”Irani nuk do ta tolerojë kurrë agresionin”, është paralajmërimi që ka bërë Presidenti i Iranit gjatë një bisede telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron. Lideri i Iranit, Masoud Pezeshkian mori shkas nga situata e ndezur në rajon si pasojë e vrasjes në Teheran të liderit të Hamasit. “Irani nuk do të heshtë kurrë përballë agresionit kundër interesave dhe sigurisë së tij. Nëse Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore me të vërtetë po kërkojnë të parandalojnë luftën në rajon, ata duhet ta detyrojnë regjimoin e Izraelit të ndalojë gjenocidin dhe sulmet në Gaza dhe të pranojë një armëpushim”, tha…
Author: tirana
8 vatra zjarri janë aktualisht aktive në të gjithë territorin e vendit. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë raportin për situatën e zjarreve në vend. Gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka raportuar shuarjen e 7 vatrave të zjarrit. Puna po vijon deri në shuarjen përfundimtare të vatrave aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se, asnjë nga këto vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në aksionet e sotme, përveç forcave të Emergjencave Civile të pushtetit vendor, u angazhuan edhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura.
Reperi Stresi i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për përleshjen në Pejë, ka bërë një video në rrjete sociale, me anë të të cilës i drejtohet ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut. Reperi thotë se vazhdimisht kërcënohet në rrjete sociale dhe se për këtë duhet rishikuar edhe paraqitjet e këtyre personave në TikTok. ”Ju lëshoni urdhërarrest me ardh me na arrestuar neve në Shqipëri, 500 forca policore kanë qenë te shtëpia ime. A jeni normal ju? Ti e nderuar ministre je e re, nuk di asgjë për të kaluarën time, pa u zbardh kjo çështje harroni që…
Arbjan Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, thotë se pagat për punonjësit e pushtetit vendor do të rriten ndjeshëm. ”Pagat për punonjësit e pushtetit vendor do të rriten ndjeshëm. Ky është një angazhim që ia dolëm ta bëjmë realitet për të siguruar shërbime më të mira dhe më cilësore për qytetarët tanë”,-shkruan Mazniku.
Ekonomia shqiptare po përjeton ditë të mira, inflacioni po bie duke lënë pas goditjet e 2022-2023, por situata mund të ndryshojë nga rritja e shpejtë e pagave për të mbajtur punonjësit në punë, për shkak të mungesave të mëdha për staf që ka tregu aktualisht. Për këtë arsye Banka e Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit në 3%. “Qëndrueshmëria e presioneve të brendshme inflacioniste mbështetet si nga kërkesa solide për mallra e shërbime, ashtu edhe nga rritja relativisht e shpejtë e pagave dhe e kostove të prodhimit. Vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të…
Nga Ben Manaj (Londër) Në spital me nënën, momentalisht, ndërkohë që një infermjere me ngjyrë, zonjë grua më kërkon ndjesë dhe më thotë; “nuk e kam mendjen fare tek puna! Kam hallin e gocës, për shkak të protestave të pogromistëve të ekstremit të djathë ndaj të huajve! Kanë filluar trazirat këtej nga pjesa lindore e Londrës, më thotë! Duhet të isha pushim më thotë dhe jam në punë! Që nga dita e parë që kam ardhur në këtë vend punoj dhe paguaj taksa, ndërsa këta rrugecer ( po e zbus se tha një fjalë tjetër që jam dakort me të)…
Pas arrestimit në një lokal nate në Shëngjin mbrëmjen e së martës, ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka firmosur kërkesat e ekstradimit për shtetasit Rigels Rajku (Noizy), Bahtjar Bajraktari (DJ Crax) dhe Arkimed Lushaj (Stresi), të cilat i janë përcjell Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, si autoritetet përgjegjës për ekstradimet. Haxhiu i ka kërkuar zyrtarisht homologut Ulsi Manja arrestimin e përkohshëm të tre shtetasve të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tyre më pas në Kosovë, për t’u përballur me akuzat për rrahjen barbare të boksierit Med Iseni dhe kunatit të tij. Reperi Noizy dhe DJ i tij, Bahtjar…
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është gati për rrugëtimin e ri në eliminatoret e Nations League. Rrugëtimi nis me ndeshjen e parë, në transfertë me Ukrainën, që do të zhvillohet më 7 shtator, në “Epet Arena”, në Pragë, ndërsa tri ditë më vonë, skena e spektaklit kuqezi do të zhvendoset në “Air Albania”, përballë Gjeorgjisë së Kvaraskhelias. Që nga mesi i korrikut, kur dolën në shitje biletat, janë prenotuar nga tifozët kuqezi rreth 10 mijë bileta, një tendencë që tregon se deri më 10 shtator, ditën e ndeshjes, “Air Albania” me shumë mundësi do të jetë “sold out”. Tifozët ishin një…
Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar skuadrën e xhudos së Kosovës, që arriti të fitojë medalje në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”. Rama shkruan se ndihet i lumtur dhe krenar që është miku i tyre, por edhe që nderojnë Kosovën botërisht dhe i shërbejnë edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë. ”I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, shkruan Rama.
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja është kapur në flagrancë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit. Ajo është denoncuar nga qytetarët e pallatit ku banon në zonën e Kodrës së Diellit. Në procesverbalin nr.5262 datë 7.8.2024 është konstatuar ndërtimi pa leje me sipërfaqe 24m2 në banesën e zonjës Kalaja në zonën e Kodrës së Diellit. “U konstatua vendosje pergolat me strukturë metalike me përmasa 3m gjerësi dhe gjatësi 8m, në total 24 m2. Gjatë kontrollit të ushtruar në objekt, u konstatua vendosje tende pergolat e paparashikuar në projekt”, thuhet në procesverbalin e firmosur nga tre inspektorë. Inspektorati…
Sportistja algjeriane, Imane Khelif, fitoi duelin me rivalen nga Tajlanda dhe siguroi në këtë mënyrë pjesëmarrjen në finalen e turneut të boksit të femrave në Lojërat Olimpike, që po mbahen në Paris. Atletja më e diskutuar vijon ëndrrën e saj për të fituar medaljen e artë olimpike në kategorinë deri në 66 kilogramë. Ky sukses nuk e ka zbehur debatin për gjininë e Khelif. Në rrjetet sociale vijon polemika rreth situatës së saj gjenetike, ku boksierja akuzohet se është mashkull, të tjerë e cilësojnë transgjinore, ndërsa një pjesë e mediave e etiketojnë si atlete me gjini të paspecifikuar.
Për protestën e mbajtur në veri, kryeministri Albin Kurti thotë se ato janë e drejtë demokratike, ndërsa lajmëron mbajtjen e një takimi nesër në Mitrovicën e Veriut për hapjen e urës së Ibrit. ”Komuna e Mitrovicës së Veriut nesër prej orës 11:00, në hapësirat e Kuvendit Komunal, organizon takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”. I ftoj bashkëqytetarët tanë të komunitetit serb që të marrin pjesë në këtë diskutim të përbashkët në të cilin do…