TikTok Medi Iseni, pasi e akuzon për ‘’lëndime të rënda trupore’’ në një klub nate në Kosovë. Noizy në reagimin e parë…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në një takim ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci. Ambasadori Bucci e uroi Spiropalin për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë dhe e garantoi për vijimësinë e partneritetit strategjik dhe marrëdhënieve mes dy vendeve si edhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Kuvendit, Dhomës së Deputetëve dhe Senatit. ”Partneriteti Strategjik dhe bashkëpunimi i suksesshëm mes Shqipërisë dhe Italisë mbështetet në marrëdhëniet miqësore tradicionale mes dy popujve tanë. Italia ka qenë dhe vijon të jetë avokate e fuqishme e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe për këtë meriton mirënjohjen e…

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha është bërë sërish protagonist me postimet e tij në rrjetet sociale, që rezultojnë të jenë një mashtrim i rëndomtë me projektet e infrastrukturës ne vend. Pasi i ka anatemuar me të gjitha format dhe mjetet e komunikimit projektet e mëdha të dorëzuara muajt e fundit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si Tuneli i Llogarasë dhe aksi Thumanë-Kashar, tashmë Berisha është rikthyer të denoncojë me “fakte dhe video” vepra konkrete të infrastrukturës. Në faqen e tij ne Facebook, Berisha poston një video të një ure të cilës i është shembur një prej këmbëve dhe postimin…

Read More

Një aksident me pasojë 5 të lënduar ka ndodhur mesditën e sotme në Pogradec. Mësohet se aksidenti ndodhi në orën 12:00 ku janë përplasur dy automjete. Të lënduarit po marrin trajtim në spitaldhe për fat të mirë, asnjëri prej të lënduarve nuk është në gjendje të rëndë. Njoftimi i policisë Pogradec/Informacion paraprak Rreth orës 12:00, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G. Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë në automjetin tip “Volksëagen”, të cilët po marrin mjekim në spital. …

Read More

Dy persona janë proceduar penalisht teksa janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë Drejtorisë së Policisë në Elbasan. Policia thotë se 4 persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet se në dhjetor të vitit 2023, kanë trafikuar një automjet, në Shqipëri. Sh. S., 69 vjeç dhe T. S., 45 vjeç, banues në Elbasan, janë proceduar penalisht teksa P. M., 31 vjeç dhe P. M., 26 vjeçe u shpallën në kërkim. Njoftimi i policisë: Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit…

Read More

“Metamorfoza” zbuloi grupin e strukturuar kriminal, ku mes emrave dolën dhe ish-zyrtarë, si Erzen Breçani. Tashmë SPAK ka mbyllur hetimet dhe dosjen për 11 të hetuarit ia ka dorëzuar GJKKO për vendim. lidhjen e disa personave. Sipas SPAK të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe Erzen Breçani kanë përkrahur Nuredin Dumani i cili ishte në kërkim për kryerjen nga ana e tij të disa veprave penale shumë të rënda, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të pandehurit Cenaj dhe Ajeti kanë strehuar dhe ndihmuar shtetasin Nuredin Dumani me qëllim që t’i shmanget drejtësisë në një moment kur…

Read More

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Durrës, ku për pasojë u plagos një 60-vjeçar. Në lagjen nr. 6, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi R. Ll., rreth 45 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. P., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. Ll., në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Read More

I rrethuar nga ujërat blu të Detit Mesdhe, ishulli shkëmbor i Sazanit shërbeu si bazë ushtarake shqiptare gjatë Luftës së Ftohtë. I izoluar nga pjesa tjetër e atij që ishte një nga vendet më të izoluara në botë, ndërtesat dhe bunkerët e tij të prishur tani janë të mbushura me bimësi. Rreth 300 milje (480 kilometra) në veri, dy blloqe kullash të bombarduara kanë pamje nga një bulevard i madh në Beograd. Dikur selia e Ministrisë së Mbrojtjes së ish-Jugosllavisë, ato u goditën nga raketat e NATO-s në vitin 1999, skeleti i tyre tani mbetet pjesë e tureve turistike në…

Read More